Ekonomi

Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, oficeri i krimeve të rënda: Turp e faqe e zëzë, kjo nuk është drejtësi

8 Shkurt 2019, 19:07 Nga DOSJA
Dënimi me 25 vite burg i Dritan Dajtit, oficeri i krimeve të

Ndryshimi i vendimit të Gjykatës për dënimin e Dritan Dajtit ka shkaktuar një valë reagimesh në politikë shqiptare, dhe në rrjetet sociale. Pas gazetares Anila Hoxha ka reaguar edhe oficeri i krimeve të rënda, Petrit Gjeçaj. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjeçaj shkruan se pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin nuk është drjetësi.

“Vetëm drejtësi nuk mund të quhet pranimi i gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, i cili vrau 4 oficerë policie në krye të detyrës…TUUURP e Faqe e ZEZË…,”- shkruan oficeri.

Dajti është autori i masakrës së Durrësit, ku më 7 gusht të vitit 2009 vrau 4 policë që shkuan për t’a arrestuar, Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin. I dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 burgime të përjetshme, Dajti bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa është pranuar nga Gjykata dhe Apeli i Krimeve të Rënda eka dënuar me 25 vite burg.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi dritan dajti masakra e durresit oficer i krimeve te renda petrit gjecaj vrasja e 4 policeve dritan dajti masakra e durresit oficer i krimeve te renda petrit gjecaj vrasja e 4 policeve

Sondazh

Poll