LIVE UPDATES
Bota

Abazoviç në krye të Qeverisë së re të Malit të Zi (Urimet dhe Zhvillimet)

28 Prill 2022, 19:45 Nga DOSJA
Abazoviç në krye të Qeverisë së re të Malit

MALI I ZI- Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviç, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt. Shumica e re parlamentare, e cila votoi për Qeverinë, më herët zgjodhi Danijela Gjuroviçin për kryetare të Parlamentit, e cila zhbllokoi punën e legjislativit pas gati tre muajsh.

Për zgjedhjen e Qeverisë votuan 45 deputetë nga gjithsej 81 sa janë në Parlamentin malazias, ndërsa 3 përfaqësues të socialdemokratëve ishin kundër. Për kabinetin e Abazoviqit votuan 16 deputetë të partive që përbëjnë Qeverinë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste pro-Serbe (SNP), Partia Socialdemokrate (SDP) dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe 29 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Millo Gjukanoviqit, i cili nuk ka përfaqësues në Qeveri.

Qëllimi i Qeverisë së re është të zhbllokojë procesin e integrimit evropian të Malit të Zi dhe zgjedhjen e pozitave udhëheqëse në Gjyqësor, theksoi kryeministri Abazoviq. Në seancë nuk morën pjesë deputetë nga Fronti Demokratik Pro-Serb dhe Demokratët, të cilët kundërshtojnë fuqishëm Qeverinë e pakicës të mbështetur nga DPS-ja.

Këto parti, së bashku me lëvizjen URA të Abazoviqit dhe SNP-në, kanë qenë në pushtet që nga zgjedhjet e gushtit 2020, kur pas tri dekadash e zhvendosën DPS-në në opozitë. Një vit e gjysmë pas zgjedhjeve, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, ajo shumicë parlamentare u shpërbë dhe anëtari më i vogël i saj, partia URA e Abazoviçit, hyri në procesin e formimit të një qeverie të pakicës me mbështetjen e DPS-së së Gjukanoviçit.

Prandaj, Fronti Demokratik dhe Demokratët e akuzojnë Abazoviqin se ka tradhtuar vullnetin elektoral të qytetarëve dhe kërkojnë zgjedhje të reja. Abazoviç tha në fjalimin e tij të enjten se ai dëshiron të bashkojë fraksionet kundërshtare të Malit të Zi nën një vizion të “një kombi demokratik, pa korrupsion dhe ekonomikisht të begatë që do të bëhet pjesë e BE-së 27-anëtare”

“Ne kemi një mundësi përpara nesh që nuk duhet ta humbasim”, tha Abazoviq. “E ardhmja jonë është evropiane”.

Pak minuta pas zgjedhjes së Abazoviçit ka reaguar shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Në një deklaratë në Twitter, Borell e uroi zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Presim me padurim punën tonë të përbashkët për përparim në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besueshëm, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, ka shkruar Borell.

Edhe kryeministri i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka përshëndetur zgjedhjen e Abazoviqit në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

Prioritetet e Qeverisë së Abazoviçit

Duke prezantuar programin e Qeverisë, Abazoviç tha se ai do të bazohet në sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa lufta kundër korrupsionit, investimet e qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian (BE) dhe mbrojtja e mjedisit do të jenë fushat kryesore të veprimit.

Ai tha, gjithashtu, se me largimin e DPS-së së Gjukanoviqit nga pushteti në zgjedhjet e gushtit 2020, Mali i Zi hyri në një fazë të re zhvillimi, duke deklaruar se qeveria e mëparshme, ekzekutive dhe legjislative, nuk arriti të përmbushte qëllimet e pritura.

“Qeveria e mëparshme dhe Parlamenti nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe kjo është një nga arsyet pse reformat e nevojshme politike dhe sociale kanë ngecur për një kohë të gjatë. Zgjidhja e çështjeve të hapura që kanë bllokuar rrugën evropiane të Malit të Zi dhe proceset e tjera reformuese do të jenë fokusi i punës së qeverive të reja”, tha ai.

Prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë

Abazoviç tha se prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi përcaktohen me Kushtetutë dhe theksoi nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ruajtjen e besueshmërisë së Malit të Zi në NATO.

“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, të cilin qeveria e mëparshme e ka dënuar tashmë dhe është zotuar të respektojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka shkaktuar zhvillime të trazuara gjeopolitike. Pavarësisht këtyre sfidave dhe gjenerimit të krizave të reja, Malit të Zi i janë hapur perspektiva të reja për t’u anëtarësuar në BE”, tha ai.

Prioritetet e Qeverisë së tij përfshijnë reformën e shërbimit të sigurisë dhe reformën zgjedhore. Ai tha se Qeveria do të punojë në mbrojtjen e standardeve dhe në këtë kontekst edhe rritjen e pensioneve dhe përfitimeve sociale. Instrument kyç për luftën kundër korrupsionit është miratimi i Ligjit për shqyrtimin e prejardhjes së pasurisë, të cilin, siç tha Abazoviq, do ta dorëzojë në Kuvend me procedurë urgjente.

Çështje të diskutueshme

Tri temat për të cilat palët në përbërje të Qeverisë kanë negociuar më së shumti janë regjistrimi i popullsisë, nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe iniciativa rajonale Ballkani i Hapur (Open Balkan). Në ekspoze, Abazoviq ka komentuar shkurt për këto tema.

Ai tha se Ligji për regjistrimin e popullsisë është duke u planifikuar në përputhje me standardet evropiane. Kjo çështje shkakton tensione në Mal të Zi, sepse për një pjesë të opinionit politik nuk është çështje statistikore, por çështje të regjistrimit kombëtar dhe fetar.

Ndër prioritetet e programit të qeverisë së re është rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me bashkësitë fetare në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi. Me marrëveshjen bazë, shteti i Malit të Zi duhet të saktësojë marrëdhëniet pronësore-juridike me kishën ortodokse serbe.

Edhe pse nuk e ka përmendur konkretisht Ballkanin e Hapur, Abazoviq ka thënë se Qeveria do të merret me shqyrtimin e iniciativave rajonale në kuadër të qëllimit kyç – anëtarësimit më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Partitë pro-malazeze janë kundër Iniciativës për Ballkanin e Hapur, e cila e konsideron atë pjesë të projektit të “botës serbe”, qeverisë aktuale në Serbi.

Kush e përbën Qeverinë e pakicës?

Qeveria e pakicës përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve.

Kabineti i ka 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol.

Abazoviqi ka mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Ai, po ashtu, ka mbështetjen parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të presidentit malazez, Millo Gjukanoviq, por pa pjesëmarrjen e saj. Katër pozitat e zëvendëskryeministrave u janë ndarë partive që përbëjnë Qeverinë e re. URA e Abazoviqit udhëheq pesë ministri, përfshirë edhe atë të Punëve të Brendshme, me në krye Filip Axhiqin.

Ministria e Çështjeve Evropiane udhëhiqet nga Jovana Maroviq, e cila është zgjedhur edhe zëvendëskryeministre nga radhët e URA-s. Partia Popullore Socialiste, përveç postit të zëvendëskryeministrit, i cili mbulohet nga kreu i partisë, Vlladimir Jokoviq, udhëheq gjashtë ministri. Jokoviq do të jetë edhe ministër i Bujqësisë. Partia e tij ka marrë edhe udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Financave, të Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Sportit.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, është zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Nga kjo parti, Ministrinë e Punëve të Jashtme e udhëheq Ranko Krivokapiq, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Kryetari i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq, është zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Investimeve Kapitale. Kjo parti udhëheq edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me në krye Admir Adroviqin.

Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore. Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare. Iniciativa Qytetare Kroate – subjekt jashtëparlamentar – ka marrë postin e ministrit pa portofol, i cili udhëhiqet nga Adrijan Vuksanoviç.

Personalitete jopartiake në kabinetin e Avbazoviçit janë Bilana Shqepanoviq në Ministrinë e Shkencës dhe Masha Vllaoviq në Ministrinë e Kulturës dhe Medias. Zgjedhjes së Qeverisë së re të pakicës i ka paraprirë zgjedhja e kryetares së Kuvendit, Danijella Gjuroviq, nga Partia Popullore Socialiste.

Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i këtij vendi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, më 4 shkurt. Tre ditë më vonë, më 7 shkurt, është shkarkuar edhe kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq, udhëheqës i Demokratëve. Qeveria e Krivokapiçit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion mes Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare URA.

Kjo Qeveri ka pasur një shumicë të ngushtë në Kuvend – prej 41 deputetësh – por ka kthyer DPS-në e Gjukanoviçit në opozitë pas tri dekadash. Dallimet në qëndrime midis partnerëve të koalicionit kanë nisur të shpërfaqen shumë shpejt pas formimit të tij dhe palët shpesh nuk kanë qenë të njëzëshme në vendime.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi dritan abazovic qeveria e re ne mal te zi

Sondazh

Poll
Bota 28 Prill 2022, 17:46

Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën?

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donjecku dhe Luhansku – është mesazhi që presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet