Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kam...
Aktualitet
MSH: 556 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid në Shqipëri
23 Nëntor 2021, 17:04Nga DOSJA
SHQIPËRI– Katër persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë. Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi zyrtar:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3960 testime, 556 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 698 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.
Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (23 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 556 Të shëruar në 24 orë 698 Të shtruar në spitale 150 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 3,960
Testime totale 1,376,320 Raste pozitive 197,167 Raste të shëruara 186,267 Raste Aktive 7,847 Humbje jete 3,053
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
BULLGARI– 46 turistë, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë ndërruar jetë! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një autobus, i cili po kthehej ...
TIRANË– Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri më datë 29 nëntor. Top Channel shkruan se kjo gjë është njoftuar nga shoqëria koncensionare.Për paso...
VLORË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mësohet se disa persona janë përfshirë në një konflikt ...
TIRANË– Sekretari i Përgjthshëm i Partisë Demokratike dhe nënkryetarët e kësaj partie kanë refuzuar njëzëri kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha...
BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryedemokrati Lulzim Basha sit ë përfshirë në dosjen e “Toyota Yaris” ngjarje e denoncuar nga vetë Kreu i...
BURREL– Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim që të sillet si guvernatore në Shqipëri...
TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një përmbledhje të Reformës në Drejtësi në pesë vite. Në një postim në Faceboo...