LIVE UPDATES
Bota

Furnizmi me armë i Ukrainës nga Gjermania, shoqëria civile debaton ashpër

6 Maj 2022, 16:33 Nga DOSJA
Furnizmi me armë i Ukrainës nga Gjermania, shoqëria civile

GJERMANI- Që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës, qeveria gjermane është përballur në mediat vendase dhe nga Ukraina me kërkesa këmbëngulëse, që i kanë mbizotëruar tonet e tjera: për ta furnizuar Ukrainën me armë të rënda, jo vetëm me armë defensive, në luftë kundër Rusisë. Sidomos nga Ukraina, përmes ambasadorit të saj në Gjermani është bërë presion publik: që Ukrainës t’i jepen pikërisht ato armë që kërkon ajo nga Gjermania: si p.sh. tanke, avionë etj. Pra që Gjermania të mos mjaftohet me vetëm 1,2 miliardë eurot, që i ka premtuar së fundi Ukrainës për të blerë armatime.

Megjithë kritikat, Gjermania është orientuar në qëndrimin e NATO-s për llojin e armatimeve. Por edhe në këtë kuadër, sipas Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore (IfW), bazuar në Produktin e Brendshëm Bruto, ndihma që Gjermania i ka dhënë Ukrainës është shumë më e madhe se ndihma që i kanë dhënë p.sh. Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia. Ndërsa në shifra absolute, ndihma gjermane në konfliktin e Ukrainës prej 3,5 miliardë eurosh kalohet vetëm nga SHBA, me 10,3 miliardë euro.

Sido që të jetë në 28 prill, Bundestagu gjerman vendosi me shumicë dërrmuese votash që Ukrainës t’i dërgohen armë të rënda gjermane. Është marrë vendimi për të dërguar ndër të tjera tanke Marder, që kanë topa të posaçëm kundërajrorë, topa obusë vetëlëvizës si dhe armë të tjera të rënda.

Por ky ndryshim qëndrimi ka shkaktuar protestë te një pjesë e intelektualëve në Gjermani. 28 personalitete, shkrimtarë të njohur si Martin Walser dhe Juli Zeh, profesorë me emër si Reinhard dhe Wolfgang Merkel, gazetarë, kabaretistë kërkuan në një letër të hapur drejtuar kancelarit Olaf Scholz që të ndalet “dërgimi i sasive të mëdha të armëve të rënda” Ukrainës.

Kërkesën e tyre nënshkruesit e argumentojnë me frikën se mund të shpërthejë një Luftë e Tretë Botërore. Ata argumentojnë se dërgimi i armëve të rënda mund t’i shërbejë si pretekst Putinit, për të tërhequr vendet e NATO-s në një luftë. Nënshkruesit çmojnë qëndrimin e deritashëm të kujdesshëm të qeverisë gjermane. Ata e dënojnë “agresionin rus si thyerje të normës bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Me tej nënshkruesit i kërkojnë qeverisë gjermane “të kontribuojë me gjithçka, që të arrihet sa më shpejt e mundur një armëpushim.” Letra u botua në 29 prill në revistën Emma, të gazetares dhe feministes së njohur Alice Schwarzer.

Debat i ashpër publik për letrën e hapur

Që nga publikimi i letrës ka nisur një debat i fortë, veçanërisht në mediat sociale. Letrën e hapur, të postuar në internet si peticion në platformën globale change.org, e kanë nënshkruar më shumë se 200.000 vetë.

Por nga ana tjetër, për shumë kritikë letra është shuplakë në fytyrën e popullit ukrainas. Pasi, sipas tyre, mohon realitetin e situatës. Kritikët i akuzojnë nënshkruesit se “kanë humbur çdo busull morale”. Muzikanti i njohur Wolfgang Müller foli së fundi për “përmbysje të pastër të raportit autor/viktimë”. Jo vetëm kaq: të mërkurën (04.05.), në gazetën Die Zeit u botua një letër e dytë e hapur: me drejtim të kundërt.

Në këtë letër, të iniciuar nga ish-politikani i të Gjelbërve Ralf Fücks, 57 intelektualë i bëjnë thirrje kancelarit Olaf Scholz “të zbatojë shpejt rezolutën e Bundestagut për dërgesat e armëve në Ukrainë”. Figura të shquara gjermane nga media, bota akademike dhe politika, midis tyre nobelistja e letërsisë Herta Müller dhe shkrimtarja Eva Menasse, pianisti Igor Levit dhe politikania liberale Sabine Leutheusser-Schnarrenberger, Presidenti i Qendrës Pen Gjermani Denis Yücel, botuesi Mathias Döpfner shkruajnë në letër se “kushdo që dëshiron një paqe të negociuar, që shkon përtej nënshtrimit të Ukrainës, ndaj kërkesave të Rusisë, duhet të forcojë aftësinë mbrojtëse (të Ukrainës). Dhe të dobësojë aftësinë luftarake të Rusisë sa më shumë që të jetë e mundur”.

Debati jo përgjatë vijave të frontit i majtë/i djathtë

Në valën e refugjatëve të 2015-ës, debati u zhvillua pak a shumë përgjatë fronteve i majtë/ i djathtë. Por që me pandeminë, frontet janë përzierë. Ato kalojnë mes mbrojtësve të dëshirës për liri, që e shohin me skepticizëm shtetin nga njëra anë dhe të rezervuarve, që mendojnë se shteti i mbron më mirë me qëndrim të tërhequr, nga ana tjetër. Tani nënshkruajnë së bashku në të njëjtën anë konservatorë, liberalë, ekologjistë radikalë, ekologjistë liberalë. Ata i sheh në një anë si te mbështetësit, ashtu edhe te kundërshtuesit e dërgimit të armëve të rënda Ukrainës.

Tronditjen e skemave të tradicionale mik-armik në diskursin publik në Gjermani disa vëzhgues i shohin në mënyrë pozitive. Kthesa epokale, që ndodhi me aktin e papërfytyrueshëm në Gjermani, me sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, ofron mundësi për t’u larguar nga debati i konsumuar tradicional i majtë/i djathtë. Kjo kthesë krijon kushtet për një riorientim intelektual në Gjermani.

Mbështetja në opinion për armët e rënda për Ukrainën

Javët e fundit në opinionin publik gjerman duket se është rritur mbështetja për dërgimin e armëve Ukrainës. Në një sondazh të Forschungsgruppe Wahlen të publikuar nga ZDF, kjo mbështetje ka arritur në 56 përqind, nga 31 përqind që ishte në mars. Sondazhe të tjera japin një tablo më të balancuar. Sipas një sondazhi të kryer nga instituti Infratest Dimap për ARD-DeutschlandTrend, 45% janë për dhe po aq janë kundër që Gjermania të furnizojë Ukrainën me armë të rënda.

Politika në Gjermani ka tani qëndrim të përcaktuar për ta mbështetur me armë të rënda Ukrainën dhe punon për orientimin e opinionit.

Ministri i Ekonomisë dhe Klimës të Gjermanisë, zëvendëskancelari Robert Habeck (Të Gjelbrit) e quajti në një intervistë “pacifizëm vulgar” qëndrimin e Alice Schwarzer dhe të të tjerëve. “Çfarë rezulton nga ky argumentim?”, pyeti Habeck. ” Në fakt, vetëm se pak pushtim i territorit, përdhunim dhe ekzekutim thjesht duhet të pranohen dhe se Ukraina duhet të kapitullojë shpejt. Nuk mendoj se është e drejtë.”

Ndërsa kancelari Olaf Scholz tha se pacifizmi radikal është “jashtë kohe”, është vjetëruar. Në një miting të sindikalistëve në Dyseldorf në 1 maj, Scholzin më parë e patën quajtur luftënxitës. Por ai u tha pjesëmarrësve të mitingut se “ne nuk do të lejojmë që kufijtë të zhvendosen me forcë dhe të pushtohen territoret”. Ky është imperializëm, tha ai. Kancelari gjerman tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “duke përfshirë ndihmën që ajo të mbrohet, duke e furnizuar me armë”./DW/

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota olaf scholz protesta ne gjermani robert habeck olaf scholz protesta ne gjermani robert habeck

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet