Aktualitet

Aksident në Golem, furgoni përplas motorin, vdes drejtuesi (EMRI)

30 Nëntor 2020, 14:52 Nga DOSJA
Aksident në Golem, furgoni përplas motorin, vdes drejtuesi (EMRI)

DURRËS– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Golem të Durrësit.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se në aksident është përfshirë një furgon dhe një motor. Si pasojë e aksidetit ka humbur jetën drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjerja që ndodhej në motor është plagosur rëndë. Mësohet se viktima quhet Ardian Gjelapi, ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu dyshohet se në aksident si furgoni dhe motori kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne golem aksident ne golem

Sondazh

Poll