Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri ka bërë thirjre për ndalimin e dhuëns ndaj banorëve të Astirit. Në një reagim zyrtar në rrjetet sociale, Vetëvendosja shkruan se dhuna e ushtruar mund të kishte pasoja dhe viktima në njerëz, kështu që u bën thirrje organeve kompetente ta ndalojnë atë.
Vetëvendosja u jep të drejtë qytetarëve që protestojnë dhe e konsideron një skanda dhe projekt korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”, atë që është prjektuar të ndërtohet tek Astirit.
Teksa shkruhet edhe shifrat e të lënduarve pas protestave, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Shqipëri, u uron shërim të shpejtë.
Reagimi i Vetëvendosjes
Dhuna sistemike mori sot formën e dhunës direkte te Astiri
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka ndjekur me shumë shqetësim të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e “Astirit” pranë “Unazës së Re” në Tiranë, ku qytetarët kanë muaj që protestojnë pas skandaleve të një projekti korruptiv infrastrukturor me kompaninë “DH Albania”. Siç është raportuar edhe nga mediat, rreth 13 persona, qytetarë dhe pjesëtarë të Policisë, janë lënduar gjatë aksionit të sotëm të Policisë dhe po marrin shërbim pranë spitalit Universitar të Traumës. Sakaq, mediat kanë raportuar gjithashtu se rreth 10 protestues të tjerë janë arrestuar, mes tyre edhe pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, e disa edhe janë keqtrajtuar gjatë arrestimit.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri bën thirrje së pari për ndaljen e të gjitha veprimeve nga ana e organeve shtetërore që mund ta tensionojnë situatën edhe më tej duke shkaktuar lëndime dhe viktima.
Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.
Shpresojmë në shërimin sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, qytetarëve protestues dhe pjesëtarëve të Policisë, dhe kërkojmë lirimin e protestuesëve që po mbahen të arrestuar padrejtësisht.
Tiranë, 12 nëntor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Ndërkohë që IKMT-ja ka nisur shembjen e banesave sot në Astir. Në spitalin e Traumës kanë mbërritur efektivët e policisë dhe banorët e kësaj zone që kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjeve.
Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.
Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar pas situatës së tensionuar mëngjesin e sotëm në Astir. Avokati i Popullit deklaron se ekipet janë në terren për të dë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka regauar pas përplasjeve të banorëve të Astirit me efektivët e policisë. Meta shkruan se është e papranueshme dhuna që është...
Tiranë- Mëngjesin e sotëm mes të shoqëruarve në Astir ishte edhe padagogu Ervin Goci, pasi ndodhej në mbështetje të banorëve për ndërtesat e tyre.Por ashpër nda...
TIRANË- Një banore e e cila u lëndua dhë dëmtoi këmbën gjatë përplasjeve të sotme me policinë për shembjen e ndërtesave, u shpreh se se janë trajtuar si kr...
TIRANË– Personi që shikoni në foto është Rrahman Imallari, banori i Unazës së Re që, të cilin ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri e bëri të vdekur, mëngje...
Tiranë- Pronari i Fax News, Kasem Hysenbelliu ka reaguar në lidhje me shembjen e banesave në zonën e Astirit. Teksa ka treguar për punën që ka bërë sot televi...
TIRANË- Ka nisur me prezencë të 11 anëtarëve mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku është miratuar me 11 vota pro, “Metodologja orientuese për v...
GJIROKASTËR– Dy banesa kanë rënë pre e grabitësve një natë më parë në Gjirokastër. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakoz të Gjirokast...
TIRANË– Është vetëdorëzuar në polici Mikel (Gjovalin) Alia, miku i fëmijërisë së Eri Zefit i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen...
Tiranë- Vijojnë tensionet mes banorëve të Astirit dhe Policisë. Banorët nuk i ndalin sharjet ndaj shtetit, madje kanë tentuar të largojnë edhe një gazetar nga v...