LIVE UPDATES
Bota

“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

5 Tetor 2021, 17:59 Nga DOSJA
“Sinjalizuesja” e Facebook del para Kongresit

SHBA –  Një ish-analiste e të dhënave e Facebook-ut po dëshmon sot përpara Kongresit rreth dokumenteve të rrjedhura se kompania ishte në dijeni të dëmeve të mundshme që u shkaktonte Istragrami disa adoleshentëve. Komentet e ish-menaxheres Frances Haugen rreth kësaj çështjeje si dhe akuzat e saj për pandershmëri nga ana e kompanisë së medias sociale në përpjekjet kundër gjuhës së urrejtjes dhe disinformatave, kanë krijuar një debat të gjerë publik. Ajo po paraqet dëshminë e saj para nënkomisionit të Senatit për Tregtinë për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Zonja Haugen i ka mbështetur akuzat e saj tek dhjetëra mijëra faqe dokumentesh të brendshme kërkimore, që ajo i ka kopjuar fshehurazi, para se të largohej nga puna në Njësinë për Integritetit Qytetar brenda Facebook-ut. Ajo ka paraqitur gjithashtu një ankesë pranë autoriteteve federale duke pretenduar se kërkimet e vetë Facebook-ut tregojnë se ai e përforcon gjuhën e urrejtjes, disinformatat dhe trazirat politike, një gjë për të cilën kompania e mohon të ketë informacion.

Pasi njoftimet e fundit në “The Wall Street Journal”, bazuar në dokumente që zonja Haugen ia kishte dhënë vetë gazetës, u bënë shkak për nxitjen e një indinjate publike, zonja Haugen zbuloi identitetin e saj në një intervistë për rrjetin televiziv CBS të transmetuar mbrëmjen e së dielës. Ajo këmbënguli se “Facebook-u në mënyrë të vazhduar, ka treguar se zgjedh përfitimet mbi sigurinë”.

Ish-punonjësja që po sfidon gjigantin e medias sociale, me 2.8 miliardë përdorues në të gjithë botën dhe gati 1 trilion dollarë vlerë tregu është një eksperte 37-vjeçare, analiste e të dhënave nga Ajoua, me diplomë në inxhinieri kompjuterike dhe një master në biznes nga universiteti Harvard. Ajo ka punuar për 15 vjet për kompani si Google dhe Pinterest, përpara se të rekrutohej nga Facebook në 2019.

Nënkomisioni po shqyrton përdorimin e informacionit që analistët e vetë kompanisë i kanë dhënë Facebook-ut lidhur me atë se Instagrami mund të krijojë dëm tek disa nga përdoruesit e tij të vegjël në moshë, veçanërisht tek vajzat. Të dhëna që kompania i ka minimizuar publikisht. Të dhënat e rrjedhura nga zonja Haugen tregonin se tek ata adoleshentë, më të përkushtuar ndaj platformës popullore të shpërndarjes së fotografive, presioni i bashkëmoshatarëve, i krijuar nga Instagrami çon në probleme të shëndetit mendor dhe imazhit të trupit, dhe në disa raste, në çrregullime të ngrënies dhe mendime per vetëvrasje.

Një studim i brendshëm citonte se 13.5% e vajzave adoleshente pranonin se Instagrami i përkeqësonte mendimet e tyre për vetëvrasje dhe 17% e vajzave adoleshente pranonin se ai përkeqëson çrregullimet e të ngrënit.

Ajo që është tejet tragjike dhe që vjen nga kërkimet e vetë Facebook-ut, është se këto vajza të reja që fillojnë “të konsumojnë” këto lloj përmbajtjesh që nxisin çrregullimeve të të ngrënit, bëhen gjithnjë e më shumë depresive“, tha zonja Haugen gjatë intervistës televizive. “Dhe në fakt i bën ato ta përdorin edhe më shumë aplikacionin. Dhe kështu, ato përfundojnë në këtë cikël ku urrejnë trupin e tyre gjithnjë e më shumë“.

Me shpërthimin e debateve mbi këtë çështje Facebook-u pezulloi punën e tij mbi një variant për fëmijë të Instagramit, për të cilin kompania thotë se është menduar kryesisht për adoleshentë të moshës 10 deri në 12 vjeç.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bllokimi i rrjeteve sociale frances haugen bllokimi i rrjeteve sociale frances haugen

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet