Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora! Këto janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës. Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet mbi 6.3 metra mbi nivelin e detit. Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, Vjosa ka dalë nga shtrati i saj duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit në Vlorë, megjithatë nuk parashikohet që të shkaktojë probleme të tjera. Lumi Drin dhe Ishëm kanë dalë nga shtrati ndërsa Osum po ashtu rrezikon nga shirat e dendur që kanë rënë gjatë natës e që vazhdojnë të bien.
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Lezhës, ku për shkak të shiut që ka rënë gjatë natës, janë izoluar blloqet e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja e Lezhës’. Disa familje janë evakuuar pasi janë në rrezik nga niveli i ujit që është rritur. Tregu i ushqimeve po ashtu është përmbytur në Lezhë. Po ashtu është përmbysur nga uji dhe fusha e Zadrimës, duke bllokuar dhe banorët. Ndërkohë në Lezhë ka zbarkuar edhe ushtria e cila do të jetë në gadishmëri për çdo situatë kritike.
Situata paraqitet mjaft e rëndë dhe në Shkodër, zonë që vuan prej vitesh nga përmbytjet. Me apelin e Bashkisë, në qytet kanë zbarkuar forcat e ushtrisë të cilat do të ndihmojnë në lëvizjen e njerëzve nga shtëpitë e tyre në një destinacion tjetër. Ndërkohë një familje është evakuuar nga banesa. Po ashtu e rwndw wshtw situata dhe nw Vlorw ku njw pjesw e qytetit wshtw pwrbysur ku si pasojw kanw mbetur tw bllokaura makinat dhe qytetarwt.
E njëjtë paraqitet situata dhe në fshatin Gjorm në Kurbin aty ku 20 familje kanë dhënë sinjalin SOS për shkak të përmbytjeve. Rruga e Borshit është çarë nga reshjet e shumta, po ashtu në akset e qytetit të Elbasanit ka pasur rënie dherash dhe gurësh, ndërsa në Urën e Dajlanit në Durrës kanë shpërthyer tubacionet e ujit duke e rënduar situatën e përmbytjeve.
Mbi 20 fshatra në zonën e Memaliajt kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë në Gjirokastër ka pasur rrëshqitje të dherave në lagjen “Punëtori” ku si pasojë janë vënë në rrezik banorët e një pallati 5 katësh.Po ashtu moti i keq ka sjellë dhe reshje dëbore ku si pasojë është izoluar dhe Thethi dhe Lwpusha, ku banorët kanë mbetur dhe pa energji elektrike.
ARRSH ka bërë njoftime të shumta për drejtuesit e mjeteve të cilëve iu këshillon që të shmangin rrugën e Borshit. Ndërsa SHMU thotë që situata me shira dhe rrufe do të vijojë për ditë me rradhë.
Situata me përmbytjet në vend është paralajmëruar për disa ditë me radhë nga ana e Institutit të Gjeoshkencave dhe Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
HARTA LIVE:
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Reperi i njohur Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur si Stresi ka qënë në vëmendje të mediave për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën për vras...
PUKË– Një makinë e djegur është gjetur në aksin rrugor në Gjegjan-Reps, mëngjesin e sotëm në Pukë.Mjeti tip ‘Skoda Fabia’ është i shkrumbuar në vendin e qu...
VLORË– Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një pjesë të pazaratit të Mifolit në Vlorë. Kjo pasi prej reshjeve, niveli i lumit është rritur me m...
Shteti shqiptar ka kërkuar në harkun e një muaji tre studio ligjore që do ta mbrojnë atë përballë çështjeve që kanë përfunduar në Arbitrazhin ndërkombëta...
DashiNesër do të jetë një ditë e favorshme për ju falë Hënës pozitive kështu që përfitoni nga ajo dhe kryeni të gjitha detyrat pa i shtyrë ato. Në punë, gjërat ...
DURRËS– Fotoja që po shihni është Artineda Haskasa, 25- vjeçarja e cila ndërroi jetë pasditen e sotme pasi u tërhoq zvarrë nga një automjet ti...
ITALI- Një i ri shqiptar është arrestuar ditën e sotme me akuzat e përndjekjes dhe kërcënimit në Itali. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane që shkruajnë...
SHKODËR- Dy aksidente janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër dhe Cërrik, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.Mësohet se në Shkodër si paso...
DIBËR- Dy ditë pas zgjedhjeve vendore në Dibër, më 13 janar 2016, shefi i komisariatit në qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se një person nga njës...