LIVE UPDATES
Bota

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit Donfried në Shkup: Maqedonia e Veriut është në BE

28 Prill 2022, 20:06 Nga DOSJA
Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit Donfried në Shkup: Maqedonia e

SHKUP- Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë shkoi të enjten për vizitë në Maqedoninë e Veriut për të sinjalizuar mbështetjen e fuqishme amerikane mbi anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu mirënjohje për angazhimin e Shkupit në kuadër të nismave për Ukrainën. Zyrtarët qeveritarë amerikanë dhe maqedonas do të takohen më 2 qershor në Uashington për thellimin e dialogut srategjik midis dy vendeve.

Në vizitën e parë zyrtare në Shkup si Ndihmës-Sekretare amerikane për çështjet Evropiane dhe Euroziatike, Karen Donfried theksoi mbështejen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, teksa shprehu mirënjohje për rolin e këtij vendi ballkanik në kuadër të NATO-s dhe për mbështetjen lidhur me Ukrainën.

Zonja Donfired e shoqëruar edhe nga zëvendësi i saj Gabriel Escobar dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit kanë këshilluar anëtaren më të re të Aleancës Veriatlantike që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me vendet e rajonit për ngritjen e demokracisë dhe qëndrueshmërisë rajonale.

“Ju jeni duke mbrojtur parimet e demokracisë dhe rregullin e mbështetur tek ligjet duke qëndruar krah nesh dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetje të popullit të Ukrainës dhe të drejtës së tyre për përcaktimin e ardhmërisë së tyre”.

SHBA e urojnë Maqedoninë e Veriut për zotimet e vazhduara kundrejt së ardhmes euro-atlantike.

“Ne mbështesim fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojmë të shohim Bashkimin Evropian të mbajë konferencat ndërqeveritare me MV dhe Shqipërinë sa më parë që të jetë e mundur”, theksoi ajo.

Ju jeni vonuar për një kohë te gjatë. Maqedonia e Veriut ka bërë punë të rëndësishme dhe ka bërë reformat e nevojshme dhe meriton të përparojë sa më shpejtë. E kemi thënë më parë dhe do ta themi sërish: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo..

Ndihmës-Sekretarja amerikane tha se pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE do te sjellë qëndrueshmëri në të gjithë Ballkanit dhe mirëqenie më të madhe në Evropë. Ajo tha se SHBA e çmojnë rolin e Maqedonisë së Veriut në Troikën e OSBE-së dhe presin marrjen e drejtimit të radhës nga Maqedonia e Veriut të organizatës në vitin 2023.

Zonja Donfried tha se kjo është kohë sfidash por dhe mundësishë dhe se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar vullnetin për demokraci dhe të drejtat e njeriut ndërsa theksoi shpresat se me vendet tjera partnere të cilat kultivojnë vlerat e njejta do ta drejtojë me sukses Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë vitin që vjen.

“Vazhdoni ritmin e reformave, ka punë për t’u bërë por Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se di t’iu bëjë ballë sfidave”, tha zyrtarja amerikane.

Autoritetet qeveritare maqedonase kanë theksuar përqendrimin tek standardi jetësor i qytetarëve të vendit dhe kapërcimi i krizës ekonomike dhe i pasojave që vijnë nga kriza energjetike globale, dhe ajo ushtarake në Ukrainë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur në takim se qeveria e tij do të vazhdojë t’u përkushtohet zgjidhjeve të të gjitha çështjeve të hapura duke aluduar në marrëdhëniet me Bullgarinë. Ai ka shtuar se kjo do të bëhet duke respektuar vlerat evropiane dhe qasjen me dinjitet në bisedime.

Qeveria në Shkup shpreh mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen amerikane që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Në takimin me zyrtarët amerikanë të Departamentit te Shteit është rënë dakord për forcimin e partneritetit amerikano-maqedonas nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Zonja Donfried pret vazhdimin e diskutimeve të thelluara midis autoriteteve të të dy vendeve lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, energjinë dhe në ndarjen e informatave. Ndalesa e radhës e Ndihmës-Sekretares Donfried është Tirana.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni karen donfried karen donfried

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet