Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një përdorues makine duhet ta blejë naftën sot me rreth 192 lekë për litër dhe benzinën me rreth 194 lekë, në nivele që kanë arritur në rekord historik.
Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne.
Tabela është publikuar nga Global Petrol Price dhe përditësimi i fundit është bërë në 31 janar.
Por, në raport me fuqinë blerëse, Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë, teksa qytetarëve të saj u duhen 4.7% të të ardhurave të tyre për të blerë një litër naftë. Dy vjet më parë, kjo peshë ishte 4.5%, çka tregon se çmimet e naftës në vend janë rritur me ritme më të shpejta sesa të të ardhurave.
Të dhënat janë përpunuar nga “Monitor”, bazuar në informacionin mbi çmimin e naftës që jepet nga Global Price Petrol dhe të ardhurat për frymë sipas metodës së fuqisë blerëse, të Bankës Botërore (të vitit 2020). Treguesi mat përballueshmërinë, në bazë të përqindjes së të ardhurave ditore që duhet për të blerë një litër karburant (shiko tabelën në fund).
Shqipëria ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë, së bashku me Kosovën, bazuar në fuqinë blerëse, me përkatësisht 13.9 dhe 11.4 mijë dollarë ndërkombëtarë, një njësi e Bankës Botërore që mat Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas barazisë së fuqisë blerëse (shiko kolonën: Të ardhurat vjetore për frymë, sipas fuqisë blerëse –$ ndërkombëtarë) .
Pas Shqipërisë, nafta është më e shtrenjtë në Kosovë, me 4.5% të të ardhurave ditore. Ndonëse të ardhurat për frymë janë më të ulëta në Kosovë, edhe nafta kushton më pak, duke e bërë atë relativisht më të lirë se në Shqipëri. Më pas renditen vendit e rajonit, Bosnja (3.3), Serbi (3.2% e të ardhurave ditore), Maqedonia e Veriut (2.8%), Mali i Zi (2.6%).
Shqipëria ka pothuajse të njëjtin çmim nafte si në Gjermani (rreth 1.8 dollarë për litër), por një qytetari gjerman i duhen vetëm 1.24% e të ardhurave ditore për të blerë një litër karburant. Në Danimarkë, ku nafta kushton 1.9 euro/litër, u duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore.
Ditët e fundit çmimet e karburanteve shënuan një tjetër rritje, për herë të shtatë radhazi në vetëm pak muaj. Nafta tregtohet me rreth 190-192 lekë, ndërsa benzina deri në 194 lekë. Që nga viti 2021, çmimi i naftës është rritur disa herë. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 44 lekë për litër, ose rreth 30%.
Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në bursa, ku nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, nga rreth 20 dollarë që zbriti në mars 2020, kur bota filloi të vuante pasojat e pandemisë.
Një tjetër faktor i brendshëm lidhet me paketën e fundit fiskale e cila parashikon indeksimin e akcizës me inflacionin, që ka filluar të zbatohet nga tregtuesit, që nga 1 janari i këtij viti. Në fundit inflacioni arriti në nivelin më të lartë të dekadës prej 3.7%, ndërsa mesatarja vjetore e 2021 sipas Instat është 2%.
Aktualisht taksat mbi naftën arrijnë në 125 lekë për litër, (nga akciza, rilicencimi, skanimi, markimi), ose 40 lekë më shumë se 10 vite më parë. Ndërsa nga 1 janari këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit./MONITOR


Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Tre koncesione të shëndetësisë janë marrë në analizë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) sa i takon pagesave që janë bërë ndaj tyre nga Fondi i Sigu...
Interesat e yield-eve të bonove të thesarit po rezistojnë në nivele të ulëta. Në ankandin e datës 1 shkurt, yield-i mesatar i ponderuar i bonove me maturim 12 m...
Shpërthimi i pandemisë dhe goditja e rëndë që ajo dha në ekonomi e bëri edhe Bankën e Shqipërisë të shqyrtonte skenarë të mundshëm të aplikimit të politikave mo...
Qeveria duhet të marrë masa dhe të rishikojë taksa mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi sipas të cilit shtrenjtimi i &...
Rritja e çmimeve ka arritur një nga nivelet më të larta në muajin dhjetor. Qytetarët çdo ditë po shpenzojnë më shumë për produktet e tyre të përdi...
Fillimet e pandemisë frenuan disi edhe ikjen e bluzave të bardha mjeke infermiere drejt Gjermanisë për shkak se veshtirësuan lëvizjet ndërkohë që kërkesa ishte ...
Inflacioni në zonën euro pritet që të arrijë në 5.1% në janar 2022, nga 5% që ishte në dhjetor 2021, sipas vlerësimeve paraprake që ka bërë sot Eurostat, (Insti...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5%, duke shtyrë edhe pak në kohë procesin e...
Çmimi i energjisë në dhjetor për blerjet që janë kryer nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ka rezultuar me një nivel 31.73 lekë/kwh. Më herët, burime ng...
Nga Enio Jaço*, President i Dhomës AmerikaneShumë biznese në Shqipëri janë në dijeni se çmimi i gazit është dy-tre fishuar kohët e fundit. “Stuhia...