Aktualitet

Kthesë në hetime, kamerat e karburantit funksionojnë, filmuan momentin e ekzekutimit të Ridvan Hysenit

30 Nëntor 2020, 13:47 Nga DOSJA
Kthesë në hetime, kamerat e karburantit funksionojnë, filmuan

SHKODËR– Hetimet për vrasjen e Hysenit kanë marrë kthesë! Dosja.al ka mësuar se kamerat e karburantit pranë të cilit u ekzekutuar Ridav Hyseni (Ramazani), kanë filmuar gjithçka, përfshirë edhe momentin e breshërisë së kallashnikovit që i mori jetën të ‘fortit’ të Dajçit.

Fillimisht është raportuar se kamerat e këtij biznesi nuk funksionin, por gjithçka ka ndryshuar me vijimin e hetimeve. Grupi hetimor ka zbuluar se kamerat janë funksionale dhe kanë filmuar gjithçka.

Ridvan Hyseni u ekzekutua me 20 plumba pranë fshatit Dajç, teksa udhëtonte me makinën e tij. Për krimin në fjalë janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Mehmedaj, Hydajet dhe Duel pasi sipas autoriteteve, kanë elimuar Hysenin pas një konflikti që kanë pasur me djalin e viktimës. Policia ka nisur negociatat me të afërmit e vëllezërve dhe ka kërkuar dorëzimin e tyre.

Ndërsa sot u la në burg Milkjor Gjoka, i akuzuar si bashkëpunëtor në krim. Në ‘detyrim paraqitje’ u lanë Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi të cilët u vunë në pranga si dëshmitarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ridvan ramazani vritet ridvan ramazani ridvan ramazani vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll