LIVE UPDATES
Aktualitet

Meta publikon 72 përgjigjet për GJK:Jam ankuar për Kim në Uashington, Rama më sulmoi

8 Shkurt 2022, 07:54 Nga DOSJA
Meta publikon 72 përgjigjet për GJK:Jam ankuar për Kim në

TIRANË“Favorizon Ramën”, “më ka kërcënuar”, “e njëanshme”, këto ishin disa nga akuzat që presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë publikisht për ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe sot ka zbuluar se ka depozituar një ankesë zyrtare në Shtëpinë e Bardhe. Teksa e quan sjelljen e Kim “jokorrekte”, sot kreu i shtetit, publikoi siç u zotua edhe dje, 72 përgjigjet për pyetjet e drejtuara nga Gjykata Kushtetuese. Pasi u vonua 24 orë për të publikuar përgjigjet, në funksion të transparencës, Meta thotë në përgjigje se Presidenti, shqetësimet e tij për sjellje jo korrekte të diplomatëve të caktuar, ua ka shprehur zyrtarisht atyre, duke vënë në dijeni po zyrtarisht edhe vendet apo organizatat që ata përfaqësojnë. Presidenti i Republikës nuk ka ndërhyrë kurrë në kompetencat e asnjë përfaqësie diplomatike dhe të asnjë vendi partner, por për fat të keq, ka patur diplomatë të caktuar që publikisht kanë vënë në diskutim dekretet e Presidentit, duke marrë hapur anën e mazhorancës në kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese”.

Në dokumentin me 53 faqe që presidenti i drejtoi Gjykatës Kushtetuese dhe me të cilin po luan fort, renditet shkelja proceduriale e Kuvendit. Meta deklaron se nisja e shkeljeve të Kuvendit ka filluar që në momentin kur Komisioni i Ligjeve nuk pranoi ta dëgjonte, duke i lënë më pak se 20 orë kohë për tu mbrojtur.

“Komisioni për çështjet ligjore të Kuvendit për të dëgjuar Presidentin e Republikës në datën 10 maj 2021, gjithçka, çdo hap i mëtejshëm procedural dhe çdo vendimmarrje, ishte haptazi antikushtetuese dhe antiligjore, dhe nuk mund të zëvendësonte apo kompensonte një shkelje themelore jo vetëm të lirive të individit, por dhe të respektit ndaj autoritetit publik që Presidenti përfaqëson dhe ushtron, por edhe të rregullave e procedurave të miratuara nga vetë Kuvendi”, njofton Meta.

Më tej, kreu i shtetit rendit edhe pasojat e shkeljeve që sipas tij ka bërë Kuvendi. Meta thotë se termi “president i shkarkuar” që është përdorur nga Kuvendi, ka ndikuar negativisht në unitetin kombëtar por edhe në marrëdhëniet e tij ndërinstitucionale. Presidenti thekson se “instucionet në varësi të ekzekutivit nuk i kanë kthyer përgjigje presidentit”.

“Shkeljet e rënda, të përsëritura, dhe të njëpasnjëshme procedurale të kryera nga Kuvendi i Shqipërisë, kanë sjellë si pasojë: mohimin e të drejtave dhe lirive themelore të parashikuara nga Kushtetuese; konfliktualitetin mes dy organeve (Kuvend- President) për shkak të mosshqyrtimit për një kohë të gjatë të këtij konflikti nga Gjykata Kushtetuese. Konflikti u transferua nga legjislatura e IX-të tek ajo e X-ta (aktuale). Një situatë e tillë, me një çështje të mbajtur pezull ndaj Presidentit të Republikës, i ka mundësuar mazhorancës në pushtet të vazhdojë sulmet e paligjshme, të pa principta, dhe amorale ndaj Presidentit të Republikës, dhe të amplifikuara nga mediat që mbështesin Qeverinë, fakte këto të provuara gjerësisht. Etiketimi sistematik i Kreut të Shtetit me terma si “President i shkarkuar” për muaj të tërë, është në dëm të unitetit të popullit që ai përfaqëson dhe ka krijuar një debat artificial të panevojshëm, e cila edhe kjo shkon në dëm të imazhit të vendit dhe kredencialeve të tij në arenën ndërkombëtare. Kjo situatë pezullie ka krijuar vështirësi edhe në komunikim ndërmjet institucioneve, ku institucionet në varësi të ekzekutivit, shpesh herë kanë arritur deri aty sa të zvarrisin për një kohë të gjatë dhënien e informacioneve, përcjelljen e tyre në mënyrë shumë të cunguar, apo edhe të mos përgjigjen fare, për më tepër që bëhej fjalë për çështje me interes të lartë publik”, thekson presidenti në përgjigjen e tij. 

Publikimi për hir të transparencës vjen një ditëe pas përfundimit të procesit në Gjykatën Kushtetuese ku për 3 seanca, presidenti u mbrojt përballë kërkesës së maxhorancës për ta shkarkuar. Afati prej 30 ditësh për publikimin e vendimit tashmë ka nisur, ndërsa presidenca po mbrohet fort me akuzën se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka falsifikuar provat dhe ka shkelur afatet. Por përse e akuzon Meta Kuvendin? Sipas këshilltarit të Presidentit, Bledar Dervishaj, Komisioni Hetimor që u ngrit për shkarkimin e presidentit, nuk respektoi afatet dhe se e bazoi çështjen e shkarkimit në një nen që nuk ekziston më, siç është ai për agjitacion dhe propagandë.

Vendimi tashmë është në duart e 7 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për shkarkimin e Metës duhen 5 vota pro dhe një kuorum me 6 anëtarë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 7 nga 9 anëtarë që duhet të kishte gjithsej. Por kush janë njerëzit që kanë në dorë Ilir Metën? Anëtarët e GJK janë: Vitore Tusha, Kryetare! Anëtarët: Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja. Afati tashmë ka nisur dhe nga momenti në moment, GJK mund të japë vendimin për shkarkimin e presidentit.

LEXO TË PLOTË 72 përgjigjet e Metës:

_Pyetje-Pergjigje_Presidenti_GJK-FINALE-

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SKANDALI/ Pyetjet e Përparim Kalos, pse u shqetësua anëtari i GJK për qeverinë?

President mbi palët? Meta: Kam qenë kritik i fortë i PS, por edhe i opozitës

‘Jashtë shpejt se…’/ Shkoi të mbronte zyrat e FRD, Meta: U provokuam nga Bashkia

Pse s’ishte në Kom.Hetimor? Meta justifikon mungesën: M’u la shumë pak kohë

E FORTË! Meta: Jam ankuar zyrtarisht për sjelljen e Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

Pse s’ishte në Kom.Hetimor? Meta justifikon mungesën: M’u la shumë pak kohë

‘Më vrisni tek Mali me Gropa’/ Sulmet ndaj Yuri Kim, Meta: Nëse është ankuar…

A ke fyer funksionarët publikë? Meta justifikohet: Jam frymëzuar nga Edi Rama

Meta publikon përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese

(k.m;f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta pergjigjet e ilir metes shkarkimi i metes 2 ilir meta pergjigjet e ilir metes shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet