FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Politike
Ultimatumi! Rama për protestën: Shtyrja për të shtunën? Do mobilizojnë ‘foltoret’
15 Mars 2022, 21:20Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve që sot shënoi ditën e shtatë të tubimeve poshtë zyrës së tij. Me anë të një statusi në Twitter, Rama ka sulmuar nismën duke e cilësuar si një mobilizim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke mos i përmendur direkt. Më tej, kreu i qeverisë shkruan edhe njëherë se kjo protestë i shërben Rusisë, por se si e di vetëm kryeministri.
“Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!,”-shkruan Rama në postimin e tij.
Sot, protestuesit u shprehën se do të përpilojnë një listë me kërkesa për Ramën dhe do të dalin në shesh sërish të shtunën e nuk do të lëvizin nga aty, pa iu plotësuar kërkesat. Por duket se përgjigjen e kanë marrë që sot.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka tentuar të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të manipulojë opinionin publik, por kësaj here ka dështuar. Ose më saktë ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë faturën elektrike të një qytetari shqiptar që jeton në Itali, i cili ka paguar 625 euro për dritat. Foton e ni...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mendon se Zelenskyy ka më shumë siguri se do të japë jetën në luftë se sa të mbijetojë. Në takimin mepërfaqësues të biz...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se niveli teknik i HEC-eve ka rënë aty ku nuk duhet të bjerë. Kreu i qeverisë tha se është &cced...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se me ndihmën prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, garantohet ushqimi për kategoritë e caktuar...