LIVE UPDATES
Politike

“Në Shkodër mësova shqip”/ Ambasadori britanik në Tiranë: Artikulli i “The Sun” për Shqipërinë ishte “fake

11 Tetor 2021, 18:28 Nga DOSJA
“Në Shkodër mësova shqip”/ Ambasadori britanik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” në Top News, ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në gazetën britanike “The Sun” se Britania e Madhe dhe Shqipëria po negociojnë për ngritjen një kampi refugjatësh në vendin tonë. Alastair King-Smith tha se media britanike ka gabuar dhe kemi të bëjmë me një lajm të rremë.

“Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri,”– tha ambasadori.

Pjesë nga intervista:

Zoti ambasador si fillim dua t’ju falenderoj shumë për këtë intervistë dhe në një farë mënyre t’ju uroj edhe mirëseardhjen në Shqipëri. Keni vetëm 30 ditë në vendin tonë.

Alastair King-Smith: Faleminderit shumë. Është një kënaqësi e madhe të jem përsëri në Shqipëri dhe kam kaluar disa javë në Shkodër për të mësuar gjuhën shqipe.

Mund t’jua nis këtë intervistë në një mënyrë më të ëmbël për të folur për Shqipërinë dhe për pritshmëritë që kishit në fillim kur do të vinit dhe si ju duket tani?

Alastair King-Smith: Po patjetër edhe ka qenë e mrekullueshme të vij në Shqipëri. Dhe me të vërtetë për mua është mënyra se si Shqiptarët më anë mirëpritur, fillimisht kur po mësoja shqip këtu, por gjithashtu edhe gjatë muajit tim të parë këtu, të vizitoj vendin edhe të shoh vendin fantastik që keni dhe se sa mikpritës janë Shqiptarët.

Çfarë ka ndryshuar në mendimin tuaj në lidhje me Shqipërinë?

Alastair King-Smith: Sinqerisht, ka forcuar mendimin tim se mikpritja që e pashë në Shkodër, është e shpërndarë në të gjithë vendin. Dha ka qenë kënaqësi e madhe të shohësh varietetin që keni përgjatë vendit, me plazhe, e male është një vend i mrekullueshëm për të vizituar dhe si dikush që vjen nga një vend tjetër, mendoj se respektohemi shumë por edhe shumë mikpritje.

Nëse ka diçka tjetër që ju duket e veçantë mund të ma thoni, pse jo.

Alastair King-Smith: Diçka tjetër që më pëlqen për Shqipërinë është shumëllojshmëria e ushqimit dhe kulturës, sepse ju keni bërë bashkë një përzierje të mrekullueshme të traditave shqiptare por edhe nga rajoni, kështu që me të vërtet mendoj se nga Shqipëria mund të presësh shumë.

Disa ditë më parë ka pasur një artikull në The Sun….Nuk e di a ka ndonjë reagim prej Londrës zyrtare, nëse ka pasur ndonjë bisedim me Kryeministrin Rama. Si qëndron e vërteta? Mund të na thoni nëse ka diçka të tillë?

Alastair King-Smith: Patjetër [që mund tua them]. Ju besoj e dini që unë jam një mbështetës i madh i lirisë së medias dhe medias. Por ndonjëherë media, edhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk i paraqesin faktet e sakta. Edhe këtu sigurisht që ka çështje të cilat dalin në dritë ndonjëherë me jo shumë saktësi. Ne kemi një marrëdhënie të gjerë me Shqipërinë ku ne diskutojmë një sërë çështjesh, por nuk ka ndonjë marrëveshje për të pasur një qendër të procedimit të kërkesave për azil në Shqipëri.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alastair king smith alastair king-smith ne shqiperi alastair king smith alastair king-smith ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet