LIVE UPDATES
Bota

Mungesa e unitetit dhe përçarja e shqiptarëve po thellon problemet në Luginën e Preshevë

6 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA
Mungesa e unitetit dhe përçarja e shqiptarëve po thellon

KOSOVË- Mungesa e unitetit midis shqiptarëve në Luginën e Preshevës po i thellon edhe më problemet me të cilat përballet ky komunitet në pjesën jugore të Serbisë.

Nga tre deputetë, sa kanë pasur në legjislaturën e kaluar serbe, shqiptarët kanë përfunduar me asnjë, së paku tash për tash, nëse adresimi i disa ankesave nuk tregon ndryshe.

Kjo gjendje do të na kthejë shumë kohë pas dhe do të na sjellë energji negative në ambientin tonë. Nuk do të ketë zhvillim ekonomik, nuk do të ketë prosperitet”, thotë për Radion Evropa e Lirë Almin Shaqiri, nënkryetar i Komunës së Preshevës.

Presheva, së bashku me Medvegjën dhe Bujanocin, përbëjnë atë që njihet si Luginë e Preshevës, e banuar me shumicë shqiptare.

Në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që janë mbajtur më 3 prill, përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë garuar me dy lista zgjedhore, por për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në votime, asnjëra nga to nuk e ka kaluar pragun e nevojshëm për të hyrë në Kuvendin serb.

Në garë kanë qenë dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, me gjithsej 20 kandidatë. Përfaqësues të tyre kanë thënë se nuk kanë mundur të bashkohen, për shkak të “dallimeve politike”. Në zgjedhjet e vitit 2020, kur janë bashkuar në një listë, shqiptarët e Luginës kanë siguruar tri ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Marrëveshja për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhje është arritur me ndërmjetësimin e ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Sot, partitë shqiptare në Luginë fajësojnë njëra-tjetrën për prishjen e kësaj marrëveshjeje.

Ata që e tradhtuan Marrëveshjen e Tiranës, nuk janë më në atë stad ku kanë qenë. Dhe, tani, pikërisht ata që e kanë tradhtuar Marrëveshjen e Tiranës, dalin dhe akuzojnë Alternativën për Ndryshim, kinse ne jemi ata që kemi bërë shkelje”, thotë Shaqiri, i cili është edhe nënkryetar i kësaj partie.

Alternativa për Ndryshim ka qenë pjesë e listës zgjedhore Alternativa Demokratike Shqiptare, e cila në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi ka fituar 3,250 vota ose 0.09 për qind të tyre.

Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, lista tjetër, Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar, ka fituar 9,630 vota ose 0.26 për qind të tyre.

Bartësi i këtij koalicioni, Shaip Kamberi, thotë se fakti që lista e tij ka marrë më shumë vota, tregon se “kush e ka prishur Marrëveshjen e Tiranës”.

Mundësitë ligjore, apo lehtësitë që po bëhen për krijimin e partive politike, po shkojnë në drejtim të fragmentizimit të skenës politike, sidomos në komunat ku jetojnë pakicat. Kjo, mandej, po ndikon drejtpërdrejt që njerëz të caktuar me aspirata politike, që kanë më pak përkrahje, 1,000 vota, të bëjnë parti”, thotë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se unitetin mes partive shqiptare e ka prishur edhe politika serbe, por nuk specifikon më shumë. Kamberi, i cili ka qenë deputet në legjislaturën e kaluar serbe, ka nxitur shpesh reagime me fjalimet e tij në Kuvendin e Serbisë. Gjatë një fjalimi në tetor të vitit 2020, ai ka thënë se zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura atë vit, “kanë prodhuar një pushtet totalitar”, që nuk është parë as nga ish-udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte.

Kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se ky prezantim i Kamberit ka qenë “provokues”.

Njohësi i zhvillimeve politike në Luginë, Belgzim Kamberi, i cili është edhe kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, thotë se marrëdhëniet mes shqiptarëve në Luginë “kanë degraduar”. Më herët, “ka pasur rivalitete të brendshme për politika lokale, por, në parim, ka ekzistuar një lloj uniteti karshi Beogradit zyrtar. Sot, kjo është e mjegullt”, thotë ai.

Sipas tij, partitë politike në Luginë duhet të hartojnë plane për ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në këtë zonë. Kamberi thotë se për të përafruar qëndrimet mes tyre ndoshta do të duhet të ndërhyjë edhe Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë. Nga këto dy qeveri nuk ka pasur deklarata publike në këtë drejtim, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë dy milionë euro për Luginën e Preshevës nga buxheti i vitit 2022.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë, që është bërë në vitin 2011.

Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, në Luginë janë të regjistruar rreth 70 mijë banorë shqiptarë. Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike lokale, rreth 20,000 kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Shqiptarët e Luginës, tash e sa kohë, janë ankuar për pasivizim të adresave të tyre dhe mosrespektim të të drejtave nga zyrtarët e Serbisë.

“Pasivizimi i adresave “po ndryshon strukturën etnike në Luginën e Preshevës”, ka thënë Shaip Kamberi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në vitin 2020.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia, përmes pasivizimit të adresave, ua ka mohuar “6,000 shqiptarëve në Serbi të drejtën themelore për të votuar” në zgjedhjet e 3 prillit.

Beogradi zyrtar, në përgjithësi, nuk e ka komentuar çështjen e pasivizimit të adresave. Ankesa nga shqiptarët e Luginës ka pasur edhe për mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, edhe pse një marrëveshje për to – midis Ministrisë së Arsimit në Serbi dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar – është raportuar në nëntor të vitit të kaluar.

Ankesa, po ashtu, ka pasur për mungesë të investimeve në Luginë, për ngecje në zhvillimin ekonomik dhe për mospranimin e diplomave universitare nga Kosova.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, thotë se në këtë “pasiguri kolektive”, partitë politike duhet t’i tejkalojnë ndasitë.

Shkuarja në Parlamentin e Serbisë nuk nënkupton se do të zgjidheshin problemet e shqiptarëve, por kjo nënkupton se një zë i fuqishëm atje, sa më kumbues që mund të jetë, do të kërkonte më shumë zgjidhje dhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar për t’u interesuar më shumë për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thotë Mustafa.

Për disa, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë nuk do të përbënte asnjë ndryshim.

Edhe këta të deritashmit nuk kanë bërë asgjë” për zgjidhjen e problemeve thelbësore në Luginë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim në Preshevë, Kujtim Sadriu, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në muajin prill./REL/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni deputeti shqiptar shaip kamberi gent cakaj lugina e presheves zgjedhjet në serbi deputeti shqiptar shaip kamberi gent cakaj lugina e presheves zgjedhjet në serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet