Aktualitet

Me lot në sy, xhaxhai i 32-vjeçarit që u zhduk dje në det, kërkon ndihmë: Akoma nuk e ka nxjerr deti jashtë, është aty

30 Nëntor 2020, 13:55 Nga DOSJA
Me lot në sy, xhaxhai i 32-vjeçarit që u zhduk dje në det,

DURRËS– Një ditë më parë në zonën e Currilave në Durrës ështtë zhdukur 32-vjeçari Silvi Prifti,  teksa kishte dalë për peshkim bashkë me disa shokë.

Xhaxhai i të riut në një prononcim për mediat ka bërë thirrje që të nisin kërkimet për trupin e nipit të tij, pasi sipas tij nuk është bërë ende asgjë.

Po afrohen 40 orë nga zhdukja e nipit tim. Ngelet për të dëshiruar puna e kërkimi dhe nuk e dimë pse akoma nuk është kontrolluar vend ii ngjarjes deri sa nuk është zhytur një specialist i mirëfilltë këtu për fatin e mirë ekzistojnë. Në nuk e di sa mund të na mbajë zoti dhe nuk vdesim ndonjë tjetër. Konkretisht me një telefonatë që mund të quaj zyrtare se ne e ndjekim edhe zyrtare na kanë thënë që do vijnë se di kur nuk e di.

Dje nuk u bë kontroll se ishte e pamundur për tu kontrolluar. Sot ndoshta nuk është 100% pamja e duhur por mjetet bëjnë që të kontrollosh. Ne kërkojmë që ta gjejnë sepse të gjitha ato pamundësitë tona shpresat tona është se ai është aty brenda. Ka kundra peshë, mendohet se është brenda në det dhe akoma nuk e ka nxjerr deti jashtë. Me falni se nuk mundem më!”– tha xhaxhai i tij.

32-vjeçari është zhdukur ditën e djeshme, pasi u largua nga banesa e tij për të peshkuar me pushkë deti në zonën e Currilave. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Stivi Prifti nuk u kthye në banesë, pasi doli nga shtëpia me veshjen e zhytësit për të peshkuar.

Sipas familjarëve, i riu i kishte njoftuar se do të shkonte me miqtë e tij për të gjuajtur oktapodë, por nuk u kthye më, duke shtuar dyshimet se është mbytur.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silvi prifti silvi prifti

Sondazh

Poll