Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Moti i keq, ARRSH apel shoferëve: Udhëtoni me kujdes, mbani zinxhirët në këto akse
11 Dhjetor 2021, 10:04Nga DOSJA
SHQIPËRI – Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me kujdes duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe duke reduktuar shpejtësinë. Sipas njoftimit të ARRSH, reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit.
Njoftimi i ARRSH:
“Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe të dëborës në të gjithë vendin. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë km 7-14, Qafë Thanë-Kapshticë, Korçë-Ersekë, Popçisht-Libonik, Qafë Priskë, Mali i Dajtit, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Krum, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm km i fundit. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut Qarkullimi ka vazhduar normalisht. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Autoritetet Rrugor Shqiptar.
FIER – Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë sjellë probleme të mëdha në qytetin e Fierit, ku raportohet se në disa rrugë të zonës së Portez...
GJIROKASTËR – Rreshjet e shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në Qytetin e Gjirokastrës ku raportohet se janë rritur prurjet e rrjedhave ujore. Për...
PËRMET – Bllokohet rruga nacionale Përmet – Tri Urat. Shkak janë bërë reshjet e dendura të shiut, që kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash dhe inert...
ELBASAN – Reshjet e shiut kanë pushtuar Qarkun e Elbasanit, ndërsa në lartësi mbi 1000 metra ka pasur reshje dëbore. Në akset rrugore nacionale kemi pasur...
VLORË – Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rritjes së prurjeve ...
DIBËR – Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe bore. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e the...