LIVE UPDATES
Politike

Zbardhen DEBATET/ Noka: Basha e quajti anëtarësinë ‘llum’! PD: E kishte për ata që i bëjnë presion demokratëve me pa

11 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Zbardhen DEBATET/ Noka: Basha e quajti anëtarësinë

TIRANË– Debate dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit brenda selisë së Partisë Demokratike. Përgjatë dy ditëve të fundit “trekëndëshi i Bermudës” ka qenë kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka. Debatet e forta nisën në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së grupit të Partisë Demokratike mes kryetarit Lulzim Basha dhe deputetit Oerd Bylykbashit, një pjesë e tyre u publikua në media.

Shkak u bë reforma territoriale dhe zgjatja e komisioneve të Vettingut për të cilën dy ditë më parë, Bylykbashi deklaroi se kryeministri Edi Rama i kishte ofruar një pakt opozitës. Basha e ka pyetur vetë Bylykbashin nëse kishte pasur ndonjë ofertë nga kundërshtarët, gjë që i është mohuar nga deputet.

Kryedemokrati iu drejtua Bylykbashit në mbledhje duke e pyetur se nëse atij iu është bërë një ofertë e tillë. Bylybashi u shpreh se postimin e kishte për Ramën pasi qëndrimi i tij dihej. Ai shpjegoi se kishte shkruar se ishte Rama ai që ofronte një pazar e se nuk e kishte përmendur ai fjalën marrëveshje. Reagimin e PD ndaj tij, Bylykbashi e cilësoi të ulët. Nga ana tjetër, Basha i quan të gjitha këto akuza si ordinere duke i kërkuar më pas çdo deputeti që të refuzojë çdo ide që mund t’ju bëhet për reformën territoriale.

Diskutimet në mbledhjen e Kryesisë së grupit të PD-së

Lulzim Basha: Oerd ke ti ofertë për çështjen e vetingut?

Oerd Bylykbashi: Ato lloj insinuatash tërhiqi kryetar. Unë po përsërisja një qëndrim që ta kam thënë në grup parlamentar, para dy javësh. Unë e kisha për Ramën atë postim. Qëndrimi im është në parim. Duhet të ishte këtu kryetari i grupit i ngarkuar për vetingun i cili më ka kontaktuar mua ditën e enjte dhe i kam thënë kujdes se nuk është interesi ynë. Rama e di shumë mirë çfarë do, se e thotë në publik. Unë kam thënë Rama ofron pazar, nuk kam thënë që ka marrëveshje PD. Unë ta kam thënë në grup, ne na duhet sistemi zgjedhor, reforma zgjedhore, reforma territoriale dhe pastaj vetingu. Unë e kam thënë publikisht, ne na duhet një strategji për të gjitha reformat. Bateritë e partisë u turren ndaj meje, është një reagim i ulët nga partia Demokratike ndaj meje.

Lulzim Basha: A di ti Oerd nëse dikush në parti ka marrë një propozim; më jep vetingun të të jap reformën territoriale?

Oerd Bylykbashi: Nëse ndodh kryetar, është një thikë pas shpine për demokratët. Është pazar i ofruar publikisht.

Flamur Noka: Po t’i referohemi demokracisë gjermane, dha dorëheqjen ai në Gjermani. Po ti referohemi demokracisë gjermane, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen dhe të kishe ikur.

Lulzim Basha: Dëgjoj akuza ordinere që po i bëj presione bazës. Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin.

Flamur Noka: Na thuaj cilin ke prioritet, sistemin, reformën zgjedhore apo territoriale?

Lulzim Basha: Prioriteti im është vetëm një; Largimi një orë e më parë i qeverisë Rama. Unë u kam ngarkuar detyra lidershipit të partisë për secilën reformë.

Oerd Bylykbashi: Aq sa kam thënë, nuk ndryshon. Po të them këtë gjë, po e pranove do dëmtosh demokratët. Nëse për vetingun merr sistemin zgjedhor, mua më ke nga pas.

Lulzim Basha: Refuzoni cdo ide se na qenka ofruar pazar i ndarjes territoriale për vetingun se është një dëm që i bëhet demokratëve.

Oerd Bylykbashi: Po ndodhi kjo dëmtohen demokratët. Qëllimi im është që të frenoj Edi Ramën, që mos të vazhdojë këtë histori.

Pikërisht në këtë moment në debat ka ndërhyrë edhe Noka, një nga deputetët që ka dalë “me flamur” kundër Bashës pasi ky i fundit përjashtoi nga grupi parlamentar, liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në mbledhje, Noka tha edhe njëherë se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Por nuk u ndal këtu!

Sot kishte sërish përplasje në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar. Përveçse brenda, edhe jashtë para mediaveFlamur Noka nuk është kursyer me akuza. Ai ka zbuluar për mediat se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur mbrëmjen e djeshme qeverinë e Sali Berishës ‘llum’. Pasi zbuloi këtë detaj, edhe njëherë Noka kërkoi dorëheqjen e Bashës nga posti i kreut të PD-së. Por e gjitha është hedhur poshtë në një reagim zyrtar nga ana e zyrës së shtypit të Partisë Demokratike.

“Shqipëria nuk ka pasur në këto 30 vite demokraci një kundërshtar që ti thotë “llum” anëtarët e PD-së. Jam për dënuar poshtërimin që Basha i bëri anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke quajtur “llum”. As Nano as Rama nuk i kanë guxuar të konsiderojnë qeverinë e Berishës si “llum,”“-tha Noka.

Në një reagim zyrtar, pretendohet se përpjekur të kryhet një shtrembërim i së vërtetës që ndodhi gjatë diskutimit dhe se Basha nuk e ka përmendur kurrë termin e pretenduar nga Noka.

Përpjekje të dëshpëruara dhe fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje. Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalën llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës. Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij,”–thuhet në reagimin zyrtar.

Megjithatë ky nuk është debati i parë që ka përfshirë anëtarët e Partisë Demokratike, pasi vetëm pak javë më parë, ishte sërish Noka, i cili pretendoi se Basha i kishte cilësuar takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha si “anti-amerikane”. Duke bërë të njëjtin përkufizim edhe për një mbledhje të ngjashme të Kongresit të PD-së, por edhe në këtë rast, gjithçka u mohua zyrtarisht nga PD-ja. E gjithë “vorbulla” ka nisur pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës, që u shpall “non grata” nga DASH më 19 maj. Vendimi i Bashës ka ndarë në dy kampe deputetët duke nxitur edhe debate të forta në mbledhjet e tyre.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike debatet brenda pd flamur noka lulzim basha oerd bylykbashi debatet brenda pd flamur noka lulzim basha oerd bylykbashi

Sondazh

Poll
Politike 11 Tetor 2021, 11:42

TIRANË-Komisioni për Sigurinë Kombëtare u shoqërua ditën e sotme me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço. Depute...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet