Shpërthimi me tritol në Vlorë, lokali në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i ekzekutuar tre vite ...
Politike
‘Zgjedhorja’/ Palët ulen nesër sërish në tryezë, Gjiknuri i dërgon ftesë PD-së
9 Tetor 2019, 12:36Nga DOSJA
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme.
Gjiknuri i ka dërguar një ftesë përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kasos, i cili ishte i pranishëm edhe në tryezën e shkuar të organizuar nga ambasadori i OSBE-së.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga opozita edhe herën e shkuar, Kaso dhe Oerd Bylykbashi kërkuan një strukturë të posaçme për Reformën Zgjedhore.
Ata propozuan që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Pasi bënë propozimin e tyre, përfaqësuesit ligjore u larguan nga takimi.
Jashtë ata u shpreh për mediat se politikanët e përfshirë në hetimet e dosjeve 339 dhe 184, të akuzuar për shitblerje votash, duhet të dënohen, duke mos kursyer as ish-ministrin Gjiknuri.
Vetë Gjiknuri është shprehur se nëse pengesa e opozitës për të marrë pjesë në tryezë ka qënë ai, atëherë ai është i gatshëm që të largohet nga posti i bashkëkryetarit të Komisionit. Megjithatë Gjiknuri gjithashtu ka saktësuar se për largimin e tij duhet edhe miratimi i kryeministrit Edi Rama.
Reforma Zgjedhore është prioriteti kryesor i ndërkombëtarëve aktualisht në Shqipëri, pas miratimit të Reformës në Drejtësi. Theksojmë se kjo reformë ishte edhe një nga nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Shefi i Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti, ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e FMN-së dhe Bankës Botërore. Në një reagim në Facebook, ...
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi ka shprehur gjithë “mllefin” e tij kundër kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili nuk e lejoi të rep...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj ka vijuar akuzat kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas Aliabeajt, Prokuroria është vënë...
GREQI- Minsitri i Punëve të Jashme të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis u shpreh sot se vendi i tij është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka paralajmëruar goditje të mëdha për botën e krimit. Në fjalën e tij, Rama ka premtuar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të deputetit të përjashtuar nga PD, Myslim Murrizi, i cili e quajti me dy standarte qëndrimin e qeverisë ...
TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Myslim Murrizi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama. Pas thumbit që kryeministri Rama i bëri nga foltorja për ...
TIRANË- “Opozita minoi integrimin me bojkotin dhe djegien e mandateve”, këtë mëshoi sot në Kuvend kryeministri Edi Rama. Në një fjalim të sikletshëm, iku p...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me akuzat e tij kundër prokurorit të Durrësit, Arian Ndoji dhe të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë.Nga nj...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk është kursyer me ironinë ndaj rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Në një mbledhje kabineti...