LIVE UPDATES
Ekonomi

“Mos zgjidh shfarosjen”/ UNDP dhe “One Telecommunications” bashkojnë forcat

10 Nëntor 2021, 11:02 Nga DOSJA

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, UNDP dhe One Telecommunications, prezantuan në Tiranë fushatën globale “Mos zgjidh shfarosjen”. Në zemër të fushatës është një film i shkurtër në të cilin shfaqet një dinozaur që flet, i quajtur Frenkie. Dinozauri hyn në selinë e Kombeve të Bashkuara për t’i nxitur liderët botërorë që të marrin më tepër masa ndaj ndryshimeve klimatike. “Ne të paktën mund të fajësojmë meteorin”, thekson dinozauri, duke iu referuar teorisë së njohur
që shpjegon shfarosjen e dinozaurëve përpara 70 milionë vjetësh.

“Po ju, çfarë justifikimi keni?”

Sipas të dhënave më të fundit të Raportit të Parë Dyvjeçar të Përditësuar, tendencat e projeksioneve tregojnë se temperatura mesatare vjetore në Shqipëri do të rritet ndërmjet 1,3°C dhe 2,2°C deri në vitin 2050. Në bregdetin shqiptar parashikohet që temperaturat mesatare  vjetore të rriten për të gjitha stinët, por sidomos për muajt e verës. Shpeshtësia e temperaturave ekstreme të larta dhe numri e kohëzgjatja e valëve të të nxehtit, pritet që të rriten në mënyrë të konsiderueshme deri në vitin 2050. Brenda vitit 2050, niveli i reshjeve në Shqipëri pritet të ulet me 2,1% dhe 4,3% nga niveli bazë prej 929,7 mm i periudhës 1986-2005.

Ndryshueshmëria e reshjeve pritet të rritet në zonën bregdetare të Shqipërisë, si dhe parashikohet të rritet shpeshtësia dhe intensiteti i ngjarjeve me reshje të dendura shiu. Gjatë muajve të verës, rritja e rasteve me reshje të dendura shiu kombinuar me rënien e nivelit mesatar të reshjeve tregon se shpeshtësia e thatësirave pritet të rritet. Projeksionet për bregdetin tregojnë se do të ketë një rritje mesatare të  nivelit të detit nga 45 cm deri në 60 cm brenda vitit 2100. Kjo do të favorizojë rritjen e kripëzimit të akuifereve bregdetare dhe do t’i bëjë zonat bregdetare të cënueshme nga përmbytjet
si pasojë e stuhive detare dhe erozionit.

Në tetor të vitit 2021, me asistencën e nismës së UNDP-së “Premtimi i klimës” dhe të partnerëve të tjerë, në përgjigje të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimet klimatike, Shqipëria dorëzoi Kontributin e saj Kombëtar të Përcaktuar (KKP) të rishikuar, por tashmë edhe me një fushëveprim më të gjerë i cili përfshin më tepër lloje gazesh me efekt serrë (GES) dhe më tepër sektorë. Kontributi i rishikuar i Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike ka si synim që t’i ulë emetimet me 20,9% deri në vitin 2030, krahasuar me skenarin “Punë si zakonisht”.

“Ndryshimet klimatike dhe pabarazia janë pashmangshmërisht të ndërlidhura. Përshpejtimi me hapa galopantë i ndryshimeve klimatike paraqet kërcënimin më të madh për ekzistencën e njerëzimit të parë ndonjëherë. Ashtu si pandemia e COVID-19, ato prekin çdokënd, por jo të gjithë njësoj. Ndërkohë që askush nuk do të jetë i paprekshëm nga efektet e egra në rritje të ngrohjes së planetit tonë, çmimin për mosveprim do ta paguajnë shtetet e varfëra dhe njerëzit e cënueshëm” – tha Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri, znj. Monica Merino.

Fushata do të përdorë një mori mjetesh dhe kanalesh komunikimi, përfshirë aktivitetet publike, me qëllim rritjen e njohurive mbi efektet me të cilat do të përballet çdokush nëse nuk merren masa për të ngadalësuar rritjen e temperaturave në botë.

UNDP, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe One Telecommunications i bëjnë thirrje publikut të gjerë që të informohen mbi pasojat dhe të veprojnë individualisht duke patur në fokus mjedisin dhe klimën. Institucionet, organizatat dhe kompanitë kanë detyrën që të ndërmarrin masa në mbështetje të
uljes së gjurmës së karbonit. Por, edhe kujdesi nga njerëzit e thjeshtë, ka impakt të madh. Ky është një mision për çdokënd.

UNDP e ka asistuar qeverinë shqiptare që prej vitit 1998 për të përgatitur Komunikimet Kombëtare për Ndryshimet Klimatike, duke paraqitur aty nivelin e emetimeve të gazeve me efekt serrë (GES), skenarët e zbutjes, treguesit e ndryshimeve klimatike dhe planet e veprimit për përshtatjen ndaj këtyre ndryshimeve. Janë një sërë ndërhyrjesh të UNDP-së që kanë trajtuar prioritetet kombëtare lidhur me çështjet klimatike dhe mjedisin, të tilla si energjia e rinovueshme dhe efiçenca e energjisë, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, zonat e mbrojtura dhe ruajtja e biodiversitetit, etj.

One Telecommunications i bashkohet kësaj fushate si kompania nismëtare në marrjen e masave për të mbrojtur mjedisin dhe ulur në minimum gjurmën e karbonit. Vetëm gjatë vitit të kaluar, kompania e uli sërish intensitetin e energjisë dhe emetimet e GES-ve me përkatësisht 19,9% dhe 36,1%; i uli emetimet e dioksidit karbonit me 18,1% (e barasvlershme me 231 tonë CO 2 ); dërgoi për riciklim 100% të baterive prej plumbi, të vajrave lubrifikues, të materialeve të mbetjeve elektrike dhe elektronike, si dhe akumulatorët; çdo vit prezanton fushata ndërgjegjësimi brenda kompanisë mbi riciklimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të ujit, letrës dhe energjisë elektrike. 

Këto përpjekje janë një proces në vazhdimësi që prej shumë vitesh tashmë, duke e bërë One Telecommunications një shembull të veprimit me përgjegjësi.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale one telecommunications undp one telecommunications undp


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet