LIVE UPDATES
Politike

Nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU: Shqiptarët janë të mirëpritur në BE

26 Shtator 2019, 18:13 Nga DOSJA
Nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU: Shqiptarët janë

GJERMANI- Në një intrevistë ekskluzive për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së.

Zonja Leikert, më në fund  grupi parlamentar i CDU/CSU-së e dha dritën e gjelbër për çeljen e negociatave, megjithëse për Shqipërinë u vendosën shumë kushte. Si duhet t’i kuptojmë këto kushte?

Jemi konsultuar shumë gjatë në Bundestagun gjerman. Për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Maqedonia e Veriut është zhvilluar shumë pozitivisht, sidomos sa  i përket zgjidhjes së çështjes së mosmarrëveshjes për emrin. Me Shqipërinë, padyshim, u morëm shumë të tepër. Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së.

Ju keni një parti simotër në Shqipëri, e cila, siç e thatë dhe ju, është larguar nga parlamenti. Cilat janë pritshmëritë tuaja  në adresë të Partisë Demokratike?

Unë u bëj thirrje të gjitha forcave demokratike në Shqipëri, si atyre të qeverisë, ashtu edhe të opozitës që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe këtë ta bëjë jo jashtë parlamentit. Kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur. Në këtë drejtim, apeli në të vërtetë u hap rrugë të gjitha forcave politike në Shqipëri për të hapur negociatat e pranimit.

A e dorëzon Bundestagu me këtë hap përgjegjësinë te Brukseli?

Ne nuk dorëzojmë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, besojmë se ky proces kërkon shumë më tepër përkushtim, përgjegjësi dhe drejtim nga ana jonë.

Si do të ushtrojë Bundestagu ndikim në të ardhmen?

Janë 35 kapituj që duhen negociuar pak nga pak. Dhe pas çdo kapitulli, Këshilli i Bashkimit Evropian do të ketë mundësi të pajtohet me hapjen ose mbylljen e kapitujve. Dhe ne, në Bundestag, do ta shoqërojmë këtë proces dhe do të jemi shumë aktiv.

Tani që Gjermania e  tha po-në e saj, sytë janë drejtuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Cili është argumenti që do t’i jepnit ju presidentit francez për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?

Ne duhet të shohim se nga vijnë vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria. Në vitin 1999 përfundoi atje lufta e fundit, Lufta e Kosovës. Këto vende janë ende në fazën e transformimit. Dhe ato janë thuajse në mes të Evropës.  Por nuk është vetëm gjeografia që i afron me ne, është edhe kultura. Është në interesin tonë që të sigurojmë atje stabilitet dhe që këto vende me të vërtetë të kenë një perspektivë të mirë. Unë e shoh këtë perspektivë të realizuar më së miri kur ato të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian në planin afatgjatë. Dhe, nëse presim edhe më gjatë, atëherë nuk dihet nëse do të kemi përmirësime në disa vende.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu kundër shqipërisë cdu-csu gjermania bllokon negociatat katja leikert nënkryetarja e grupit parlamentar bundestagu kundër shqipërisë cdu-csu gjermania bllokon negociatat katja leikert nënkryetarja e grupit parlamentar

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë