Aktualitet

Nisin hetimet për vetëvrasjen e 60-vjeçarit tek “Shefqet Ndroqi”, është pushuar çështja për Hasan Mirën: Nuk ka ele

30 Nëntor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Nisin hetimet për vetëvrasjen e 60-vjeçarit tek “Shefqet

TIRANË– Prokuroria ka nisur hetimet për vetëvrasjen e Leonard Skabonës, pacient tek ‘Shefqet Ndroqi’. Dosja.al mëson se hetimet vijojnë edhe për tre rastet e tjera tragjike ku pacintët jane vetëhedhur nga spitalet Covid duke gjetur vdekjen.

Ndërsa për rastin e Hasan Mirës është pushuar çështja. Dosja.al ka mësuar se prokuroria nuk ka gjetur vepër penale në këtë ngjarje, duke e regjistruar si vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar rreth orës 00:30. Nga njoftimi i policisë nuk u raportua se pacienti ishte i infektuar me Covid-19, apo se në cilin spital ndodhi vetëvrasja. Këto detaje u zbardhën nga mediat. Mjekët e turnit që po kujdeseshin për të ndjerin, janë marrë në pyetje, ndërsa familjarët ngrenë akuza ndaj mjekëve.

Ky është rasti i pestë që shënohet në vendin tonë. Më herët është vetëvrarë Reshat Grendi nga Fieri, Preng Gjonaj nga Tropoja, Hasan Mira nga Klosi dhe Xhino Koça nga Durrësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetëvrasjet tek shefqet ndroqi vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll