Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit "Banjska" dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë! Presidenti serb: Do ...
Politike
Nevoja për bashkimin e PD, Salianji e pranon: Ka negociata me Foltoren
15 Mars 2022, 22:11Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ishte një nga zërat që kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se në këtë situatë ku ndodhet partia më e madhe opozitare në vend është i nevojshëm bashkimi i saj.
Për këtë, Salianji u shpreh se ka negociata me Foltoren, por theksoi se gjetja e gjuhës së përbashkët mes palëve duket ende larg.
“Unë shpresoj shumë që të mos jetë fals ky lloj qetësimi që është në këto momente dhe të shkohet me kujdes drejt një bashkimi. Sido që të jetë, po të shihet në qëndrimet e palëve padiskutim ka qëndrime që janë majë më majë. Nuk duhet të ketë imponim. Ne jemi në Parlament dhe qëndrojmë me njëri-tjetrin. Deputetët e PD qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ka tentativa për negociata, por nuk e shoh ende të mundshme, për sa kohë që shoh tentativa për truke, të tipit: të iki njëherë ai apo të ndodhë kjo apo ajo. Këto janë kushtëzime që nuk i vendos dot pasi i ka vendosur votuesi”, tha Salianji.
Marrë nga A2CNN
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaroi se nuk e ka pasur të lehtë për tu bashkuar me grupin e Rithemelimit pasi është bombarduar me lajme...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket i vendosur për të vazhduar koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim.Në fjalën e tij, gjatë emision...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka bërë hapa pas në marrëdhënien e tij me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë lidhur me disa vrasje që sipas tij janë porositur në vend. I ftuar në emision...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka tentuar të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të manipulojë opinionin publik, por kësaj here ka dështuar. Ose më saktë ...