LIVE UPDATES
Ekonomi

Seks, drogë dhe ‘rave’, brenda festës sekrete në tunelin e Baldushkut

8 Nëntor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Seks, drogë dhe ‘rave’, brenda festës sekrete në

Një tunel në të dalë të Tiranës i cili gjatë komunizmit përdorej për municione ushtarake, fundjavën që lamë pas ishte vendi i përzgjedhur për një festë sekrete “rave” të organizuar në brendësi të tij nga një grup të huajsh, mes muzikës elektronike techno, drogës, seksit dhe simboleve hipnotizuese. Ftesat m’u gjendën në duar krejt rastësisht kur teksa po shëtisja andej me një grup miqsh, u hasëm me disa të huaj që po shkarkonin nga një rimorkjo makine disa bokse të mëdha muzike. Ata na pyetën nëse ishim aty për festën, e cila në fakt ishte e fshehur e për të cilën ne nuk kishim dëgjuar vërdallë këto ditë…

Ora 10 e mbrëmjes na gjeti duke u endur nëpër errësirë në kërkim të tunelit, jashtë të cilit kishte tek-tuk njerëz që po konsumonin alkool nën muzikën e fortë që buçiste. Alkoolin sëbashku me drogën i kishin sjellë vetë ndërsa në brendësi të tij shquheshin nga larg dritat hipnotizuese që feksnin dhe fikeshin në ritëm të vazhdueshëm kohor. Njerëz që endeshin si të shkëputur nga realiteti, të tjerë që konsumonin drogë të ulur përtokë dhe një grup tjetër mes të cilëve kishte edhe shqiptarë që putheshin dhe kërcenin ngjitur me njëri-tjetrin , ky ishte imazhi i parë me të cilin u përballa, një imazh tipik i festave rave.

Festa të tilla që tashmë janë përhapur në të gjithë botën po kthehen gati-gati në një kulturë të orientuar nga të rinjtë që ndërthurin muzikën, artin dhe idealet e tyre sociale duke përdorur një sërë drogash të ligjshme dhe të paligjshme që kanë për qëllim të rrisin energjitë e tyre në mënyrë që festa të zgjasë sa më gjatë dhe të jenë energjikë për shumë orë. Pranë një banaku të sajuar me dru që ndriçohej nga një semafor i vënë në punë aty në mes të tunelit, po kërcenin dy të huaj, njëri prej të cilëve u afrua për të më ofruar drogë dhe më tregoi se ishte me origjinë nga Amsterdami e kishte do kohë që i ishte bashkuar grupit të madh që organizonin festën.

Ishin një grup udhëtarësh nga vende të ndryshme të botës, kishin një stil të çuditshëm veshjeje që u binte në sy po aq sa tatuazhet që u mbulonin thuajse çdo pjesë të trupit dhe njiheshin si “piratët reciklues” (recycle pirates). Pjesën më të madhe të jetës së tyre e kalonin në kamionë ose autobusë, gjithmonë në kërkim të vendeve interesante, të gatshëm për të bërë “jetën e rrugës.”

“Të gjithë ne vijmë nga kultura të ndryshme.Historitë që tregojmë bazohen në takimet dhe ndodhitë gjatë udhëtimeve tona. Shumë prej nesh jetojnë në kamionë dhe kombinojnë aftësitë artistike me këtë mënyrë jetese ‘në rrugë’ duke u përpjekur të ofrojmë histori pa ndonjë interes kombëtar apo ekonomik. Në tre vitet e fundit ne kemi filluar të udhëtojmë jashtë Europës dhe sidomos në Afrikën Perëndimore. Jemi shkrimtarë, fotografë, artistë që reciklojmë, shkruajmë dhe tregojmë në vendet e për vendet që vizitojmë. Na pëlqen gjithmonë jeta në lëvizje. Jemi në kërkim të aventurave. Bota është e jona dhe ne jemi të botës, dhe në këtë botën me kufij, ne nuk njohim kufij.”-më tha ai duke më treguar për filozofitë e grupit të tyre.

Ata ishin pak antikomformistë ndaj sistemit, ndaj qeverisë dhe ndaj rregullave në përgjithësi.

“I vetmi sistem i mirë është sistemi i muzikës dhe zërit”, ishte motoja e tyre në jetë e cila në fakt është po ashtu ideologjia tipike e festave të tilla rave.

Tuneli ishte pastruar nga municionet, hapësira ishte e zbrazët dhe muret ishin mbushur me graffiti të ndryshme ku pasqyroheshin herë pas herë edhe video të gjata me iluzione që duket se të përthithnin e të ngecnin në një çark vicioz. Diku në një cep ishin varur disa drita të zbehta dhe ishin vizatuar me ngjyra të forta kafka njerëzish që herë-herë dukeshin krejt reale. Në mesnatë, nisën të vinin njerëz të tjerë, mes tyre edhe shqiptarë të tjerë.

“Unë kam pasur kontakte më parë me këtë grupin sepse ka ca ditë që janë në Shqipëri dhe e dija për festën. I dua festa të tilla, këtu në fshehtësi jam shumë vetvetja dhe mund të konsumoj drogë lehtësisht, pa u gjykuar dhe mund të vishem si të dua, me minifund dhe çorape të gjata rrjetë, pa më thënë që ngjaj si kurvë. Kam ardhur sëbashku me disa nga shoqëria ime. Ne duam të jetojmë pambarimisht, në Tiranë nuk bëhen shumë festa rave dhe kjo për ne ishte ekstazë, një gjë aq e dëshiruar. E dua këtë lloj muzike që të mba në të njëjtin ritëm, të përhumb dhe të zhyt në një gjendje mendore që nuk di si ta përshkruaj”, më tha ajo. Në fakt nuk ma tregoi emrin por më tha se studionte pranë Universitetit të Arteve për pikturë. Më pas u shkëput nga unë drejt të dashurit të saj, të cilët i pashë bashkë pas dy minutash duke marrë drogë.

Tuneli sa vinte e mbushej më shumë, përtokë syri, bashkë me kanaçet, të zinte dhe çifte duke bërë seks ndërsa aroma karakteristike e hashashit kishte pushuar të gjithë hapësirën e ndihej deri jashtë.

“Zakonisht festa të tilla zgjasin dhe dy ditë. Kërcejmë, flejmë gjum kudo që të na zëri, drogohemi, bëjmë seks, zgjohemi sërish dhe nisim nga e para. Nuk na shteron energjia. Unë preferoj të konsumoj LSD, një lloj droge që të jep haluçinacione por njëkohësisht të bën shumë të dashur. Më vjen të përqafoj gjithë njerëzit dhe zhytem tërësisht në një botë ku çdo gjë që është afër e shoh shumë të zvogëluar dhe çdo gjë që është larg e shoh të zmadhuar. Mendoj herë shumë shpejt e herë shumë avash dhe muzika tekno është ideale për ta ushqyer këtë lloj droge dhe këtë lloj emocioni”, më rrëfeu Jane, një amerikane që ishte pjesë e “recycle pirates“ dhe që u bashkua më vonë në festë. Ishte shumë e lumtur që ishte pjesë e atij grupi të cilët, sipas saj, ishin njerëz të zakonshëm por çdo gjë rreth tyre e bënin të jashtëzakonshme.

Pas disa çastesh u ngritën të gjithë në kërcim, shikonin njëri-tjetrin thellë në sy por mendërisht dukej se ishin përhumbur në botë të tjera paralele. U largova aty nga ora dy e mëngjesit dhe mora rrugën sërish drejt Tiranës e cila flinte, krejtësisht në antitezë me festën brenda tunelit që kishte zgjuar më shumë se kurrë euforinë…

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale festa e droges festa rave tirane tuneli i baldushkut festa e droges festa rave tirane tuneli i baldushkut

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Nëntor 2021, 06:23

Të vërteta të pakëndshme për gazin

Është tunduese të fajësosh të huajt për krizën e gazit në Europë. Fajtori kryesor është më pranë shtëpisë“Rusia është një vend arinjsh, jo një vend që tole...

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete