FOTO/ Sherri në Sarandë, del fotoja e autorit
6 Tetor, 21:50
Detaje të reja nga vrasja në Sarandë/ V...
Politike
18 Dhjetor 2019, 14:27Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo paketë synon të dënojë fjalën e lirë dhe gazetarët.
Gjuzi paralajmëroi kryeministrin se shqiptarët nuk do të votojnë më në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.
“Nuk kemi ardhur për të bërë estradë jashtë parlamentit. Ju qeshni se jeni grabitës dhe vrasës dhe pasardhës të një partie kriminale. Le të thonë portalet ç’të duan për zonjën Spiropali. Aq më shumë nëse është mashkull. Ai që merret me bebet në bark, ai nuk është shqiptar. Edhe unë jam përfolur nga këto portale. Ju doni t’i regjistroni se doni t’i kontrolloni. Kryeministri nuk ka shans për të pasur mandat tjetër. Ne nuk ju vramë kurrë, ju falëm, sepse u konsiderojmë vëllezër. Ata do të marrim gjoba, ne do bëjmë amnisti sapo të vijmë në pushtet. Ju jeni hajdutë, prandaj qeshni. Reformën në drejtësi e vonuan tre vjet, konservatorët e kishin paralajmëruar këtë, por sot nuk e vonon më. Zonja nënkryetare, doni të na mbyllni gojën, ne gojën nuk na e mbyllni dot. Kryeministri ta vë mendjen në mësim, sepse e ka rrezikun afër në konceptin juridik. Paketa anti-shpifje është paketa e ligjit “agjitacion dhe propagandë” për të dënuar gazetarët. Mos u bëni për të shkuar te 5-a, sepse do të bëheni gaz i botës. Një pjesë e juaja, ata do të kenë mendjen në mësim, ndryshe janë të rinj dhe do ta provojnë se ky vend nuk të harron. Kur ju vratë njerëz në 97, iku kontrabanda, jeni marrë me kontrabandë të Marlboros. Mos u merr me median. Ke edhe një vit e gjysmë kohë, hajde ta bëjmë qeverinë akademike”, u shpreh deputeti Gjuzi.
Deklaratat u bënë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës gjyqësore për çështjen “Babale”kundër ish-deputetit të Partisë Demokratrike, Ervin Salianji, p...
TIRANË- Presidenti Iivendit, Ilir Meta ka publikuar sot një tjetër video, e cila sipas tij, tregon shkeljet e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ...
TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se me ligjin antishpifje i cili do të kalojë sot ...
TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi kërkoi që ligji për mediat të jetë i njëjtë me at të Gjermanisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Murrizi nuk e ka kursyer ironin...
TIRANE- Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, thotë se me ligjet e reja po përpiqet që media të vihet nën kontroll. Në një intervistë për “Diplomaticu...
KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar ftesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në takimin e “Minishengenit” që do të zhvilloh...
TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari i ka kërkuar një javë kohë kryeministrit Edi Rama për të parashtruar propozimin e saj për paketën antis...
TIRANË- Gjatë seancës plenare ka ndodhur në incident. Teksa ishte duke folur Rudina Hajdari, i është thyer karrgia Tom Doshit, i cili ishte i ulur në vendi...
TIRANE- Replika të nxehta mes deputetes së Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e cila ka dalë kundër paketës Anti-Shpifje që miratohet sot në Kuvend. Hajdari, ...
TIRANË- ‘Paketa do të miratohet sot, se na e kthen presidenti para Vitit të Ri’, ky ishte mesazhi që kryeministri Edi Rama iu dha sot deputetëve në një fja...