LIVE UPDATES
Politike

“O ba”/ Zbulohet ARSYEJA pse PS do paketën anti-shpifje, Balla qahet në Kuvend: Çfarë t’i them tim biri, për videon d

18 Dhjetor 2019, 13:05 Nga DOSJA
“O ba”/ Zbulohet ARSYEJA pse PS do paketën anti-shpifje, Balla

TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Parlamentit se me ligjin antishpifje i cili do të kalojë sot nuk synohet mbyllja e portaleve.

“Nuk mbyllen portale me vendim të qeverisë. Ka vetëm një moment kur vendoset bllokimi i përkohshëm i aksesit kur konfirmohet se publikon pornografi, terrorizëm apo cënon sigurinë kombëtare, vetëm këto raste dhe në këto raste shkon në gjykatë. I kam ndjekur me vëmendje gjithë diskutimin në parlamentin gjerman. Dua t’ju them kam sjellë disa prej paragrafëve të atij ligji që u hoqën në ligjin tonë, për ta lehtësuar. Ligji gjerman thotë, rrjetet sociale ku përfshihen ofruesit e shërbimit on line duhet forcuar për të hequr cdo lloj gjuhe shpifje. dhe kanë me detyrim të rovojnë me dokumente. duhet të shqyrtohet ankesa brenda 7 ditëve dhe ti bllokohet aksesi gjobat shkojnë deri në 50 mijë euro. Kryeministri e tha që ky nuk është një ligj që do rregullojë historinë e shpifjeve në këtë vend. Kam një pyetje për çdo kritik, nëse ndaj jush do artikulohej një akuzë a do të dinit kush është? A nuk do të kërkonit të vërtetën mbi autorësinë? Nuk shkon dot në gjykatë se portali është i regjistruar në Bogota. Një portal me shumë peshë është i regjistruar në Bogota. Ku është PE kundër kësaj pakete. PE ka plot direktiva nga plot vende anëtare. Një gjë e them me bindje: Kemi 8 muaj që punojmë për këtë pr/ligj, tani ti thua dua edhe një javë. Natën e Krishtlindjeve do mblidhemi se ka Rudina një amendament. Historikisht si qasje e jona, nuk kemi bërë kurrë asnjë hap pa partnerët”, tha Balla.

Sipas Ballës, OSBE ka ekspertizën ndër më të mirat në këtë aspekt.

“Për ata që nuk e dinë, ligji është shumë i rëndësishëm të testohet kur të aplikohet, do implementohet nën monitorimin e OSBE. KE e ka sjellë me letër e ka thënë qartë pozicioin e tij. As mos u kompleksoni e as mos u intimidoni nga kritikët e ligjit. Nuk mund të jetë argument nga ana e komunitetit të gazetarëve që thonë ç’punë ka Parlamenti të na bëjë ligje ne. Përtej intimidimeve dhe telefonatave ky ligj duhet votuar dhe është vetëm fillimi i një procesi për të shpëtuar veshin e shqiptarëve nga dezinformimi. Kemi detyrën ta fusim në rrugë të mbarë. Fakti që është 100 % i dakordësuar me partnerët e BE dhe OSBE, kjo është një gjë shumë e mirë dhe bëhuni gati për ta votuar sa më shpejt në seancë”, deklaroi numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Sipas Ballës, shifja dhe cënimi i dinjtetit duket të ndalet, dhe kujtoi rastin personal që sipas tij, e ka kthyer në viktimë. Deklarata e Ballës, është thelbësore për të kuptuar investimin e socialistëve dhe ngulmimin për të mos hequr dorë nga paketa anti-shpifje, pavarësisht se Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, bëjnë thirrje për të kundërtën.

Hyni në Youtube, klikoni me emrin tim, video e parë që ju del është ajo me një djalë të vogël, që këndon një këngë për Enver Hoxhën. Janë 500 mijë shqiptarë e të huaj që e kanë parë, e ka vënë ai robi atje, kënduar nga Taulant Balla për Enver Hoxhën. Ok, ti e quan reklamë. Po c’kusur kam unë ti them tim biri që pyet, o ba pse ke kënduar këngë për diktatorin. Unë nuk do ankohem te këshilli i ankesave që edhe pse mirë do ishte që kushdo që konstaton një fake news ta bënte, I besoj rrugës së gjykatës dhe nuk po dal keq nga fondet e mbledhura nga gjykata, Basha është dënuar me gjobë 500 mijë lekë nuk është pak, shkon në buxhet, nuk merret nga fituesi, të tjerë janë rrugës për të paguar se fondi do pasurohet”, tha Balla.

 

Deklarata u bë sot në Kuvend, ku po zhvillohet një seancë maratonë që do të finalizohet votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019 taulant balla paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019 taulant balla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet