LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Myslymanëve dhe veçanërisht nxënësve dhe prindërve që kundërshtojnë karikaturat e Muhametit

21 Tetor 2020, 12:36 Nga DOSJA
Myslymanëve dhe veçanërisht nxënësve dhe

Të dashur bashkëatdhetarë myslymanë,

Le të mos i mbyllim sytë : kemi një problem. Kaq shumë të vdekur, kaq shumë vuajtje për disa karikatura. Si mbërritëm deri këtu ?

Në fund të Mesjetës gjithë shtetet e krishtera apo myslymane jetonin nën të njëjtin regjim intolerance. Dyshimi më i vogël për blasfemi dhe përfundonit i varur në litar. Besimtarët e feve të tjera nuk gëzonin të njëjtat të drejta dhe mezi toleroheshin në shoqëri. Madje mund të themi që vendet myslymane, vecanërisht Perandoria Osmane ishin pak më tolerante ndaj hebrenjeve dhe të krishterëve sesa vendet e krishtera kundrejt hebrenjeve dhe myslymanëve. Më pas në Europë ndodhën 2 fenomene, ngushtësisht të lidhura, që krijuan shoqërinë në të cilën jetojmë sot në Francë dhe në vendet oksidentale : qasja shkencore dhe filozofia iluministe. U deshën 4 shekuj për këtë rrugëtim, nga shekulli XVI deri në fillimin e shekullit XX. Katër shekuj të gjatë, të dhimbshëm dhe të përgjakshëm. Në fund të këtij rrugëtimi u arrit, ndër të tjera, e drejta e blasfemisë.

Qasja shkencore kërkonte të shpjegonte botën në mënyrë racionale, nëpërmjet observimit dhe logjikës, pa ju përmbajtur të vërtetave fetare.

U desh së pari që autoritetet e krishtera të pranonin se Toka rrotullohej rreth vetes dhe jo rreth diellit. Galileu u detyrua nga Kisha të hiqte dorë nga zbulimet e tij. Në shekullin XIX zbulimet e Darvinit refuzoheshin ende në emër të Biblës. Por qasja shkencore u imponua gradualisht. Në sajë të shkencës sot dijmë më shumë mbi universin, njeriun dhe natyrën. Qasja shkencore mundësoi gjithashtu progresin teknik. : nëse sot keni një telefon celular, televizion, veturë, dritë elektrike, fluturime me avion, trena, mundësinë për tu vaksinuar, radiografinë, të gjitha këto e plot të tjera janë falë shkencës që u zhvillua në Europë dhe që luftoi me shekuj kundër feve dhe të vëertetave hyjnore.

Iluminizmi ju kundërvu persekutimeve fetare, fanatizmit dhe supersticioneve. Volteri luftoi për të reabilituar Kalasin, të dënuarin në torturën e tmerrshme të rrotës për arsye se ishte protestant dhe sepse e dyshonin se kishte vrarë të birin se ai donte të konvertohej në katolik. Volteri luftoi për të reabilituar Kavalierin de la Barre, djalosh 20 vjecar që u torturua dhe ju pre koka për blasfemi. Mbi trup i gozhduan “Fjalorin filozofik” të Volterit dhe e dogjën.

Revolucioni francez e më pas ligjet e laicitetit të cilat u imponuan në fund të shek. XIX e në fillim të shek. XX shkojnë në të njëjtin drejtim : të pengojnë fenë katolike, ndonëse feja e shumicës së francezëve, qe të imponojë të vërtetn e saj, pushtetin e saj, të torturojë e të vrasë për blasfemi, si edhe tu japë të gjitha feve të njëjtat të drejta, pa imponuar asnjeren në sferën publike. Sepse ky është laiciteti.

Por katolicizmi nuk e braktisi kaq lehtë betejën edhe pasi humbi pushtetin. Ai synonte ende të mbretëronte mbi mendjet, të censuronte fjalën e lirë, të impononte një vizion të tejkaluar të Njeriut e vecanërisht të Gruas. Në 1880 e më pas në 1902 u desh të përziheshin jashtë Francës gjithë organizimet katolike që refuzonin tu nënshtroheshin ligjeve të Republikës. Jo disa hoxhallarë por mijra murgj murgesha dhe fetarë katolikë. Kjo nuk ndodhi pa rezistencë dhe pa dhunë.

Kritika, satira, tallja, blasfemia ishin mjetet që e cliruan Francën nga pushteti fetar. Sa kohë feja ishte fe e shtetit, ata që talleshin rrezikonin jetën. Pastaj Kisha katolike u detyrua të pranonte talljen e karikaturën. Ajo pranoi rregullat e demokracisë. Karikaturat dhe blasfemitë ishin ku e ku më të rënda e violente sesa karikatura e Muhametit tek paraardhësit e Charlie Hebdo që quheshin për shembull “Pjata me gjalpë” dhe më vonë “Hara-Kiri” madje edhe më vonë Charlie Hebdo ishte goxha më i ashpër me Krishtin sesa me Muhametin.

Imagjinoni një artist Felicien Rops që paraqiste Krishtin lakuriq në kryq në ereksion me një fytyrë demoni ! Ose “Hara-Kiri” paraqiste Virgjëreshën Mari të lumtur pas abortit ! Askush nuk i vrau. Përkundrazi, në 2015, një revistë katolike publikoi karikaturat e Krishtit sipas Charlie Hebdo ! Për të treguar që ishin të gatshëm ti pranonin ato.

Nëse sot jeni të lirë të praktikoni fenë tuaj në Francë, nëse keni të njëjtat të drejta si të krishterët, kjo është falë blasfemisë e cila pengoi fenë të aplikojë ligjet e saj. Myslymanët e kanë lirinë e tyre falë blasfematorëve.

Shumë njerëz e refuzojnë sot idenë e blasfemisë, jo vetëm myslymanët. Duhen « respektuar » fetë. Por pikërisht sepse nuk i kemi respektuar arritëm të clirohemi nga pushteti i feve dhe jetojmë në demokraci, në një vend ku të gjitha fetë janë të pranuara.

Charlie Hebdo nuk e tepron, Charlie Hebdo bën me kurajo punën e vet të një gazete satirike që i përvishet gjithë dynjasë, pas dallim feje ose origjine, sepse në demokraci kemi të drejtën të tallemi me të gjithë e me gjithshka.
Duhet të dini që Charlie Hebdo që mund të klasifikohet si ekstrem i majtë i është përveshur racizmit, extremit të djathtë, kristianizmit, politikanëve të të gjitha krahëve. Si edhe islamit barazisht me të tjerët. Përse lipsej të bënin përjashtim vetëm për islamin ?

Në Francë mund të kritikosh ashpër këdo, partitë politike, institucionet, politikanët, artistët. A duhet bërë përjashtim për fetë ?

Në Francë mund të tallesh me katolicizmin, judaizmin, budizmin pa rrezikuar jetën. Pse nuk mund të tallesh me islamin pa rrezikuar jetën ? Pse qënka islami përjashtim ?

Islami mund të kritikohet e të tallet si gjithë fetë e tjera, si gjithë besimet e tjera, si gjithë opinionet, sepse në demokraci, feja është thjesht një opinion, feja nuk është e shenjtë. Nëse nuk pranoni këtë atëhere nuk pranoni demokracinë. Kjo do të thotë që dëshironi të jetoni në një shoqëri pa liri shprehjeje, ku nuk kritikohet askush e asgjë, në një shoqëri pa blasfemi, ku feja u dikton njerëzve mënyrën e të jetuarit, kufijtë e sjelljes dhe të fjalës. Kjo ishte Franca e Mesjetës. Kjo është Arabia Saudite sot.

Islami është i kritikueshëm pikërisht sepse ai ende nuk pranon lirinë e shprehjes dhe lirinë e gruas. A njihni masakra dhe atentate të të njëjtës shkallë nëpër botë në emër të kristianizmit ? Islami është sot e vetmja fe në emër të së cilës vriten qindra të pafajshëm nëpër botë. Sa masakra vetem në Francë : supermerkati Kasher, Charlie Hebdo, Bataklani, karnavali i Nicës, fëmijët hebrenj të vrarë nga Muhamed Merah, profesori në Conflans ditët e fundit e të tjerë ? Sa atentate në Shtetet e bashkuara të Amerikës, në Spanjë, në Angli, në Belgjikë, nën klithmën « Allahu është i madh « ? Edhe organizatat totalitare islamike si Daesh, Al Kaida, gjykatat islamike somaliane ose Talibanët që gjymtojnë, presin koka dhe kryqëzojnë në emër të Allahut të krishterët, myslymanët shiitë, hebrenjtë, homoseksualët, gratë, blasfematorët ? Në sa vende islamike fetë e tjera persekutohen, gratë konsiderohen si inferiore, të rinj ekzekutohen sepse nuk kanë respektuar fenë ?

Këtyre vendeve dhe këtyre njerëzve u mungon revolucioni shkencor dhe fryma e iluminizmit. Ju mungon blasfemia !
Të kritikosh islamin nuk është « islamofobi », sëmundje imagjinare kjo e krijuar për të penguar çdo kritikë, aq më pak është racizëm që nuk ka lidhje fare. Të kritikosh ekstremin e djathtë a është ekstremdjathtofobi ? Të kritikosh kapitalizmin a është kapitalistofobi ? Të kritikosh katolicizmin a është katolicizmofobi ?

Të kritikosh islamin është ta vendosësh në të njëjtin nivel me të gjitha fetë dhe opinionet e tjera. Pra do të thotë ta respektosh. Të mos e kritikosh do të thotë të mendosh që islami është inkompatibël me demokracinë siç bëhet kujdes ma një fëmijë i cili nuk përballon dot të njëjtat gjëra si një i rritur.

Karikaturat e Charlie Hebdo, ato të gazetave daneze e sulmonin islamin pikërisht në çështjen e dhunës dhe intolerancës. Ky është një problem apo jo ? Reaksionet violente tregojnë që kishin të drejtë ! Vrasësit e Charlie Hebdo tregojnë që gazeta kishte të drejtë.

Ditën kur islami do të pranojë të përballet me problemet e veta në vend që ti konsiderojë si « islamofobi », ditën kur do të pranojë të tallet me veten dhe ta pranojë talljen me zemergjerësi e buzëqeshje, atëhere do të tregojë që është kompatibël me demokracinë, i aftë për autokritikë ashtu si katolicizmi sot. Atë ditë një karikaturë nuk do të jetë më shkak për masakra.

Uroj të më dëgjoni, sidoms ju që shokoheni nga karikaturat. Të kuptoni që këto janë ligjet demokratike, që kjo kryeneçësi që zgjon mendjet është çmimi i autokritikës dhe i progresit. Sikur një ditë fetë të kishin humor ? Sikur Xhamia e Madhe e Parisit të organizonte një ekspozitë të Charlie Hebdo ? Le të ëndërrojmë …

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture pierre jourdan pierre jourdan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet