LIVE UPDATES
Insights

Carlo Bollino: E megjithatë, me 10 shtator, Sali Berisha duhet të jetë në Kuvend

8 Shtator 2021, 07:54 Nga DOSJA
Carlo Bollino: E megjithatë, me 10 shtator, Sali Berisha duhet të

Nga Carlo Bollino

Tashmë u bënë 27 vite që përplasem politikisht me Sali Berishën. E përsëris prej shumë vitesh dhe vazhdoj të besoj se Sali Berisha është një njeri jo liberal, i paaftë të pranojë pluralizmin e ideve, i etur për pushtet, tek i cili, kultura arkaike që ia imponon mbrojtjen e fisit të vet familjar me do kusht, mbizotëron mbi të mbi cdo princip ligjshmërie. Jam i bindur që Sali Berisha meriton të gjykohet dhe të dënohet për krimet që ka kryer dhe që ka lejuar të bëhen me miratimin e tij, e megjithëkëtë, besoj po kaq bindshëm se me 10 shtator ai ka të drejtë të jetë në Kuvend. Jo sepse vendi ka nevojë të ridëgjojë kërcënimet e tij, shpifjet dhe politikën e tij mesjetare, por sepse nuk mund të pranohet që në një demokraci, një qytetar i zgjedhur, cilido qoftë, të përjashtohet nga Kuvendi me vendim të dikujt tjetër, që nuk është zgjedhësi.  

Zgjedhjet e 25 prillit konsiderohen nga Institucionet shqiptare dhe nga komuniteti ndërkombëtar plotësisht të ligjshme. Fakti që edhe PD dhe ajo që mbetet nga LSI, kanë pranuar të ulen në parlament, konfirmon që përtej retorikës së tyre dhe të akuzave që vazhdojnë të lëshojnë, edhe vetë opozita e njeh rezultatin. Pra, përfundimi i parë që duhet të nxjerrim është se Sali Berisha, njësoj si 139 deputetët e tjerë, është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe askush nuk mund ta vërë në diskutim këtë. 

Dikush thotë se të jesh deklaruar persona “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara, është baraz me një urdhër përjashtimi që do ta bënte Sali Berishën të papërshtatshëm me detyrën e deputetit në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Eshtë i njëjti argument i përdorur pikërisht nga Partia Demokratike dhe nga vetë Sali Berisha duke u përpjekur të pengojnë Tom Doshin në kandidimin e 25 prillit. KQZ gjithësesi doli në përfundimin se kandidatura e Tom Doshit ishte legjitime ndaj duhet të nxjerrim si konkluzion faktin se edhe zgjedhja e Sali Berishës është e tillë.

Sali Berisha e ka konsumuar rrugëtimin e tij politik, nuk mund të ofrojë asgjë më shumë për zhvillimin e dialogut politik dhe as për modernizimin dhe emancipimin e vendit. Paradoksi është se sot, i vetmi kontribut që mund t’i ofrojë demokracisë në Shqipëri është pikërisht qëndrimi i tij në Parlament. Do të ishte shumë e rëndë nëse një deputet, cilido qoftë, të detyrohej të linte detyrën e tij si pasojë e një vendimi të jashtëm, përfshi edhe atë të kryetarit të partisë së tij. Akoma më e pabesueshme nëse një përjashtim i tillë të mund të imponohej apo edhe vetëm të kërkohej nga një Shtet tjetër, qofshin këto edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partnerë strategjikë dhe të pazëvendësueshëm të vendit. Sigurisht, cdo shtet ka të drejtën gjithashtu të deklarojë “persona non grata” një qytetar të huaj në bazë të shumë provave ose të asnjë prove. Pikërisht Sali Berisha e ka ushtruar këtë të drejtë ndaj meje duke më dëbuar nga vendi në 1996 pa asnjë provë dhe në rastin tim, pa asnjë akuzë. Të kërkojë sot për veten një trajtim ndryshe dhe të pretendojë prova që të justifikojnë akuzat që Departamenti i Shtetit i ka bërë, është pjesë e hipokrizisë së tij të përjetshme dhe të principit tipik të cdo dhespoti që ajo që vlen për të tjerët, nuk duhet të vlejë për veten. Por ndalimi administrativ për të hyrë në një Shtet tjetër, nuk mund të transformohet as për Sali Berishën në shkelje të të drejtave të tij kushtetuese në vendlindje.

Sali Berisha duhet të hetohet dhe gjykohet për fajet e tij nga autoritetet gjyqësore shqiptare që pikërisht falë kontributit të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian sot mund dhe duhet të punojnë në mënyrë të pavarur. Të pavarur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, roli i të cilëve si garantë nuk mund të transformohet kurrë në gjykatës. Jam i bindur se një hetim i pavarur dhe profesional nuk do ta kishte të vështirë të tregonte aferat e paligjshme që Sali Berisha dhe familja e tij (vajza, djali dhe dhëndrri) kanë bërë duke shfrytëzuar pushtetin e ish-kryeministrit. E megjithatë në asnjë mënyrë, mungesa e hetimeve penale shqiptare, nuk mund të zëvendësohet nga masa administrative të nxjerra nga autoritetet e huaja apo nga urdhëra të marrë nga liderë partie.  

Sot Sali Berisha duhet mbrojtur jo sepse e meriton, por që i njëjti trajtim të mos bëhet nesër për dikë tjetër: respekt i demokracisë dhe sovranitetit do të thotë fatkeqësisht edhe që të garantohet vendi në parlament për një ish-kryeministër të korruptuar dhe joliberal që asnjë gjykatë vendase nuk ka pasur ende kurajon ta hetojë dhe gjykojë./ Marrë nga Shqiptarja.com

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

opinione opinione carlo bollino sali berisha carlo bollino sali berisha

Sondazh

Poll
Insights 6 Shtator 2021, 06:57

Jo rend të ri botëror pas Afganistanit

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerë...

Insights 23 Gusht 2021, 12:18

9 ditë në Curraj të epërm në Tropojë

Këto 9 ditë, isha shoqërues i ekipit të TV gjerman ARTE, ku gazetarja e mirënjohur ndërkombëtarisht Ines Possemeyer dhe ekipi i sajë ishin në Curraj të epërm (T...

Insights 23 Gusht 2021, 12:06

Paradoksi izraelit

Kampioni botëror i vaksinimit, Izraeli, tashmë është kthyer ndër kampionët për nivelin e lartë të infektimit ! Në pranverë me vaksinimin masiv Izraeli mposhti p...

Insights 22 Gusht 2021, 10:50

Atdheu jemi ne…

Çfarë është atdheu?Menjëherë pasi bën këtë pyetje ndër mend të vjen shpjegimi etimologjik i fjalës Atdhe “terram patriam”, toka e etërve, të cilët jo dom...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet