LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më të ulët që në janar

14 Prill 2022, 05:44 Nga DOSJA
Euro bie poshtë nivelit të 121 lekëve, arrin nivelin më

Leku po vijon edhe këtë javë të fitojë gradualisht terren ndaj Euros në kursin e këmbimit valutor. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro zbriti përsëri poshtë nivelit të 121 lekëve dhe u këmbye me 120.98 lekë. Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit Euro/Lek që prej fundit të muajit janar. Kursi i këmbimit së Euros jo vetëm që e ka tejkaluar goditjen që mori në fillim të muajit mars, por tashmë po u afrohet sërish niveleve rekord që shënoi në fund të vitit 2021, kur preku vlerat më të ulëta të 14 viteve të fundit. Agjentët e tregut e shpjegojnë nënçmimin e euros kryesisht me ofertën konstante dhe kërkesën e pakët të tregut për monedhën europiane. Në muajt e fundit, subjekti që ka sjellë rritjen kryesore të kërkesës në kursin e këmbimit valutor është grupi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSHEE), për nevoja të blerjes së energjisë elektrike.

Një efekt i tillë u ndie i fortë në fillim të muajit mars, kur kërkesa e lartë e OSHEE solli një panik të përkohshëm dhe forcim të shpejtë të Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Kursi i euros u rrit në harkun e një jave me pothuajse 5% dhe arriti sipër nivelit të 127 lekëve. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë më datë 8 mars, nëpërmjet shitjes së valutës, që mbiçmimi i euros të frenohej dhe të kthehej gradualisht në nivelet e mëparshme. Burime nga tregu shpjegojnë se OSHEE i ka mbyllur blerjet e valutës për tremujorin në vazhdim dhe nuk pritet një ndikim i madh i këtij subjekti në të ardhmen e afërt. Në mungesë të faktorit OSHEE, agjentët shprehen se në treg nuk ka ndonjë kërkesë të ndjeshme për euro, çka e shpjegon rënien graduale të kursit të monedhës europiane. Një faktor tjetër që në teori mund ta ketë mbështetur forcimin e pozitave të lekut është rritja e normës bazë të interesit të lekut nga Banka e Shqipërisë. Më datë 23 mars, Këshilli Mbikëqyrës e rrit normën bazë me gjysmë pikë përqindje prej nivelit minimal historik 0.5% në 1%.

Rritja e normës bazë përfaqëson një lëvizje që rrit çmimin e monedhës vendase, shtrëngon ofertën e saj dhe njëkohësisht tenton t’i bëjë më atraktive kursimet në lekë. Megjithatë, deri tani ekspertët shprehen se nuk vërehet ndonjë ndikim i dukshëm i kësaj lëvizjeje në drejtim të rritjes së kërkesës për lekë dhe zhvendosjes së kursimeve drejt monedhës vendase. Në fakt, kursi i këmbimit të lekut po shfaq një tendencë deri diku suprizuese, duke pasur parasysh faktorët fondamentalë që zakonisht përcaktojnë ecurinë e tij. Që prej tremujorit të fundit të vitit të kaluar, shtrenjtimi i mallrave të importit ka ushtruar një trysni në rritje mbi deficitin e llogarisë korente. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korente në tremujorin IV 2021 u zgjerua me 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me gati pesë herë krahasuar me tremujorin paraardhës. Efektin kryesor e dha rritja e deficitit tregtar në mallra. Flukset hyrëse në llogarinë financiare, të lidhura kryesisht me rritjen e investimeve e huaja direkte, ishin larg balancimit të plotë të shtesës së deficitit të llogarisë korente.

E pavarësisht kësaj, kursi i këmbimit të euros në fund të vitit të kaluar preku nivelet më të ulëta në 14 vjet, në nivelin e 120.36 lekëve. Në një moment kur ekonomia po përballet me nivele shumë të larta të inflacionit të importuar, mbiçmimi i Lekut ka efekt pozitiv në drejtim të amortizimit të pjesshëm të shtrenjtimit të mallrave të importit./ MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi euro leku euro leku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet