LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor

8 Janar 2022, 15:19 Nga DOSJA
Analiza e REL: Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin

BRUKSEL – Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me politikën nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, ka bërë që të kërkohet nga Bashkimi Evropian të veprojë njëjtë.

Thirrjet për vendosje të sanksioneve janë përsëritur së fundmi, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vepra korruptive apo paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e vendit si dhe rrezikojnë të arriturat e deritashme të angazhimit ndërkombëtar. Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, SHBA-ja sanksionoi edhe disa persona në veri të Kosovës, ndërkaq në maj të po atij viti, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpall “non grata” (i padëshirueshëm) nga Uashingtoni zyrtar.

Rrjeti i biznesmenëve serbë të sanksionuar nga SHBA-ja

Të gjitha këto sanksione nga SHBA-ja janë mirëpritur në selinë e BE-së në Bruksel. Por, në asnjërën prej këtyre rasteve blloku evropian nuk i është bashkuar Uashingtonit për të vendosur sanksione. Brukseli ka thënë se “BE-ja mbështet secilin hap që ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që paraqesin sfidën më serioze për të ardhmen e rajonit”. Por, në pyetjen se pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët përgjegjës në rajon, ashtu siç po bën administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nga Brukseli nuk janë përgjigjur qartë.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, ka rikujtuar se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre duhet të miratohet vendimi në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare“. Bashkimi Evropian ka në dispozicion një kornizë që nga viti 2011, sipas së cilës mund të vendosë sanksione ndaj atyre politikanëve, personave privatë apo organizatave në Bosnje e Hercegovinë, për të cilat beson se luajnë rol negativ në zhvillimin e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial apo shkelin vlerat mbi të cilat është bazuar Marrëveshja e Dejtonit.

Arsyetime të tilla të BE-së për vendosjen eventuale të sanksioneve janë të ngjashme me ato, në të cilat është thirrur administrata amerikane në rastin e sanksionimit të Dodikut. Por, BE-ja në vend të sanksioneve vazhdon të kërkojë “zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike” dhe “ndalje të menjëhershme të veprimeve që rrezikojnë sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës”. Në pyetjen se pse BE-ja nuk po vendos sanksione të ngjashme sikurse ka bërë SHBA-ja, e përmes së cilave do të mund të rriste rolin dhe ndikimin në rajon, në Bruksel ka lloj-lloj përgjigjesh.

Përgjigja më e shpeshtë është se “BE-ja i ka mekanizmat e vet dhe do të vendosë vetë kur është koha për t’i përdorur”. Ato qarqe që shprehen në këtë mënyrë mendojnë se ende duhet dhënë mundësi dialogut dhe që kjo krizë të tejkalohet përmes dialogut dhe sanksionimi i personave që kanë rol kyç në këto përpjekje, do të mund t’i rrezikonin vetë ato përpjekje, pasi që, personat e sanksionuar, nuk mund të bëjnë pjesë në bisedimet për reformat në atë vend. Një arsye tjetër që përmendet është se në rast të sanksioneve ndaj strukturave politike mund të ketë pasoja edhe për qytetarët, pasi këto sanksione mund të ngadalësojnë edhe përdorimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, e që ka për qëllim para se gjithash të ndihmojë qytetarët.

Por, shumica e diplomatëve në Bruksel e pranojnë se arsyeja kryesore pse BE-ja nuk vendos aq shpejt sanksione aq të qarta si SHBA-ja, është mungesa e unitetit mes shteteve anëtare. E sanksionet e tilla, sipas procedurave në BE, duhet të përgatiten mirë në grupet punuese, të vendosen në takime ministrore në Këshill e BE-së dhe pasi të ketë pajtim të të gjitha shteteve anëtare, sanksionet më pas miratohen. Përveç që duhet konsensus i të 27 shteteve anëtare, miratimi i sanksioneve nga BE-ja është një proces që merr shumë kohë, prandaj, sanksione të tilla në këtë kohë duken joreale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një Departament të Shtetit i cili merr vendime, ne kemi 27 shtete anëtare. Prandaj ne nuk i kemi të njëjtat mundësi për të vepruar me të njëjtën shpejtësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Para disa javësh, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë edhe publikisht se BE-ja do të duhej të përdorte mundësinë për të sanksionuar liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Por, për një gjë të tillë nuk ka pasur pajtim nga të gjitha shtetet anëtare në Këshill. Hungaria ka qenë shteti i vetëm, zyrtarët e së cilit publikisht kanë folur kundër këtyre sanksioneve. Por, diplomatët kanë përmendur edhe Slloveninë dhe Kroacinë si shtete të cilat “nuk besojnë se në këtë moment sanksionet janë zgjidhje”. Franca, po ashtu, thuhet se nuk ka qenë në favor të vendosjes së sanksioneve. Zyrtarët e Kroacisë kanë thënë se “duhet dhënë mundësi dialogut për të gjetur zgjidhje, e cila garanton përfaqësimin e barabartë për tri kombet konstitutive dhe siguron unitetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”. Por, zyrtarët e këtij shteti nuk kanë treguar nëse mbështesin ose jo sanksionet ndaj Dodikut.

Franca nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së dhe gjatë drejtimit të bllokut nga Parisi, pritet që të bëhen përgatitjet e duhura që sanksionet të vendosen në momentin kur BE-ja të vlerësojë se nuk ka opsion tjetër pos sanksioneve. Deri atëherë, nuk përjashtohet mundësia që disa shtete anëtare të vendosin edhe sanksione individuale. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar edhe analisti Toby Vogel, ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Vendet e BE-së mund të vendosin edhe sanksionet e tyre, sanksione individuale. Nuk shoh arsye pse Gjermania dhe Austria të presin të tjetët. Mund të veprojnë vetë dhe besoj se ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm simbolik, në rastin e Gjermanisë, ndërsa në atë të Austrisë edhe praktik për Dodikun dhe disa bashkëpunëtorë të tij”, ka thënë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, diplomatët në BE nuk besojnë se do të ketë sanksione individuale sepse, sipas tyre, në atë mënyrë do të pranohej më shumë dobësia e BE-së për të pasur një qëndrim unik sesa që do të rritej fuqia e saj për të ndikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bashkimi europian bosnje e hercegovinë sanksionet e shba sanksionohet milorad dodik bashkimi europian bosnje e hercegovinë sanksionet e shba sanksionohet milorad dodik

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës