LIVE UPDATES
Bota

“Nevojiten mesazhe të qarta dhe të sinqerta për Ballkanin Perëndimor”, ekspertja gjermane Esch flet për DW

5 Tetor 2021, 18:24 Nga DOSJA
“Nevojiten mesazhe të qarta dhe të sinqerta për Ballkanin

Deutsche Welle: Në Brdo zhvillohet samiti Ballkan-BE dhe Thuhet se në deklaratën përfundimtare nuk flitet për anëtarësim në BE. Sa seriozisht duhet marrë perspektiva e anëtarësimit?

Valeska Esch: Nuk mund të them se çfarë do të përmbajë deklarata përfundimtare, por duket se, ashtu si në samitet e fundit BE-Ballkani Perëndimor, përmendet mbështetja për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nuk është risi që zgjerimi, në disa shtete anëtare të BE-së, është i diskutueshëm. Në të tjerat, mbështetja është akoma e madhe. Por shumë shtete dyshojnë se a ka vërtet vullnet për reforma dhe transformim në rajon. Sidomos te dy shtetet pararojë, Serbi dhe Mali i Zi, vihet re se ato kanë bërë hapa prapa sa u përket çështjeve të rëndësishme si demokracia dhe sundimi i ligjit. Kjo i ka shtuar dyshimet në disa shtete anëtare.

Disa studiues propozojnë alternativa, si për shembull bashkimin e tregut të Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE -së si një hap i parë drejt anëtarësimit të plotë. A është kjo një alternativë serioze?

Unë nuk e shoh idenë e bashkimit me tregun e BE-së si një alternativë kundrejt anëtarësimit të plotë në BE, por si një hap të ndërmjetëm në procesin e anëtarësimit. Ai synon t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor një qëllim më të prekshëm që do t’i sillte përfitime ekonomike dhe do të krijonte më shumë besim nga ana e BE-së para anëtarësimit të plotë. Nuk e di nëse mund të funksionojë. Hyrja në tregun e përbashkët është një rrugë e gjatë, dhe kërkon standarde, sidomos fushën e sundimit të ligjit.

Çfarë do të sugjeronit ju?

Unë besoj se ne kemi nevojë për një proces integrimi edhe më të diferencuar, më gradual, së bashku me mesazhe të qarta dhe transparente se përse çfarë përparimi mund të bëhet dhe pse në disa raste jo. Sigurisht, aty nuk duhet të ketë vend as për konfliktet dypalëshe e as për politikat e brendshme të një vendi të caktuar.

Dialogu Kosovë-Serbi gjithashtu nuk po shkon ashtu siç shpresohej, edhe pse SHBA-të sërish po bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me BE-në. Si e shpjegoni ju këtë?

Problemi i parë i BE-së është se, duke pasur brenda vetes pesë shtete mosnjohëse, ajo përpiqet të jetë neutrale ndaj statusit dhe se nuk mund të përkufizojë një synim të qartë për dialogun, përveç “normalizimit” të marrëdhënieve. Veç kësaj, dialogut i mungon një dinamikë e vërtetë dhe një perspektivë e prekshme dhe e besueshme për anëtarësimin në BE. Një tjetër arsye është se në të dy vendet mungon gatishmëria për kompromis. Nëse njohja është e panegociueshme për Prishtinën, atëherë duhet të ketë kompromise në fusha të tjera, siç është Asociacioni i Komunave Serbe apo trashëgimia kulturore e Kishës Ortodokse Serbe. Edhe Beogradi duhet të angazhohet në radhë të parë për një jetesë më të mire të serbëve në Kosovë dhe kjo sigurisht nuk është status-quo-ja.

Kohët e fundit, situata është përshkallëzuar për shkak të mosmarrëveshjes për targat. A e konsideroni realist rrezikun e një konflikti të ri midis Kosovës dhe Serbisë?

Unë besoj se përshkallëzimet si ato që kemi parë ditët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhen nënvleftësuar.Tani është gjetur një kompromis i përkohshëm. Sidoqoftë, situata aktuale po shkakton dëme të mëdha, edhe sepse ato i thellojnë ndarjet etnike në Kosovë. Këtu duhet ndërhyrja aktive dhe intensive e BE-së, së bashku me SHBA-të, të cilat të kërkojnë së bashku me palët në konflikt zgjidhje të qëndrueshme dhe, në të njëjtën kohë, të ngulin këmbë më me forcë se në të kaluarën për implementimin e marrëveshjeve.

Kancelarja gjermane në largim tha në Tiranë se “i rreh zemra për Ballkanin Perëndimor”. A do të jetë Procesi i Berlinit trashëgimia e Angela Merkelit në Ballkanin Perëndimor?

Përpjekjet e kancelares Merkel në Ballkanin Perëndimor filluan shumë kohë para Procesit të Berlinit. Për fat të keq rajoni nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm politik. Për shembull, gjatë vizitës së saj në Beograd në 2011, Kancelarja Merkel e lidhi zgjidhjen e konfliktit të Kosovës me procesin e pranimit të Serbisë në BE. Megjithatë, që atëherë nuk ka pasur shumë përparim as në dialog, as në procesin e pranimit të Serbisë në BE. Si shumë nisma për Ballkanin Perëndimor, edhe Procesi i Berlinit vuan nga mungesa e vullnetit për implementimin e deklaratave që nënshkruhen.

Njëra nga nismat e dala nga ky proces është Plani i Veprimit për një Treg të Përbashkët Rajonal që u miratua në Sofje 2020. Ajo nuk po bën asnjë përparim as për shkak të mosmarrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës. A nuk do të ishte nisma për Ballkanin e Hapur një zgjidhje fillestare?

Nuk besoj. Për dallim nga Ballkani i Hapur, Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin u ra dakord si pjesë e Procesit të Berlinit, përfshin të gjashtë vendet e rajonit dhe synon ta zhvillojë tregun bazuar në standardet evropiane, në mënyrë që ky të integrohet më pas në tregun e BE-së. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që në Samitin e Sllovenisë të nënshkruhen dhe zbatohen me shpejtësi marrëveshjet për lirinë e udhëtimit me karta identiteti, krijimin e hapësirës së përbashkët të vizave dhe njohjen e kualifikimeve, në mënyrë që të mund të ndërmerren hapat e mëtejshme drejt krijimit të një tregu të përbashkët.

Disa vëzhgues e kritikojnë Kancelaren Merkel se me politikën e saj ka mbështetur autokratët në Ballkan. A e ndani këtë kritikë?

Krerët e qeverive të BE-së dhe institucionet e tyre do të punojnë gjithmonë me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, si përfaqësues të tyre zyrtarë. Por kjo nuk përjashton një adresim më të qartë të problemeve. Unë do të doja të shihja një vetëdije më të madhe në qeverinë e ardhshme gjermane për rëndësinë e mesazheve më të qarta dhe më të sinqerta. Do të kisha dashur që edhe Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, të kishte bërë të njëjtën gjë gjatë udhëtimit të saj në Ballkanin Perëndimor. Formulimet diplomatike që nuk adresojnë realitetet politike ashtu siç janë nuk krijojnë besim tek qytetarët e rajonit dhe tekefundit minojnë procesin e zgjerimit.

Valeska Esch është drejtore e Evropës dhe zëvendësdrejtore Institutit Apen në Berlin./Marrë nga DW.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ballkani perendimor valeska esch ballkani perendimor valeska esch

Sondazh

Poll
Bota 5 Tetor 2021, 17:59

“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

SHBA –  Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet