Aktualitet

‘Version tallava, përshtatje për dasma minatorësh!’/ Komenti i Robert Aliaj irriton Edi Ramën, kryeministri merr vendimi

30 Nëntor 2020, 14:32 Nga DOSJA
‘Version tallava, përshtatje për dasma minatorësh!’/

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nisi mëngjesin e sotëm me një video përshëndetëse për ndjekësit e tij në Facebook.

MIRËMËNGJES dhe me këtë këngë të dashur ju uroj një javë të mbarë, pa harruar asnjë çast të mbroni shëndetin në këtë kohë kaq sfiduese!”, shkruan ai përkrah këngës “Për ty atdhe”, e intepretuar nga Mentor Xhemali është risjellë me një klip nga tenori nga Kosova, Ramë Lahaj.

Mirëpo një ndër komentet që është zgjedhur të fshihet mënjeherë nga kryeministri Rama është ajo e artistit Robert Aliaj.

Zhgënjim, zgjedhje e gabuar, prisja më shumë. Mentor Xhemali padyshim që do të ishte zgjedhje më e zgjuar. Nuk shkon Pjetër Gaci version tallava, përshtatje për dasma minatorësh. Fatkeqësi e madhe kjo. Mc mc mc”, shkruante Aliaj, poshtë postimit.

Komenti nuk është më në seksionin e komenteve! Mesa duket Rama nuk ka pasur një përgjigje ashtu siç ka në disa raste me komentuesit e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama robert aliaj edi rama robert aliaj

Sondazh

Poll