LIVE UPDATES
Insights

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

16 Shtator 2021, 10:24 Nga DOSJA
Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, zgjati tri orë. Ndërtesa e Teatrit të restauruar çeli dyert dhe ky, për mua, është lajmi më i mirë, me shpresën që do të hapet edhe perdja, për të parë prej vërteti një shfaqje të Teatrit muzikor. E theksoj: ndërtesa e Teatrit çeli dyert, Teatri vetë JO!

Duke qenë për disa muaj pjesë e stafit të administratës të TKOBAP-së, e kam pasur fatin ta shoh rezultatin (jo procesin) e transformimit rrënjësor të godinës, nga një banjë e stërmadhe publike, në një stoli në mes të kryeqytetit, me skenë e mjedise ndihmëse, ashtu siç artistët e trupave dhe spektatorët e meritojnë.

… por mbrëmë ndjeva veç fuqinë e infrastrukturës, jo të përmbajtjes. Do të doja të shihja fuqinë e skenës, show-n e ndryshimit të skenografive, por jo! Në vend të tyre, pashë një “Opera në jeans”, një “Këngë Magjike” një Festival Kënge të Dhjetorit, një koncert të Alban Skënderajt etj. Teknologjia e led wall-eve është përqafuar prej të gjithëve, por Teatri i Operës dhe Baletit s’mund të jetë një studio televizive, aq më pak një skenë koncerti, sado të përvidhesh e të gjesh shpëtim tek koncepti dhe termi “gala”. Shkurt, rihapjes së Teatrit, nuk i duhej një gala!

Ndërtesa gati-gati tërësisht e re, u inagurua me pjesë të para, të ripara, të stërpara!
Përmbajtja në një institucion të prodhimit të artit, është arti… Me këtë nuk dua të them (qoftë larg) që pjesët e zgjedhura në program nuk përbëjnë art, por investimi më i madh i të gjitha kohërave në një institucion arti në Shqipëri, i trumbetuar me të drejtë “i ri, i ri” meritonte gjithashtu një përmbajtje të re. Në katër vjet, siç u bënë mure (dhe jo vetëm, po nuk e njoh gjuhën e ndërtimit dhe rikonstruksionit) të rinj, një opera e re mund të qe shkruar nga fillimi, nëse kompozitorëve do t’u propozohej një thirrje që ditën që dolën nga godina thasët me mbeturina. Mjafton t’u hedhim një sy disa prej titujve më të vendosur në repertorët botërorë, për t’u bindur se nuk janë përralla e ëndrra në diell këto konstatime.

(Mozart: “Flauti magjik” nisi kompozimin fillim maj 1791, premierë shtator i të njëjtit vit; Rossini: “Berberi i Seviljes” nisi të kompozojë në dhjetor 1815, premierë në shkurt 1816; Donizetti : “Lucia di Lammermoor”, një vepër komplekse, nisi në qershor 1835 dhe premiera në shtator të të njëjtit vit. Verdi, Puccini e Wagneri merrnin më shumë kohë, një a dy vjet).

Opera e parë shqiptare mund të ishte rindërtuar gjithashtu, me ndërhyrjet e nevojshme në libret, për ta bërë më bashkëkohore.

Në fund të fundit, pse duhej? Se mos kishte spektatorë në sallë…Kishte politikanë, drejtues dhe vipa, pjesa më e madhe e të cilëve as ka qenë ndonjëherë, as nuk do të kthehet më kurrë aty. Mjafton të kujtosh reagimin e tyre me duatrokitje të parakohshme për të kuptuar sa e njohin atë që panë e dëgjuan.

Harrova t’ju them se TKOBAP u çel me një dokumentar, ku më pak propagandë nga të gjithë bënë njerëzit e politikës. Përsa i përket artistëve, ata nuk dinë (me të drejtë) të përcjellin emocion kur nuk e kanë, ndaj “trajnimi” i shumicës së tyre në ligjëratë, ishte më shumë se i dukshëm.

…. Por sidoqoftë Teatri u hap; për trupat, për prapavijën dhe për spektatorin: atë PREJ VËRTETI!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog inagurimi i tkobap kozeta kurti tkobap inagurimi i tkobap kozeta kurti tkobap

Sondazh

Poll
Insights 8 Shtator 2021, 08:48

Adi Krasta: Elitat

Nga Adi KrastaTani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online. Në publikimet personale me përgjig...

Insights 6 Shtator 2021, 06:57

Jo rend të ri botëror pas Afganistanit

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet