LIVE UPDATES
Bota

Vazhdojnë paranojat e Lëvizjes së Vetëvendosje-së: Marrëveshja e Uashingtonit nuk përjashton thikat në dialogun final

5 Shtator 2020, 14:46 Nga DOSJA
Vazhdojnë paranojat e Lëvizjes së Vetëvendosje-së:

KOSOSVË – Marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nga pala kosovare dhe ajo serbe, Vetëvendosje po e quan koncesion dhe kompromis nga ana e Kosovës për Serbinë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, thotë se ky proces nuk e solli njohën e ndërsjellët siç edhe kishte premtuar por veçse e ka ofruar edhe më afër me Serbinë, derisa shton se VV e konsideron të dëmshme këtë marrëveshje. Po ashtu ai foli edhe për pretendimet e Vetëvendosjes “thika mbi harta”.

“Ky proces sikurse ata të kaluarit filloj pa përgatitje, pa parime, pa synime të qarta dhe rrjedhimisht përfundoj vetëm me koncesione dhe kompromise nga ana e Kosovës në raport me Serbinë. Ajo nuk e sjelli njohjen e ndërsjellët e cila ishte një premtim që të gjithë delegacioni dhe kjo qeveri e bëri para nisjes në këtë udhëtim, lëre se nuk e sjelli njohën por vetëm sa e sjelli më afër Serbinë në Kosovë”, tha Kryeziu.

Kryeziu në një konferencë për media tha se Kosova më shumë u bë temë e këtij takimi në Uashington se sa që ishte palë.

“Duke qenë se ngjashëm sikurse herët e kaluara edhe në këtë proces e këto bisedime edhe njëherë u fol për çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, ku edhe njëherë Kosova u bë temë se sa që ishte palë duke filluar nga fakti që në kuadër të këtij dokumenti Kosova është pajtuar që të bëjë shfrytëzimin e përbashkët të Liqenit të Ujmanit i cili është pasuri dhe pronë e Kosovës. Në anën tjetër u dakorduar që të suspendoj përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare që është ndesh me vetë kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 17 dhe po ashtu është edhe kundër edhe vet deklaratës së Pavarësisë së Kosovës , përkatësisht pika 9 e cila synon që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, potencoi Kryeziu.

Tutje, Kryeziu ka komentuar edhe pikën e marrëveshjes që ka të bëjë me mini-shengenin, derisa e ka quajtur skandaloze se si nuk u fol për dëmet e luftës që shkaktoi Serbia.

“Për më tepër u dakorduan edhe për projektin e mini-shengenit që është ekskluzivisht një ide që i shkojnë më së shumti për shtati Serbisë, pavarësisht që ata që e nënshkruan këtë marrëveshje kanë qenë kundërshtarë të fuqishëm të kësaj ideje . kurse po ashtu pa asnjë çmim ia mundësuan përpjekjen historike Serbisë për dalje në Detin Adriatik duke i ofruar infrastrukturë rrugore e hekurudhore në këtë pikë. Po ashtu në këtë marrëveshje që u quajt për normalizimin e ekonomisë e që në fakt vetëm 4 ose 5 pikat e saj kanë lidhje me ekonominë. Nuk u përmenden për asnjë moment as dëmet e luftës e që është skandaloze në vetvete se si mund të ketë normalizim të ekonomisë pa adresimin e këtyre çështjeve”, theksoi Kryeziu.

Ndërsa pretendimet e mëhershme të Vetëvendosjes “thika mbi harta”, ai tha kjo marrëveshje lë hapësirë që edhe në të ardhmen e afër të ketë thika.

“Shqetësimi për mundësinë e shkëmbit të territoreve që është vetëm eufuizëm për ndarje të Kosovës është shqetësim i bazuar që nga koha e tashmë e dëshmuar me deklaratat e ndërmjetësit. Në procesin në Uashington Grenellit sikurse dhe Bollton. Shqetësimi ynë është i bazuar, kjo si ide e projekt ka ekzistu dhe nuk ka asnjë dëshmi që i njëjti nuk mund do të rikthehet duke qenë se negociata me Serbinë do të vazhdojnë, koncesionet të reja do të ketë. Evitimi i një dëmi të madh në një pikë të caktuar nuk e arsyeton dëmin tjetër po të njëjtin pikë. Fakti që kësaj radhe nuk u diskutua për territore nuk do të thotë që nuk është e dëmshme fakti që u diskutuar për Ujmanin për mini-shengenin për korridorin në Detin Adriatik për Serbinë dhe për suspendimin e shtetësisë sonë për të paktën një vit”, potencoi Kryeziu.

Kryeziu mes tjerash tha se Vetëvendosje e konsideron të dëmshme këtë marrëveshje dhe se do të vazhdoj ta kundërshtoj atë në çdo institucion që do të diskutohet, kjo pasi që siç theksoi Kryeziu se në këtë marrëveshje janë akomoduar dhe adresuar vetëm kërkesat e Serbisë në raport me Kosovën dhe jo edhe anasjelltas.

Ndërsa sa i përket takimit të 7 shtatorit në Bruksel, ai tha se edhe ky takim është i përcjellur me jo transparencë sikurse ai i Uashingtonit.

Marrë nga: Gazeta Ekspress

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni përparim kryeziu përparim kryeziu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet