Aktualitet

“Ka qenë polic”/ Miku i pacientit që u vetëvra sot rrëfen detaje për jetën e 60-vjeçarit: Ishte ndarë nga e shoqja,

30 Nëntor 2020, 10:06 Nga DOSJA
“Ka qenë polic”/ Miku i pacientit që u vetëvra sot

TIRANË– Leonard Skabona nga Rrësheni, i cili u vetëvra duke u vetëhedhur nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, ka punuar si oficer Policie në vitit ’90.

Miku i të ndjerit që prej 10 ditësh po kurohej nga Covid-19, ka rrëfyer për Fax News, faktin se Skabona jetonte i vetëm, pas divorcit më bashkëshorten e tij.

“E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna, dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi,”- shprehet i njohuri i Skabonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi leonard skabona vetehidhet pacienti tek shefqet ndroqi vetevrasjet e pacienteve me covid vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll