LIVE UPDATES
Aktualitet

Nënshtetësia greke, ndryshimet që do të prekin emigrantët shqiptarë

4 Prill 2019, 20:11 Nga DOSJA

Dispozitat e projektligjit të ri për nënshtetësinë greke tashmë janë votuar në parlamentin grek. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot të gjitha ndryshimet që u votuan e që prekin interesat e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në shtetin helen. Me të dhënat e reja intervista para komisionit për natyralizimin do të zëvendësohet nga një test standard, bazuar në pyetje të parapërgatitura dhe të publikuara.

I pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, ndërmjetësi ndërkulturor në ndihmë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Fatos Malaj thekson se ky test gjuhe mund të penalizojë shumë shqiptarë për marrjen e nënshtetësisë helene.

“Në këtë kuadër, për konstatimin e njohurive të kërkuara të gjuhës greke- me shkrim dhe gojë, parashikohet testim i gjuhës greke paralel me nivelin B1. Besoj se kjo procedurë rreptësisht e standardizuar mbart rrezikshmërinë të përjashtojë shumë shtetas të huaj, të cilët edhe pse kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës së folur, u mungojnë njohuritë gramatikore për të kaluar me sukses testin me shkrim”,-bën me dije Malaj.

Më tej ky i fundit, thotë se qeveria greke nuk ka bërë asgjë lidhur me mësimin e greqishtes nga emigrantët.

“Gjithashtu, është fakt i pamohueshëm mungesa e iniciativave të qeverisë për të organizuar mësime të gjuhës greke për të rriturit, me rezultat një numër i konsiderueshëm i kandidatëve të drejtohen në kurse private me kosto të lartë, çfarë e bën procedurën të papërballueshme”,-thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

 

Dispozita e posaçme

Një tjetër dispozitë e papajtueshme në projektligjin për nënshtetësinë helene, është edhe ajo që parashikon ndërprerjen totale të procesit, për aplikantët që ndërkohë janë transferuar jashtë Greqisë (periudha kohore mbi 18 muaj) për arsye të ndryshme (studime, punë).

“Dispozita në fjalë nuk duket të jetë e pajtueshme me të drejtën komunitare, e cila parashikon zgjerim të së drejtës së qarkullimit të lirë, lëvizshmërisë dhe vendosjes në vende të tjera të BE-së, për shtetas të vendeve të tretë me status të caktuar (banorë afatgjatë, disponues të kartës blu, anëtarë të familjes greke apo të shtetasve europianë)”,-shprehet Malaj për “Gazeta Shqiptare”.

Ndërkohë, sipas ndërmjetësit, me të dhënat e reja, shtetasit e vendeve të treta jo vetëm që nuk do kenë mundësi të zbatojnë të drejtën bazë e të pamohueshme europiane për qarkullimin dhe punësimin e lirë brenda kufijve të BE-së, por shpërngulja e detyruar për një vend pune, nga kushtet e vështira ekonomike të vendit, do të bëhet dhe arsyeja e ndërprerjes së kontaktit me shoqërinë greke.

“Kështu, rrezikohen të pezullohen kërkesat e të huajve, të cilët pavarësisht se janë integruar në jetën sociale e politike, detyrohen të qëndrojnë jashtë Greqisë, duke ruajtur gjithsesi lidhjet me vendin, në mënyra të ndryshme”,-thotë ndërmjetësi ndërkulturor.

Testi i natyralizimit
Testi i natyralizimit do të ketë 20 pyetje të përzgjedhura ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Për aplikantët e nënshtetësisë greke do të shtohet edhe provimi i greqishtes me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1. Gjithashtu do të bëhet ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit, pra nga 700 euro bëhet 550 euro. Por në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bëjë kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro. Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi).

Ndryshimet që u votuan përfshijnë:

Reformim të testit të natyralizimit para Komisionit përkatës, ku kandidatëve do t’u kërkohet t’i përgjigjen 20 nga 30 pyetjeve që përfshin testi.
Pyetjet do të jenë rreth gjuhës, gjeografisë, historisë, institucioneve politike, zhvillimeve aktuale politike.
Pyetjet do të përzgjidhen ne mënyrë elektronike dhe rastësisht nga një “bankë” prej 300 pyetjesh, përgjigjet e të cilave do të jenë në dispozicion të interesuarve në faqen elektronike të ministrisë. Ky është një sistem që zbatohet gjerësisht në shumë vende evropiane, SHBA, etj.
Testi i reformuar pritet të eliminojë kohën që zgjat shkrimi i protokollit, e cila tani është rreth tre muaj.

Shtohet provimi i gjuhës greke me shkrim. Aplikuesit për nënshtetësinë do të japin dhe provim me shkrim dhe duhet të kenë nivelin A1, kurse me gojë, nivel B1.
Nuk do të japin provim aplikantët që kanë kryer 3 vite shkollë (gjimnaz ose likio) në Greqi ose kanë certifikatë të njohjes së gjuhës greke të kategorisë B1 me gojë dhe A1 me shkrim.
Për ata që janë me moshë mbi 65 vjeç, do ketë një rregullim të veçantë që parashikon se testi do të jetë mjaft më i lehtë.
Personat me aftësi të kufizuar mbi 67% nuk do të japin provim, por vetëm do paraqiten para komisionit.
Ulje e tarifave që paguajnë aplikantët për marrjen e nënshtetësisë me paravolon e natyralizimit: nga 700 euro bëhet 550 euro.
Në rast se nuk kalon në komision dhe dikush do bej kërkesë për rishikim të dosjes, paravolo është 100 euro.
Minoritarët nuk kalojnë në provime të gjuhës.

Ata që mbajnë lidhje të ngushta me shtetin Grek por mungojnë deri në 18 muaj rresht nga Greqia, nëse këta kishin aplikuar me përpara për marrjen e nënshtetësisë, procedura pezullohet dhe aplikimi mund të rishikohet në rast se këta kthehen sërish në Greqi.
Ndryshon drejtoria e dhënies së nënshtetësisë. Krijohen Drejtoritë Rajonale të nënshtetësisë dhe hiqet kompetenca e nënshtetësisë nga Drejtoritë e Decentralizuara, një ndryshim që pritet të reduktojë kohën e pritjes rreth 9 muaj.

Sipas hartuesve të ligjit të ri, qëllimi i dispozitave të reja është që të racionalizojë, thjeshtojë dhe të unifikojë procesin e natyralizimit (politografisi). Këto ndryshime pritet të lehtësojnë të gjithë emigrantët që dëshirojnë të marrin nënshtetësinë greke.

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantët në greqi ndryshimet mbi pajisjen me pasaportë emigrantët në greqi ndryshimet mbi pajisjen me pasaportë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet