LIVE UPDATES
Bota

‘Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor’, Varhelyi mbërrin të mërkurë

30 Prill 2021, 13:42 Nga DOSJA
‘Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për

KOSOVË– Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, lidhur me vaksinat e para COVID-19 të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian të cilat do të arrijnë në rajon.

Siç është njoftuar nga Komisioni Evropian dhe Austria në 20 Prill, në total 651,000 doza Pfizer/BioNTech do të dorëzohen në rajon brenda javës nga fillimi i muajit maj deri në gusht.

Sipas Telegrafit, këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit, për të siguruar që të gjithë punonjësit mjekësorë të vijës së parë dhe disa nga grupet më të prekshme të inokulohen, transmeton Telegrafi.

 “Unë jam duke udhëtuar në Ballkanin Perëndimor për të dhënë një mesazh të qartë: Ne interesohemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punonjësit e tyre të kujdesit shëndetësor dhe më të prekshmit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të siguruar mbështetje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Më të fortë së bashku!”.– tha Varhelyi

Vaksinat financohen nga paketa 70 milionë euro e miratuar nga Komisioni në muajin dhjetor të 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të BE-së për blerjen paraprake për partnerët e Ballkanit Perëndimor. Austria ka lehtësuar ndarjen e këtyre vaksinave të financuara nga BE-ja përmes marrëveshjeve ligjore me prodhuesin dhe secilin partner të Ballkanit Perëndimor. Shpërndarja e përgjithshme midis vendeve bazohet në nevojat epidemiologjike.

Komisioneri Varhelyi do të fillojë vizitën në rajon të hënën pasdite në Serbi, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut të martën dhe më pas Shqipëria dhe Kosova të mërkurën. Ndërsa është në rajon, ai do të diskutojë me autoritetet rreth përgjigjes ndaj pandemisë si dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.

Kujtojmë se BE-ja ka vepruar me vendosmëri që nga fillimi i krizës, duke mobilizuar një paketë prej 3.3 miliardë eurove për të ndihmuar rajonin të adresojë krizën e menjëhershme shëndetësore, të zbutë ndikimin socio-ekonomik dhe të sigurojë rimëkëmbjen afatgjatë.

Përmes kësaj pakete, pajisjet jetike të tilla si maska, ventilator, automjete të ambulancës, komplete testimi dhe ngrirje janë dorëzuar për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Janë lehtësuar masa të forta për të zbutur krizën socio-ekonomike. Paketa tani do të nxisë gjithashtu fushatat e vaksinimit. Kjo është një shprehje e qartë e solidaritetit evropian me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor.

Kohët e fundit, Komisioni vendosi në tryezë një Plan Ekonomik dhe të Investimeve që mund të mobilizojë deri në 28 miliardë euro në grante, garanci dhe hua preferenciale për të nxitur rimëkëmbjen afatgjatë të Ballkanit Perëndimor dhe konvergjencën me BE-në.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora biontech/pfizer olivér várhelyi vaksinimi ne kosove biontech/pfizer olivér várhelyi vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj