LIVE UPDATES
Insights

“Love story”, aty ku në emër të fitimit të Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës kurbanizohen 18 vajza

22 Dhjetor 2020, 19:58 Nga DOSJA
“Love story”, aty ku në emër të fitimit të

Vejsiu duke qenë se e ndoqa fjalimin tuaj hyrës mbrëmë në “Love Story” e kam të pashmangshme, mos të mbaj një qëndrim kundrejt këtij të fundit.

Fjalimi juaj synonte t’u jepte një mesazh të gjithë individëve që kishin shprehur kundërshti ndaj formatit televiziv që ju drejtoni.

Nuk është në stilin tim t’i rikthehem një teme për të dytën herë, por në çastin që ju nën regjinë e Vera Grabockës, të zezën doni të na e shisni për të bardhë, lind nevoja për t’ju dhënë një përgjigje përfundimtare.

Le t’i hyjmë me qetësi analizës së fjalimit tuaj, Vejsiu.

Ju thatë se  “Love story” bëhej me qëllimin e vetëm për të protestuar kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri pasi në këtë vend ka shumë gra që dhunohen, por që heshtin.

Pyetje nga salla për ju dhe për Grabockën- A ka dhunë dhe poshtërim më të madh për një vajzë që të dëgjojë këtë fjali: – Dëgjo, se javët në vijim unë do takohem me vajzat e tjera dhe do prekem dhe do puthem me to. Sa e fortë je ti për t’i duruar videot që do shfaqen?!

Ky ishte dialogu që zhvillohej mes “Princit të kaltër” në emision dhe një vajze që pret të përzgjidhet nga ky i fundit.

Sikundër e theksova në reagimin tim të mëparshëm Vejsiu dhe Grabocka, ajo çka ju servirni si “realitet” në të vërtetë është thjesht një ” eksperiment i dënueshëm social” ku vajzat trajtohen thjesht si qënie frymore që duhet të zbatojnë skenarin e producentes.

Nuk jam e prirur t’i gjykoj ato vajza apo familjet e tyre, pasi janë thjesht “viktima” të fasadës televizive. Viktima të asaj shfaqjeje vezulluese në dukje, por të kobshme në thelb.

Ato vajza mendojnë se një ditë do të prekin ekranin e madh dhe do të marrin famën e ëndërruar, pasi ka vite që modeli i një gruaje të suksesshme, është modeli i gabuar në ekranet shqiptare.

E duke qenë se ato vajza janë rritur me këto modele të gabuara, i synojnë këto të fundit dhe identifikohen përmes tyre. Ne jemi çka shohim.

Jam krejt e bindur se do të kthehen me këmbë në tokë sapo “Love story” të ketë mbaruar dhe të fiken dritat dhe të ulet sipari.
Aty, këto vajza do të kuptojnë se nuk kanë qenë gjë tjetër, veçse mjeti i duhur për dobinë financiare të producentëve.

E para kjo. E dyta jo për nga rëndësia, por për nga renditja, në jetën reale nuk ndodh që analizohet publikisht ajo që quhet “marrëdhënie intime” mes dy njerëzve.

Me pak fjalë, nuk ndodh që dikush të analizojë kohëzgjatjen e një puthjeje, apo prekjen mes trupave. Intimja nuk xhirohet në video. Intimja filmohet veç në shpirtrat e dy njerëzve që e përjetojnë.
Në rast se intimen e shfaqim në publik, nuk është më intimitet por shkulje e përdhunshme e perdes që ndan intimen nga publikja.

Ndaj dhe komentuesit në studio i përkasin një “realiteti artificial”, pasi në jetën reale një vajzë mund të ndajë një shqetësim me mikeshën e saj më të mirë, lidhur me një problem që mund të ketë në marrëdhënie me të dashurin e saj për një situatë të caktuar në jetën e përditshme, por ky problem nuk prek diskutime të nivelit intim të tipit- kohëzgjatja e puthjes apo mënyra e prekjes, pasi intimja fillon dhe mbaron tek njerëzit që e përjetojnë.

E thënë shkurt ,Vejsiu dhe Grabocka, kjo rini është tashmë e çoroditur nga fakti se ka lindur, është rritur dhe po formohet në një vend problematik, ku arsimi ka lënë boshllëqet përkatëse.

Me vullnet dhe me vetëdije të plotë, është mirë t’ia kurseni këtë format televiz, pasi nuk bëni gjë tjetër veçse i jepni një shtysë tjetër këtij orteku plot me vajza të reja që nesër do të behen gra dhe do të edukojnë fëmijë.

Kuptoj faktin se ky lloj formati mund të jetë fitimprurës dhe në emër të fitimit mund të kurbanizohen edhe disa qënie njerëzore, por të paktën, kini mirësinë të heshtni gjatë këtij procesi dhe mos të orvateni të krijoni alibi të rreme të tipit, që ky format televiz shërben për emancipim, apo për të ulur nivelet e dhunës kundrejt gruas në Shqipëri.

Dobia e këtij formati televiziv fillon dhe mbaron me ju Vejsiu dhe Grabocka. Vetëm ju mund ta ndieni dobinë e këtij formati në kontekste të ndryshme.

Në raport me shoqërinë shqiptare ky format televiz sjell veç dëm.

Dhe ky dëm është mirë të nënvizohet jo vetëm nga unë, por nga të gjithë ata sociologë dhe psikologë që pushtojnë hapësira televizive dendur dhe flasin për gjithçka veç këtyre formateve televizive që në thelb përmbajnë një vajzë të zhveshur nga dinjiteti i saj.

Post Scriptum- Unë shkruaj se jetoj në këtë vend dhe nuk dua të largohem nga ky i fundit dhe përdorimi i qënieve njerëzore si kavje, duhet të jetë alarm për të gjithë shoqërinë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog elona caslli love story elona caslli love story

Sondazh

Poll
Insights 18 Dhjetor 2020, 18:18

Kjo quhet reformë në drejtësi miq!

U arrit qellimi! Kaloje dore me dore, zyre me zyre, zvarrit e justifiko veprimet, nderro prokuroret dhe ne fund iken afatet!!!Kjo na ktheu edhe njehere ne model...

Insights 14 Dhjetor 2020, 09:40

A duhet të protestojnë fëmijët?

“More pushkën dole malit, lule Velo Partizani”Ndoshta fëmijëve pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ky varg kënge nuk i kujton asgjë, por të ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet