Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Sport
Në Angli zbresin “peshat e rënda”, gjysmëfinalja Itali-Spanjë, sfida ku nuk ka favoritë
6 Korrik 2021, 12:59Nga DOSJA
ANGLI-Itali-Spanjë, një sfidë e pafund, një ndeshje që mishëron një histori sportive të bërë nga rivaliteti i përjetshëm dhe përballjet që kanë shkruar një pjesë të historisë së futbollit ndërkombëtar. Sot, në “Wembley”, të dy ekipet kombëtare rikthehen për të luajtur një biletë për në finalen e 11 korrikut. Të kaltrit e Mancinit janë të favorizuar në letër, megjithatë fusha do të tregojë se kush vlen më shumë.
Kombëtarja italiane vazhdon serinë e saj të rezultateve pozitive: me suksesin kundër Austrisë, të kaltrit arritën 32 ndeshje pa provuar shijen e humbjes,ndërsa Spanja përfaqëson ekipin që ka shënuar më tepër gola në këtë edicion. Gjithashtu në raundin e 1/8-tave të Euro 2020 një tjetër rekord historik u regjistrua për ekipin italian, duke tejkaluar 1,143 minuta pa pësuar gol por që u ndërpre kur Belgjika shënoi me Lukakun në atë sfidë të humbur me shifrat 2-1.
Mancini ka humbur Leonardo Spinazzola-n, që konsiderohej edhe si mbrojtësi i majtë më i mirë i kampionatit, ndërsa te “la furia roja” në dyshim mbetet Pablo Sarabia. Italia kryeson 4-1 në 10 sfidat kompetitive ndërmjet këtyre dy vendeve, ndërkaq duke shtuar edhe ndeshjet miqësore statistikat janë krejtësisht të barabarta me nga 11 fitore dhe 15 barazime në 37 takimet ndërmjet tyre. Gjysmafinalja e parë e këtij evropiani Itali – Spanjë sic dihet do të luhet në “Wembley” në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga kryesori gjerman Felix Brych.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI – Holandezi Danny Makkelie do të jetë gjyqtari i gjysmëfinales së dytë të “Euro2020”, midis Anglisë dhe Danimarkës, e planifikuar për ‘u zhvilluar, ...
ITALI – Mungesa e belgut Dries Mertens, pas operacionit në shpatullën e tij të majtë, pritet të jetë më e gjatë nga sa pritej.Sulmuesi i Napolit do të humbasë d...
FRANCE – Kapiteni legjendar i “los blancos” Sergio Ramos, mund të kosiderohet përfundimisht lojtar i Paris SG-it. Ai është larguar nga Real Madridi si lojtar i ...
MIAMI-Paulo Dybala vazhdon të qëndrojë në Miami, ku ai është me pushime së bashku me mikun e tij Paul Pogba. Të dy luajtën te Juventus në sezonin 2015/16, por q...
ITALI – Gennaro Gattuso ka thyer heshtjen e tij, pasi u largua nga Fiorentina, 23 ditë pasi u emërua trajner, për shkak të mosmarrëveshjeve me menaxhimin e klub...
AUSTRALI – Organizatorët e Grand Prix të Australisë (AGPC), në bashkëpunim me qeverinë e këtij vendi, njoftuan sot që gara në Formula 1 për sezonin 2021 është a...
BRAZIL – Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e “Copa America”. Në stadiumin olimpik “Nilton Santos” të Rio de Janeiros...
ANGLI – Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar se stadiumet e futbollit nga 19 korriku do të jenë të hapura dhe nuk do të kenë kufizime të kap...
FRANCE – Në ditët në vijim, gjërat duket se do të ndryshojnë te skuadra pariziene. E ardhmja e portierit Keylor Navas mund të ndryshojë, kur Paris SG të k...