LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon rregullorja për politikat e shpërblimit të drejtuesve dhe stafeve të bankave

15 Prill 2022, 06:01 Nga DOSJA
Ndryshon rregullorja për politikat e shpërblimit të drejtuesve

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e fundit disa ndryshime në rregulloren “Mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimin e administratorëve të tyre”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndryshimet synojnë përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit rregullativ dhe mbikëqyrës të drejtimit të përgjegjshëm dhe efektiv të bankave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndryshimet në rregulloren në fuqi dhe parashikimet në udhëzuesin e ri, sigurojnë detajimin e kërkesave dhe rregullave bazë për përmirësimin e drejtimit të brendshëm dhe efektiv në bankat dhe degët e bankave të huaja, nëpërmjet ngritjes së strukturave të duhura, përshtatshmërisë individuale dhe kolektive të anëtarëve të organeve drejtuese, hartimit të politikave (përfshirë dhe politikat e shpërblimit), krijimit të komiteteve dhe përcaktimit të roleve dhe përgjegjësive për secilin komitet, krijimin e kulturës së drejtimit dhe kulturës së rrezikut, si dhe krijimin e një kuadri të duhur të oreksit dhe tolerancës ndaj rrezikut, etj.

Gjithashtu, ndryshimet përcaktojnë një kuadër më të detajuar lidhur me politikat e shpërblimit të ndjekur nga bankat tregtare në Shqipëri.

Politikat e shpërblimit duhet të përmbajnë elementë si objektivat e performancës së bankës, sipas fushave të veprimtarisë dhe të biznesit, si dhe për punonjësit, metodat e vlerësimit të performancës, duke përfshirë dhe kriteret e vlerësimit të performancës, si edhe elementet e ndryshueshëm të shpërblimit.

Ndryshimet në rregullore përcaktojnë se stafi, i cili ushtron funksionet e kontrollit, duhet të ketë politika shpërblimi të pavarura nga njësitë e biznesit që kontrollon dhe që nuk duhet të lidhen me performancën e realizimit të objektivave të biznesit. Politikat dhe praktikat e shpërblimit duhet të jenë transparente për stafin, për sa u përket elementeve përbërës dhe kriteret e përfitimit të tyre.

Këshilli drejtues mund të vendosë shpërblimet mbi bazën e elementeve të pandryshueshëm dhe të ndryshueshëm. Raporti midis elementit të pandryshueshëm dhe atij të ndryshueshëm, në totalin e shpërblimit mund të ndryshojë sipas kategorive të personelit të bankës.

Elementi i pandryshueshëm i shpërblimit përfaqëson pjesën më të lartë në totalin e shpërblimit, me qëllim që të lejojë funksionimin e politikave elastike për elementin e ndryshueshëm në shpërblim, duke përfshirë edhe mundësinë e mospagimit të tij. Elementi i pandryshueshëm është i përhershëm, i paracaktuar dhe i pakthyeshëm.

Elementi i ndryshueshëm përcaktohet në varësi të situatës financiare të bankës, performancës së përgjithshme të saj dhe performancës së njësive individuale të biznesit. Ky element mund të zbatohet për një kategori të caktuar të stafit, të identifikuar nga banka.

Elementi i ndryshueshëm mund të jepet në disa forma (për shembull, bonuse, aksione, etj.) dhe zvogëlohet në rastet kur banka ka performancë financiare negative, ose hiqet në rastet kur ajo rezulton me humbje.

Elementi i ndryshueshëm mund të paguhet paraprakisht, ose i shtyrë në kohë. Pagesa të shtyra në kohë janë marrëveshje, në bazë të së cilës një pjesë e shpërblimit të ndryshueshëm, e cila mund të jetë në cash ose instrumente, i akordohet punonjësit, por pagesa bëhet pas një periudhe disavjeçare, jo më pak se 3 vjet.

Rregullimi i elementeve të ndryshueshëm të shpërblimit, pasi ai të jepet (ex- post), duhet të sigurojë që të gjithë anëtarët e stafit janë shpërblyer bazuar në një performancë të qëndrueshme për periudhën afatgjatë, si rezultat i vendimeve të marra në të kaluarën.

Banka mund të kryejë rregullimin ex-post nëpërmjet mekanizmave të tillë si malus, një marrëveshje që i lejon bankës të ulë vlerën e të gjithë shpërblimit të ndryshueshëm të shtyrë ose të një pjese të tij, bazuar mbi rregullimet ex-post të rrezikut, ose clawback, një marrëveshje sipas së cilës punonjësi është i detyruar të kthejë një shumë të shpërblimit të ndryshueshëm, që i është paguar në të kaluarën, në rrethana të përcaktuara qartë.

Bankat duhet të përfshijnë ndikimin e shpërblimit të ndryshueshëm në planifikimin e kapitalit dhe të likuidititetit, si dhe në procesin e vlerësimit të brendshëm të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Këshilli Drejtues i bankës duhet të rishikojë periodikisht politikat dhe praktikat e shpërblimit, me qëllim që të pasqyrojë në to ndryshimin e situatës financiare, në të cilën ndodhet banka dhe është përgjegjës për zbatimin e saj. Ky rishikim duhet të kryhet të paktën një herë në vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndryshimet në rregullore sigurojnë përshtatshmërinë me kërkesat e parashikuara në udhëzuesit e Autoritetit Bankar Evropian, të Bordit të Stabilitetit Financiar, të Korporatës Ndërkombëtare Financiare, etj. lidhur me drejtimin e brendshëm të institucioneve të kredidhënies./Monitor

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi banka banka

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë