EMRI/ Qëlloi me armë drejt Policisë, kush është i riu i arrestuar në Rinas
13 Shkurt, 21:17
...
Aktualitet
Procesi i vettingut, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Kodra
8 Shkurt 2022, 11:25Nga DOSJA
TIRANË – Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Tiranës Gjon Kodra. Organi në fjalë kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në konsideratë arsyetimet e tij për Kodrën. Konstatimet kundër vazhdimit të prokurorit Kodra në detyrë lidhen me mospërmbushjen e kritereve të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Komisioneri Publik u shty nga vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) për të apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të dhjetorit të vitit të kaluar për prokurorin Gjon Kodra, i cili e konfirmoi në detyrë.
Në lidhje me pasurinë, Kodrës i mungonin 35 mijë euro të përdorura për blerjen e një apartamenti. Pretendimi i tij ishin se këto para erdhën nga kursimet e bashkëshortes para martese dhe që ishin mbajtur në Itali, por nuk provohej sa kohë që këto nuk ishin deklaruar para fillimit të detyrës dhe në deklarimet pasuese vjetore.
Një tjetër konstatim ka të bëjë me kompaninë që ndërtoi pallatin ku ai banon. Prokurori Kodra përfitoi 11 m2 në këtë pallat dhe kishte detyrim në 2010 4752 euro. Në rastin kur ai hetoi kallëzimin e administratorit të pallatit, KPK tha se nuk ka patur konflikt interesi pasi marrëdhënia financiare mes tyre kishte përfunduar në 2008 dhe kallëzimi është bërë në vitin 2010. Por, ONM këmbëngul se kjo marrëdhënie ka vazhduar edhe pas vitit 2010, ku u kryen riparime në banesën e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANE- Kryeministri Edi Rama vendosi të bënte ironi me burokracitë që sipas tij përballen vendet që duan të integrohen në Bashkimin Evropian. Në Krujë, ku shoq...
LIBRAZHD– Disa zona të Librazhdit kanë pasur probleme për shkak të reshjeve të dëborës që nisën mbrëmjen e kaluar. Aktualisht po vijon hapja e rrugëve në ...
TIRANË – Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për ankesën e Edlir Hysenajt, subjekt i Operacionit Forca e Ligji...
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka lëshuar në korrik 2020 një certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër Sekret” për prokurorin e Krujës, Pe...
GREQI-300 kg kanabis është kapur ditën e sotme në kufirin greko-shqiptar në Thesproti. Operacioni i policisë në Igumenicë bëri të mundur zbulimin e sasisë së dr...