LIVE UPDATES
Bota

“Fale se ka qenë i lodhur”! Incidenti me policin, Hoxha tregon telefonatën nga i ati

7 Nëntor 2021, 09:11 Nga DOSJA
“Fale se ka qenë i lodhur”! Incidenti me policin, Hoxha tregon

Nga Anila Hoxha

Mësojeni një polic se një gazetar një ditë do jetë aty për të treguar edhe historinë e tij!

Më shumë se kushdo telefonata e tim ati, njeriut që ka më shumë ndikim në jetën time më shtyu të ulem të shkruaj këto rreshta. “Fale se ka qenë i lodhur” – më tha dhe më pas më kritikoi ashpër për sjelljen.

Dhe u mundova të vesh këpucët e atij polici, të qëndroj me orë të zgjatura në mal e të kërkoj nën presionin se përse ngjarja nuk është zbardhur. Dhe megjithëse e kuptoj lodhjen e tij , kushtet e vështira në mal , prapë nuk e kuptoj armiqësinë ndaj një gazetari, që spo bënte asgjë tjetër vec detyrës dhe që ishte aty dhe për atë, mbasi do fliste për qytetin ku ai jeton e rrit fëmijët , sigurinë në shkolla , drogën, fenomenet e kriminalitetit dhe cdo problematikë tjetër. Ky gazetar kushdoqoftë shkruan për këtë polic, kur nuk i paguajnë orët shtesë, kur e keqpërdorin, për mos ngritjen e tij në detyrë dhe cdo gjë tjetër që i transmetohet publikut ashtu si abuzimin me cdo formë të pushtetit.

Këtu e 15 vjet më parë nëse do kisha qëndruar në pritje të produktit të zyrave të shtypit dhe nëse nuk do kisha kapërcyer fshehtas muret e një ndërtese së bashku me operatorin Besfort Kryeziu , duke shkelur ligjin dhe duke “ dhunuar “ një institucion, publiku nuk do ta kishte marrë vesh kurrë të vërtetën e fëmijëve të Policanit. Askush nuk do ta kishte mësuar të vërtetën e torturës përmes urisë të dhjetra fëmijëve që shteti deshi ti shpëtojë nga gjakmarrja e për këtë arsye ngriti një qendër, por që më pas njerëz të veshur me pushtet dhe natyrisht të korruptuar , zhvatën fonde e miliona lekë dhe fëmijët përfunduan “të ngujuar “nga mosushqyerja. Kjo shkelje e rregullave solli nxjerrjen në dritë të vërtetës e natyrisht zbulimin e një prej aferave më të mëdha korruptive , me zyrtarë të lartë që përfunduan para drejtësisë . Po , unë Anila Hoxha, mund tju numëroj ndër vite dhjetra raste të shkeljes së rregullave, nxehjes së qeverive që janë e pastaj ikin, mbasi isha duke bërë detyrën time me vetëm një qëllim , tregimin e të vërtetës me saktësi dhe prova , zbulimin e saj, ekspozimin e saj para qytetarëve. Sepse kjo është detyra ime. Unë jam gazetare dhe një gazetar sic pyet në formë retorike profesori Artan Fuga, nuk mund të bëjë “gazetari declarative” ku gazetari thjesht thjesht zgjat mikrofonin. Gazetari hulumton, kërkon, mbledh fakte, dyshon dhe ka mendje kritike duke ju përmbajtur parimeve të vërtetësisë dhe paanshmërisë , për tju dhënë përgjigje sipas parimeve të profesionit pyetjeve që në fund fare janë në shërbim të publikut dhe llogaridhënies. Detyra e një gazetari është të respektojë të vërtetën dhe ta mbrojë publikun duke e informuar me të vërteta që nuk janë të ëmbla, por të hidhura.

Si unë , gjatë misionit kanë vepruar gjatë karrierës së tyre e vazhdojnë ti shërbejnë publikut duke hulumtuar me profesionalizëm shumë e shumë kolegë të tjerë, që shtyhen, bullizohen , dhunohen në mos fizikisht në forma nga më të ndryshmet qoftë edhe sulme dixhitale duke rënë pre e arrogancës së pushtetit . Në shumë raste nëse nuk janë ndëshkuar ata , familja ka vuajtur largime nga puna apo derivate të saj. Nëse nuk do ju kisha rrëshqitur policëve të burgut shumë e shumë vite më parë , atëherë kur fëmijët mbaheshin së bashku me të rriturit në të njëjtin ambjent pranë 313, nuk do ishte mësuar abuzimi i njërit prej tyre, që më pas solli reflektim urgjent të shtetit që u finalizua me hapjen e institucionit të riedukimit për fëmijët në konflikt me ligjin ( Kavajë). Nëse sdo kisha hyrë fshehtas përmes një autoambulance teksa shpërthimet vijonin në Gërdec, ku përmes telefonit në transmetimin direkt me Sokol Ballën orientova ekipet e evakuimit për banorë që kërkonin ndihmë , publiku nuk do ta kishte parë kurrë atë bllokun e shënimeve që gjeta aty , ku kishte emra fëmijësh që demontonin municione e ngjitur emrave të tyre dita e punës me mëditje. U hetova mbasi shkela sekretin hetimor për dërgimin nën arrest shtëpiak por pa adresë të turkut Abduselam Turgut, i kërkuar nga gjermanët për 600 kilogramë heroinë . Ai ishte arratisur duke përfituar nga një vendimarrje e dyshimtë që u mbështet nga struktura policore që e dorëzuan trafikantin në një adresë pa adresë . Kam mëkatuar , kur mërzita dhe nuk lashë rehat të festonte Krishtlindjet qeveria, kur fëmijët e Aishe Pojanës ishin braktisur maleve të Baldushkut , ndonëse një zinxhir institucionesh duhet të kujdeseshin për të miturit me nënën në burg dhe babain e vrarë. Nxeha Ministrinë e Brendshme dhe cdo qeveri më konsideron “të padëshiruar”, si atëherë kur kryeheshin takime sensibilizuese për Lazaratin për të asgjësuar drogën dhe zyrat e shtypit premtonin se ishin në rrugë të mbarë, por , ‘e teprova’ duke sjellë për herë të parë faktin se toka në atë fshat nuk mjaftonte më dhe ndaj ata kishin mbjellë cannabis edhe në fuci të vendosura mbi cati. Dhe mund të vazhdoj me shembuj të pafundëm gjatë këtyre 23 vite karrierë mbi supe , të tilla si përpëlitja e Klodian Rashës në këmbët e një polici për të cilin u tha se i riu e qëlloi por në fakt kamerat tregonin përndjekjen e tij vetëm pse kishte shkelur orën policore. Ish drejtori i përgjithshëm i policisë disa herë Ard Veliu e ka qetësuar mërinë e tij mbasi shkruajta për keqpërdorimin e policisë , duke marrë hak tek familjarët e mi. Por sic thoshte Indro Montanelli, padroni i atij që zgjedh gazetarinë është lexuesi , ndaj edhe unë jam e qartë se i shërbej publikut dhe të vërtetës dhe se sa kohë nuk i shërbej cdo forme propagande , do kem përballë arrogancë njerëzish të veshur me pushtet dhe mospëlqimin e tyre. Derisa u vjen koha dhe ikin .

Më vijnë në mend dhjetra raste të kolegëve, të tilla si Julian Kasapi, i cili nëse nuk do ta kishte kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin , për të përfunduar në Siri , autoritetet do zgjoheshin vonë dhe sytë e fëmijëve në hicin e atyre kampeve, sdo ti kishim parë. Kujtoj shkeljet që ka bërë Eldri Buli , një gazetar emblemë i cili me durim dhe profesionalizëm nxorri në dritë për publikun skandale të forta. Flamur Vezaj që shkeli pafund sekretet hetimore dhe ekspozoi një gjyqësor të kalbur , Dashamir Bicaku,Irena Shabani, Ardita Bala, Gerti Xhaja , Artan Hoxha , Klodiana Lala dhe Lindita Cela e shumë e shumë kolegë të tjerë që përditë raportojnë me këmbëngulje në misionin e tyre si watchdogë të demokracisë.

Për të ardhur tek e shtuna e incidentit, meqënëse gjendesha mbas Malit të Dajtit për të raportuar për një krim me shumë të pathëna. Zyrtarisht për këtë krim të rëndë nëse do i përmbahesha vetëm qëndrimit zyrtar, publiku do kishte vetëm një varg inicialesh dhe do ndihej sikur lexonte alfabetin. Dhe se kishte dëgjuar e parë asnjë nga detajet që kam transmetuar përgjatë këtyre ditëve në Top Channel, si zbulimi i një parcele me drogë teksa në male kërkohej trupi i viktimës, fakti që një i shumë kërkuar si trafikant u zbulua rastësisht mbasi u thirr për të dhënë deklaratë për zhdukjen, fakti që ndërkohë ai kishte vijuar aktivitetin e tij kriminal. Dhe gjendesha aty , në atë mal si cdo koleg tjetër, dhe ende nuk e kisha kaluar shiritin kur një agjent krimesh që nuk duhet të ishte pranë shiritit por 20 minuta larg tij në vendin e krimit , shtyu operatorin e A2 CNN Endrit Aga dhe për pasojë së bashku me të u rrëzova dhe unë. Vendngjarja ishte 20 minuta larg me këmbë, pra 20 minuta larg atij shiriti. Nuk kishte asnjë situatë , asnjë incident , ishte një sjellje tipike e një shtetasi me uniformë dhe me pushtet, që e besdiste prania e medias, puna e gazetarit. Ajo nuk ishte një sjellje polici , ai nuk ishte një polic. Ky person megjithë terrenin e vështirë dhe humnerën në krahun ku ne gjendeshim, pa teklif bëri atë që kishte orë që po e bënte, shtynte gazetarë e sillej keq me ta. Ky person dhe kolegët e tij patën kohën në dispozicion aty në mal , që të kërkonte falje , sepse rrezikoi jetë njerëzish që sakaq nuk po bënin asgjë tjetër vec detyrës , por nuk e bëri. Dhe e gjitha kjo tregon një histori që përsëritet, tregon një mënyrë të vepruari e të përhershme të policisë ndaj gazetarëve që janë duke bërë detyrën. Vendgjarjet nuk i prish gazetari që sipas kësaj mendësie hermetike nuk duhet ti fusë hundët ku është shteti, por i prishin zyrtarët e policisë që parakalojnë brenda shiritëve , që kamerat ti filmojnë sikur veprojnë e marrin masa , që pijnë cigare dhe shkelin me këpucë vendngjarjen ndonëse abetarja mbi një skenë krimi thotë “ ajo ju përket vetëm kriminalistëve” .

Të shtunën policia tregoi edhe njëherë se lë për të dëshiruar në raportin e saj me median, me pubikun dhe qytetarin, sic ka vepruar edhe herë të tjera, duke nisur nga konferencat për shtyp kur s’lejojnë të bësh pyetje, sic ndodhi në Elbasan . Dhe mua më shqetëson prej ditës se kaluar vetëm një pyetje, kur një polic flak një gazetar përpara kamerave, cfarë bën ky polic, si sillet ky polic kur shoqëron një qytetar , kur e hipën në makinë, kur i lidh prangat , kur e con në ambjentet e izolimit???

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anila hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet