LIVE UPDATES
Politike

Negociatat/ Vasili: Kushtet e Bundestagut, detyrim për qeverinë shqiptare

9 Tetor 2019, 16:27 Nga DOSJA
Negociatat/ Vasili: Kushtet e Bundestagut, detyrim për qeverinë

TIRANË-Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për shtyp, komentoi kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave, ku tha se janë detyrim për qeverinë.

Sipas Vasilit, problem nuk është opozita, por Rama që vendos kriminelë në parlament dhe në krye të bashkive në vend.

“Qenka problem opozita dhe nuk qenkan problem koncesionet kriminale me miliarda, për të cilat flasin të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilët po rrënojnë ekonominë shqiptare dita ditës dhe po e çojnë atë drejt një kolapsi të sigurt. Qenka problem opozita dhe jo krimi i organizuar që është i ulur këmbëkryq, i cili ha e pi me kryeministrin, i cili ndan paratë me kryeministrin, i cili ndan pushtet me kryeministrin dhe me gjithë qeverinë e tij”, shprehet Vasili.

Deklarata për mediat e Petrit Vasilit

Para pak minutash Edi Rama përfundoi parashtesën e tij gënjeshtare duke u përpjekur që të kallaisë dështimin dhe izolimin që u bëri peshqesh shqiptarëve lidhur me integrimin europian. Shqiptarët dëgjuan sot që sipas Edi Ramës fajin për integrimin Europian te ngecur në vend të Shqipërisë e paska Evropa, e cila ka probleme mes vetes, Europa e vlerave të mëdha demokratike, Europa ku ne aspirojmë të hyjmë, Europa, për të cilën ne po bëjmë gjithçka për të hyrë, qenka ai problemi dhe nuk është Edi Rama. Njëherazi, është opozita shqiptare dhe jo Edi Rama.

Të nderuar qytetarë dhe qytetare jemi këtu së bashku për të ndarë disa të vërteta të mëdha, të cilat ju i njihni, por është shumë e mirë t’i sjellim në vëmendjen e gjithësecilit për të mos i harruar më kurrë. Qenka problem opozita shqiptare që nuk hapen negociatat dhe nuk qenka Edi Rama që vendos kriminelë në Krye të Bashkive edhe kur voton dhe numëron vetëm me partinë e tij.

Qenka problem opozita dhe nuk qenkan problem koncesionet kriminale me miliarda, për të cilat flasin të gjitha institucionet ndërkombëtare, të cilët po rrënojnë ekonominë shqiptare dita ditës dhe po e çojnë atë drejt një kolapsi të sigurt. Qenka problem opozita dhe jo krimi i organizuar që është i ulur këmbëkryq, i cili ha e pi me kryeministrin, i cili ndan paratë me kryeministrin, i cili ndan pushtet me kryeministrin dhe me gjithë qeverinë e tij.

Qenka problem opozita dhe jo korrupsioni që është ulur këmbëkryq në çdo qelizë të qeverisjes së vendit dhe ku ai evident qindra milionësh, në mes të Tiranës, por dhe në çdo skaj të Shqipërisë duke kaluar oqeanin dhe duke shkuar korrupsioni ynë deri në SHBA. Këto të vërteta të mëdha s’qenkan problemi, por qenka problem opozita, e cila i denoncon këto të vërteta të mëdha, të cilat i njohin të gjithë shqiptarët, por i njohin dhe partnerët e ndershëm ndërkombëtarë.

Qenka problem opozita dhe nuk është problem Edi Rama që shkel dhe dhunon Kushtetutën që miraton ligje të gjitha antikushtetuese, shumë i lumtur ngaqë nuk ka Gjykatë Kushtetuese, këto ligje nuk mund të kthehen dhe oligarkët e tij të përfitojnë qoftë dividendit gjysmë për gjysmë, qoftë koncesionet qindra milionëshe, ku vetëm para pak javësh, mbi rreth 400 milionë eurosh u ndanë për 2 bishta rruge të cilat vlenin 10 herë më pak. Ky nuk qenka problem, qenka problem opozita që i ka denoncuar dhe këto të vërteta i njohin të gjithë shqiptarët, qenka problem opozita dhe nuk qenka problem Edi Rama, i cili bën votime kundër ligjit, pa ligj në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë arsye është i gatshëm t’i futet betejës për të shkarkuar Presidentin, i cili evitoi gjakderdhjen, evitoi konfliktin e tmerrshëm civil, tension i jashtëzakonshëm brenda vendit dhe u bë garant i pluralizmit politik dhe jo Edi Rama që bëri votime moniste, fitoi 100% të pushtetit si në asnjë vend të BE-së apo aspirant për të hyre në BE duke kthyer Shqipërinë në një Kore të Veriut brenda Evropës.

Qenka fajtor opozita dhe nuk qenka fajtor Edi Rama që nuk ndiqet, nuk hetohet, nuk dënohet korrupsioni sepse e rrëmbeu Prokurorinë duke shkelur, duke shkelur rekomandimet e Venecias dhe të gjithë ndërkombëtarëve dhe falë kësaj Prokurorie asnjë i korruptuar nuk ndiqet apo hetohet, asnjë nga ata që vjedh vota nuk ndiqet edhe hetohet, asnjë nga ata kriminelë që janë në mes të sheshit nuk hetohet dhe fajtor qenka opozita. Qenka fajtor opozita që denoncon të vërtetat dhe jo dhjetëra drejtorë hajdutë që venë e vinë dhe ndryshojnë vendet e njëri tjetrit dhe nuk zënë karar në 2 vitet e fundit, ku nuk mbahet mend në historinë e Shqipërisë se sa kanë vajtur, sa që venë atje dhe tremben nga vjedhjet e të tjerëve dhe nuk guxojnë të firmosin dhe për gjitha këto qenka fajtore opozita. Të gjitha këto i paska fajet opozita, po Europa pse qenka fajtore. Europa paska inat Ballkanin, po në qoftë se do kishte inat Ballkanin pse është kaq e drejtë dhe vlerësuese objektive e Maqedonisë së Veriut e cila vërtet ka bërë hapa të mëdha, e cila ka qenë shumë mbrapa nesh por eci përpara nesh sepse kishte politikë mëndje hapur dhe zbatonte kushtetutën e ligjit dhe nuk I dhunonte dhe nuk vendoste kriminelët në krye të shtetit. Pra Europa është objektive dhe e drejtë por Europa nuk mund të mbylli sytë përpara kësaj situate kriminale që ka pushtuar vendin aq sa ju e dini se europoli e ka të pamundur të punojë me organizmat shqiptare, pasi krimi ka rrëmbyer shtetin, qeverinë dhe policinë. Bundestagu Gjerman ka vendosur 9 kushte, ju ë nderuar qytetarë I keni dëgjuar, unë në shumë shpejt do jua kujtoj dhe do kuptoni fajtorin për secilin. Kërkon Bundestagu së pari funksionimin e Gjykatës se Lartë dhe asaj Kushtetuese të penguara nga mazhroanca, pasi penguan këshillin e emërimeve në drejtësi e cila nuk ka lidhje fare me opozitën por ishte vetëm taktikë, strategji për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese dhe të lartë dhe për derisa nuk e rrëmbejmë më mirë e lemë pa ngritur dhe vazhdojmë vjedhjen shtetërore. 2 miratimi I reformës zgjedhore, sabotuese, fajtore e vetme ishte vetëm mazhroanca.

Të gjithë Shqiptarët nuk kanë harruar sesi kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një sabotues profesionist I të gjithë proceseve demokratike në Shqipëri vajti çoi në mënyrë të njëanshme, draftin për reformën zgjedhore të Partisë Socialiste, të njëanshëm duke rrënuar, duke minuar punën e komisionit që funksiononte normalisht ne Parlamentin Shqiptar ku opozita bënte pjesë në atë kohë dhe ku me të drejtë nuk mund të bënte pjesë më pasi kështu funksiononte në mënyrë banditeske ai parlament. 3 implementimi I reformës zgjedhore. Pra ndërkombëtarët kërkojnë jo thjesht vetëm hartimin por zbatimin në praktikë, sepse ligj zgjedhor kishim dhe në 30 qershor, u shkel, u nëpërkëmb kushtetuta e ligjit nga KQZ, nga qeveria nga të gjithë institucionet me radhë. Pra fajtori sërisht mbetet qeveria. Ndjekja penale e gjykatësve dhe prokurorëve që nuk kaluan provimin e Veting-ut, cfarë faji ka opozita. Prokurorinë e ka rrëmbyer Edi Rama dhe nuk lejon që ata të hetohen pasi kanë interesa të përbashkët, I ndajnë bashkë. Pra sërisht e kemi një fajtori shumë të qartë që është Edi Rama dhe qeveria e tij. Ndjekje penale dhe akuza për shit blerjen e votave. Po ka fajtor më të madh sesa qeveria e cila ishte autore, zbatuese dhe përfituese e këtij procesi, fajtore mbetet sërisht Edi Rama dhe qeveria. Vënia në pune e Prokurorisë Speciale për luftimin e korrupsionit dhe SPAK, vonesën për ngritjen e të gjithë këtyre institucioneve e ka pasur vetëm dhe vetëm qeveria, opozita nuk ka pasur asnjë mundësi dhe asnjë të drejtë mbi procesin. Bllokimi është bërë qëllimisht që këto institucione mos të fillojnë punë për të mos hedhur dritë mbi aferat korruptive të qeverisë dhe të të gjithë aradhës të qeveritarëve në Shqipëri, në këto 6 vitet e fundit. Rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshire edhe kapjen e peshqve të mëdhenj, kërkon Bundestagu Gjerman, sërish është vetëm qeveria, ajo e ka penguar me prokurorinë e kapur që këta të ndiqen por edhe kur ndiqen këta dënohen me piknik. E keni parë që dënohen me piknik, nuk marrin dënime, nuk lejohen as të arrestohen, vetë Parlamenti vendoset bllokadë për herë të parë, çdo prokuror që heton, I vërviten prokurorit, kryeministra e zëvendës kryeministra të gjithë sa janë. Pra fajtorë që nuk luftohet krimi dhe korrupsioni është vetëm Edi Rama dhe qeveria. Përparimi I Reformës së Administratës Publike, fajtor I vetëm është qeveria, çfarë hyn opozita?

Është denoncuar nga Zëri I Amerikës dhe të gjithë që me 1700 kandidatë vetëm në një garë, ishin 1700 njerëz me 1700 tesera partie. Të gjithë drejtorët nuk shkarkohen dhe ngarkohen me ligj të administratës publike por bën Edi Rama mbledhje në Shkodër dhe u thotë, “nuk I dua burra, I dua gra”, dhe ligji ka vajtur aty ku nuk ka më, u shkatërrua, u shpërbë, u destrukturua administrate publike, fajtor mbetet Edi Rama dhe qeveria. Sqarim përfundimtar, vendimi i gjykatës Kushtetuese për ligjin e ri të zgjedhjeve lokale i vetmi që shkel dekretin e Presidentit që ka fuqinë e ligjit duke shkelur njëherazi Kushtetutën është Edi Rama dhe qeveria që bënë zgjedhje moniste të padëgjuara në Shqipëri, mori 100% të pushtetit, damkosi Shqipërinë si një vend jashtë çdo standardi europian dhe politik, fajtorët e vetëm janë Edi Rama dhe qeveria. Pra është shumë e qartë që pengesa e vetme në procesin e integrimit europian e qëllimshme, mbi një strategji të përcaktuar mirë anti-integrim dhe anti euro atlantike, është vetëm Edi Rama i cili qartë dhe transparente ka sqaruar që shikon drejt realiteteve të tjera sepse Europa e standardeve të larta, e monitorimit të vlerave demokratike, e funksionimit të shtetit të së drejtës që lufton korrupsionin dhe krimin, nuk është Europa që do Edi Rama. Por kjo është Europa që duan shqiptarët. Ndaj jemi këtu për të denoncuar dhe për të vënë gishtin në plagë për të treguar që ka vetëm një fajtor, vetëm një shkaktar që quhet Edi Rama. Vetëm largimi i Edi Ramës është mundësi e hapjes së integrimit pasi gjithë qeveria e drejtuar nga ai do vazhdojë të jetë pengesë e pakapërcyeshme për shqiptarët që integrimi të bëjë përpara. Faleminderit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria, siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be petrit vasili vendimi i bindestagut per shqiperine negociatat me be petrit vasili vendimi i bindestagut per shqiperine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet