Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore kanë mbizotëruar ditët e fundit në Shqipëri. Këto kanë shkaktuar ndërprerje energjie elektrike në disa qytete te vendit.
Bulqiza dhe zonat përreth saj kanë më shumë se 12 orë pa energji elektrike. Po ashtu pa energji elektrike kanë mbetur Kukësi, Kalimashi, Kruma, Shupenze dhe Peshkopia.
Në Korçë, tradhësia e dëborës varion nga 5cm-25 cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen me borëpastruese dhe grupe pune. Deri më tani nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.
Në Kukës lartësia e borës në zonat malore arrin deri në 60 cm dhe në qytet 15 cm, ndërsa raportohet se rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht, përveç rrugës që lidh Njësinë Administrative Arrën me rrugën nacionale. Furnizimi me energji elektrike ka hasur probleme në: Tërthore, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, Kolsh, Surroi, Arren dhe Malzi, Bashkia Kukës dhe NjA Golaj dhe Fajza Bashkia Has.
I gjithë qarku i Dibrës, është përfshirë nga reshje të dendura dëbore që kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesit të sotëm. Trashësia e dëborës në disa zona ka arritur nga 30-60 cm dëborë, ndërsa në zonat e thella trashësia e dëborës arrin edhe më shumë. Qarkullimi në rrugët nacionale është i hapur por në disa segmente si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit- Stebleve, Qafë Bualli- Martanesh në disa segmente kalohet me zinxhirë. Mësohet se kontraktorët po punojnë për të hapur rrugët. Në bashkinë e Dibrës, është bllokuar njësia Administrative, Selishtë, Lurë, e Luzni, rrugët e fshatrave dhe qendrave administrative, si Kala e Dodës, Sllovë, Zalldardhë, Reçm Kastriot e Melan.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore. Ata bëjnë të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme.Në Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë, Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, duhet të qarkullohet me zinxhirë.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar që gjatë ditës së sotme i gjithë vendi të ‘pushtohet’ nga shtrëngata shiu, ndërsa në zonat mbi 200 metra mbi nivelin e detit të nisin reshjet e dëborës.
Situata shfaqet më e rënduar në rajonin verior dhe juglindor, ku shoferëve u sugjerohet që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
“U ula në një lokal, mora kafe raki. Pastaj shkuam në një lokal tjetër. Edhe aty raki. Edhe në lokalin e radhës pimë raki. Kur shkova në shtëpi më priste gruaja...
TIRANË-Dy raste të ngacmimeve seksuale janë raportuar në Tiranë. Policia bën të ditur se është shpallur në kërkim një 42-vjeçar pasi në rrugën “Pand...
TIRANË–Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë një 39 vjeçar, pasi ka thyer masën...
KUKËS– Reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë bllokuar prej shumë orësh Rrugën e Kombit.Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar në rrjetin social ‘Fa...
DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit, Edmond Koçit mëngjesin e të shtunës. Burime për A2 pranë grup...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot priten res...
TIRANË– Ministria e Infrastrukturës ka dalë me njoftim zyrtar për të sqaruar situatën në të gjithë Shqipërinë, ps një dite të përfshirë nga reshjet e...
VLORË– Vlora është për,mbytur pasditen e sotme, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Syri.net,...
DIBËR- Dibra është zbardhur dhe është pushtuar nga redhjet e dendura të dëborës gjatë orëve të pasdites së sotme. Dosja.al ka mësuar se në të gjitha akset ...
BULQIZA– Bulqiza dhe fshatrat rreth saj janë zbardhur nga dëbora. Dosja.al ka mësuar se shumë fshatra të njësive administrative janë bllokuar dhe kanë mbe...