Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Amaneti që i la Visarjon Xhuvani Viktor Martinit, në oborrin e burgut të Burrelit. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, një ndër të burgosurit politik si intelektual i shquar i kohës, po e ngarkonte të riun 18-vjeçar, me misionin për të rrëfyer krimet e komunizmit, brenda birucave të Burrelit
Viktor Martini ishte i mitur kur u arrestua nga diktatura komuniste, me akuzën për tentativë arratisje. Ishte i katërti prej vëllezërve të familjes Martini, të gjithë në burg. Ishte viti 1956 kur u arrestua Viktori, dhe ishte vetëm 16 vjeç. Ishte më i vogli në djemtë e familjes Martini, dhe i erdhi radha të fundit për burgosje, me akuzën për tentativë arratisje. Ndërkohë, i ati kishte vdekur në burgun e Burrelit. Viktor Martini u arrestua në Shkodër, ku dhe kaloi disa kohë si i burgosur, më pas, u transferua në burgun e Rinasit, dhe në moshën 18-vjeçare, u transferua në burgun e Burrelit, atje ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë, që regjimi komunist i kishte shpallur armiq të popullit. Natyrisht që burgu është një ndër “ëndrrat” më të këqija të jetës së tij, por atje ka diçka pozitive për të kujtuar, dhe e thotë me shumë krenari, dijet e mirësinë që mori nga ata intelektualë shqiptarë që u dënuan padrejtësisht nga regjimi komunist. “Nëpërmjet nji akuze false, më arrestuen për tentativë arratisjeje, dhe më dënuen me 7 vjet burg. Por kjo fatkeqësi më krijoi mundësinë të bashkohem me atë pjesë krenare të kombit, prej të cilëve mora mësimet e para intelektuale e morale. Njeni nga këta mësues asht Fisniku i pashoq, intelektuali e i papërkuluni Ali Mena. Kanë kalu 60 vite, por falenderoj Zotin që më ka ruejtun memorien të freskët. Jo vetëm për mos me i harru këta heronj, por dhe për t’ia ba të njohun pjesës ma të randësishme, rinisë shqiptare, të cilët nuk kanë pasë rastin të ndigjojnë historitë e antikomunistëve”, rrëfen Viktor Martini, në intervistën e dhënë për Dritan Kolgjinin, pak kohë më parë.
Një ndër detajet më interesante të jetës së Viktor Martinit në burg, është amaneti që i ka lënë Visarjon Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, në oborrin e burgut të Burrelit.
“Unë ndihem tepër i kënaqun që po kryej nji amanet që me la Visarjon Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, kur në oborrin e burgut të Burrelit me tha: “Në emën të Zotit, të ngarkoj të jesh dëshmitar i vuejtjeve të tona, kur nji ditë ne s’kemi për të qenë.” Isha 18 vjeçar e unë do vazhdoj të jem dëshmitari i vuejtjeve të njerëzve të ndershëm, që sakrifikuen për lirinë e dinjitetin e popullit shqiptar”, rrëfen Viktor Martini, në intervistën dhënë Dritan Kolgjinit, botuar në gazetën Dielli, në mars të vitit 2015.
(Marrë nga Kujto.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Ajo është padyshim një nga personazhet më të thjeshtë dhe të sinqertë të skenës, me fansat i tregon të gjitha dhe ata e adhurojnë për këtë gjë.Pas lindjes së va...
ITALI- Në koncertin magjik që grupi Metallica dhanë në San Siro të Milano-s, shiu nuk pushoi, por askush nuk u largua nga skena.Momenti komik i gjithë performan...
TIRANË– Teksa Oriola Marashi po shijon suksesin e saj si modele ndërkombëtare për brandin “Guess”, fansat kanë akuzuar Trejsi Sejdinin se po kopjon O...
Këngëtari, aktori dhe komediani i preferuar i publikut u nda nga jeta ditën e sotme. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Costa Del Sol, në Spanjë.Vdekja e t...
TIRANË– Aktorja, Anna Lika është gjithmonë në qendër të vëmendjes, për karakterin e saj pa komplekse, duke folur hapur rreth çdo teme. E ftuar në em...
ZVICËR– Pas arrestimit të Loredana Zefit për vjedhjen e 900 mijë frangave, doli në pah dhe skema e mashtrimit dhe shfrytëzimi i emrit të avokatit të njohur...
TIRANË– Këngëtarja dhe moderatorja, Eneda Tarifa është pritur me gjitha dashurinë e botës në shtëpi, kur e bija e ka surprizuar me një kartolinë ku i...
Kim Kardashian dhe Kanye West janë në pritje të fëmijës së katërt. Sipas burimeve edhe ky fëmijë do të vijë në jetë nëpërmjet një nëne zëvëndësuese dhe është nj...
KOSOVË– Deputeti kosovar, Labinot Tahiri është ndër ata që kanë reaguar në mbrojtje të çeshtjes ‘Mashtrimi i Loredanës’, që ka ‘vluar’ në medie gjit...
Alban Skënderaj po shijon pushimet me familjen e tij në një vend përrallor. Bashkë me Miriamin dhe vajzën e tij, duket se çifti po kalojnë ditët më të bu...