Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
IRAK- Kryeministri i Irakut, Mustafa al-Kadhimi, i mbijetoi një atentati me dronë, që vunë në shënjestër rezidencën e tij të dielën herët në mëngjes. Autoritetet thanë se ai doli i padëmtuar nga ky sulm që paraqet një përshkallëzim mes tensionesh të nxitura nga refuzimi i milicive të mbështetura nga Irani, për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.
Dy zyrtarë irakianë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se shtatë nga rojat e sigurisë së kryeministrit al-Kadhimi u plagosën në sulmin me dy dronë të armatosur, që ndodhi në Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit. Ata folën në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të japin deklarata zyrtare.
“Unë jam mirë dhe në mesin e njerëzve të mi. Falë Zotit”, shkroi kryeministri në Twitter menjëherë pas sulmit. Ai bëri thirrje për qetësi dhe përmbajtje, “për hir të Irakut”.
Më vonë ai u shfaq në televizionin irakian, i ulur pas një tryeze dhe veshur me një këmishë të bardhë, në dukje i qetë. “Sulmet qyqare me raketa dhe dronë nuk ndërtojnë atdhe dhe nuk ndërtojnë një të ardhme”, tha ai.
Qeveria tha në një deklaratë, se një dron i ngarkuar me eksploziv u përpoq të godiste shtëpinë e al-Kadhimit. Banorët e Bagdadit dëgjuan një shpërthim të pasuar me të shtëna të forta armësh nga Zona e Gjelbër, ku ndodhen ambasadat e huaja dhe zyrat qeveritare.
Nuk pati asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësisë për sulmin, që ndodhi në mes të një përplasjeje midis forcave të sigurisë dhe milicive shiite pro-iraniane, mbështetësit e të cilëve kanë qëndruar jashtë Zonës së Gjelbër për gati një muaj, pasi refuzuan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të Irakut, në të cilat humbën rreth dy të tretat e vendeve në parlament.
Protestat u shndërruan në trazira vdekjeprurëse të premten kur demonstruesit u përpoqën të hynin në Zonën e Gjelbër. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës dhe plumba. Pati një shkëmbim zjarri në të cilin u vra një protestues i lidhur me milicitë. Dhjetëra pjesëtarë fë forcave të sigurisë u plagosën. Kryeministri Al-Khadimi urdhëroi një hetim për të përcaktuar se çfarë shkaktoi përleshjet dhe kush i shkeli urdhrat për të mos hapur zjarr.
Disa nga udhëheqësit e fraksioneve më të fuqishme të milicisë besnike ndaj Iranit fajësuan hapur kryeministrin al-Kadhimi për përleshjet e së premtes dhe vdekjen e protestuesit.
Al-Kadhimi, 54 vjeç, ishte shef i Shërbimit të zbulimit irakian përpara se të bëhej kryeministër në maj të vitit të kaluar. Ai konsiderohet nga milicitë si i afërt me Shtetet e Bashkuara dhe është përpjekur të balancojë aleancat e Irakut si me SHBA-në ashtu edhe me Iranin. Para zgjedhjeve, ai ishte mikpritës i disa raunde bisedimesh midis armiqve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite në Bagdad, në një përpjekje për të ulur tensionet.
Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin
“Ky akt i dukshëm terrorizmi, të cilin ne e dënojmë me forcë, ishte drejtuar në zemër të shtetit irakian“, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“Ne jemi në kontakt të ngushtë me forcat irakiane të sigurisë të ngarkuara me ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Irakut dhe kemi ofruar ndihmën tonë ndërsa ata hetojnë këtë sulm”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe të tjerë, i kanë vlerësuar zgjedhjet e 10 tetorit, të cilat ishin kryesisht të padhunshme dhe pa problemeve të mëdha teknike.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të shtunën se paketa historike 1 trilion dollarëshe e infrastrukturës që Kongresi e miratoi të premten, ...
SHBA- Mediumi amerikan CNN i ka kushtuar një artikull situatës në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht Bosnje&Herzegovinës. Në shkrimin e CNN bëhet m...
SKOCI- Fotot e mësipërme janë shkrepur nga protesta për ndryshimet klimatike që po mbahet në Glasgow në Skoci. Shumë persona janë mbledhur në këtë protestë, e c...
SHBA- Një grup kongresmenësh amerikanë i kërkuan presidentit amerikan të konsideronte vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor ...
BOSNJE&HERZEGOVINË- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të bëjë sot vizitën e tij të parë zyrtare në Bo...
SHBA- Të paktën tetë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga mes dyndjes së turmës gjatë natës së hapjes së festivalit muzikor Astroworld të premten n...
AFRIKË- Të paktën 99 persona humbën jetën të premten në kryeqytetin e Sierra Leones kur një cisternë karburanti shpërtheu pas një përplasjeje, sipas morgut...
KOSOVË– Një 15-vjeçare nga Mitrovica ka shkuar në spital për të lindur. Partneri i 15-vjeçares nuk është gjetur ende nga policia, ndërs...
Nga Anila HoxhaMësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij!Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka...
SHBA- Qendra Amerikane e Parashikimit të Motit Hapësinor (SWPC) monitoroi një seri shpërthimesh diellore që nisën të hënën e kaluar. Express shkruan se Dielli k...