LIVE UPDATES
Bota

Mustafa për marrëveshjen: Kosova përfiton nga ShBA-ja, Mini-Shengeni nuk cenon sovranitetin shtetëror

5 Shtator 2020, 16:01 Nga DOSJA
Mustafa për marrëveshjen: Kosova përfiton nga ShBA-ja,

KOSOVË- Kreu i LDK’së për Express tha se njohja reciproke nga Serbia nuk vjen me një takim të vetëm dhe ata që kanë pritur një gjë të tillë nuk merren vesh në politikë

“Jam shprehur edhe para këtij takimi se nuk pres ndonjë befasi të veçantë. Befasia tepër e këndshme ishte njohjave shtetit të Kosovës nga Izraeli. SHBA kishin paralajmëruar marrëveshje në fushat ekonomike. Ata që kanë pritur se me një takim do të kthehet delegacioni ynë nga SHBA, me njohje reciproke Kosovë -Serbi, kanë pasë ambicje joreale, ose nuk merren vesh në politikë”, tha ai.

Mustafa shtoi se marrëveshjet ekonomike janë themel i marrëveshjes përfundimtare.

“Pritja në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Trump dhe udhëheqja me e lartë e SHBA-s flet për mbështetjen e jashtëzakonshme procesit të dialogut që përfundon me njohje reciproke. Marrëveshjet ekonomike janë themel i marrëveshjes përfundimtare”, tha Mustafa.

Delegacioni kosovar dje u vonua për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në shtëpinë e Bardhë, kjo pasi partneri i koalicionit qeveritar, AAK’ja ishte kundër pikës së marrëveshjes ku flitet për Liqenin e Ujmanit.

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa tha se me Haradinajn janë sqaruar dilemat sa i përket marrëveshjes.

“Me AAK-në janë sqaruar dje disa elemente të marrëveshjes dhe ka pasuar pëlqim dhe prononcim edhe të  z. Haradinaj”, tha Mustafa.

Në njërën nga pikat e marrëveshjes që flet për përfshirjen e Kosovës në projektin e mini-shengenit të cilën e kishin kundërshtuar LDK’ja, Mustafa u shpreh se partia që drejton ka pasur vërejtjet e saj por që janë pajtuar që të punohet në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“LDK i ka pasur vërejtjet e saj për mini-shengenin. Por, jemi pajtuar që të punohet në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, të qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave që kanë qenë edhe pjesë e procesit të Berlinit, por me një emër tjetër. Kjo nuk nënkupton hapa që e cënojnë sovranitetin shtetëror në asnjë fushë”, tha Mustafa.

Ai foli edhe për opozitën duke thënë se po të ishin përgjegjës mezi do të prisnin për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.

“Sa i përket opozitës, ka qenë e pritshme që nuk do ti  duartrokasin marrëveshjes.  Jam i bindur që po të kishin qenë vet përgjegjëse, mezi kishin pritur ta nënshkruajnë një marrëveshje të tillë”, u shpreh ai.

Sa i përket pikës ku flitet për Liqenin e Ujmanit, Mustafa tha se të dy vendet kanë përfituar nga ShBA’ja.

Sipas kryetarit të LDK’së në momentin që bëhet demarkimi i kufirit me Serbinë edhe kufiri në Liqenin e Ujmanit duhet të rregullohet sipas konventave ndërkombëtare.

“Me këtë marrëveshje, as nuk ka hyrë Sërbia në Kosovë e as Kosova në Serbi. Të dy vendet kanë përfituar investime nga SHBA. Pajtimi që Departamenti i SHBA-së për energji ta bëjë një studim fizibiliteti për shfrytëzimin e ujit të Liqenit të Ujmanit për energji dhe bujqësi duhet të shihet si përfitim për Kosovën. Është në të mirë të Kosovës që SHBA të kryejnë studime të fizibilitetit për mundësitë e zhvillimit të Kosovës në të gjitha fushat. Ndërkaq, edhe ne duhet të jemi realist se në momentin që ndodh njohja reciproke dhe bëhet demarkacioni i kufirit me Serbinë, duhet të rregullohet edhe kufiri në këtë liqe sipas konventave ndërkombëtare që vlejnë për të gjitha vendet për menagjimin  e ujërave ndërmjet dy shteteve”, tha Mustafa.

Dje në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në mes të dy vendeve. Marrëveshja është nënshkruar në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump të cilën ai e quajti historike. Marrëveshja përmbanë 16 pika ku paragrafin e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike.

Marrë nga: Gazeta Ekspress

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë isa mustafa takimi 4 shtator në shtëpinë e bardhë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës