Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me betimin e dy deputeteve të reja të Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Gentiana Cakranin, e cila zëvendëson në këtë legjislaturë deputetin e ndjerë Bashkim Fino, që u nda nga jeta pas infektimit me Covid-19. Betimin e ka bërë edhe deputetja Jetmira Rraboshta, e cila zëvendëson Tom Doshin pas dorëheqjes së këtij të fundit. Rraboshta do të jetë pjesë e Kuvendit deri në shtator, muaj që do të nisë me deputetët e rinj të zgjedhur pas 25 prillit. Zëvendësimi i Doshit vlen sipas KQZ për legjistlaturën aktuale.
Pas këtij betimi, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është përplasur me deputetin e Opozitës së re, Kujtim Gjuzi. Gjuzi kërkoi nga kryeparlamentari Ruçi që të merren në konsideratë propozimet e deputetëve. Ai tha se nëse kryeministri Edi Rama nuk paraqitet deri më 4 qershor në Kuvend, duhet të dorëzojë mandatin, pasi ka 6 muaj që nuk paraqitet. Pas këtyre fjalëve, Ruçi i tha Gjuzit që të mos bëjë si cub.
Gjatë seancës plenare, ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi lidhur me rastet e fundit të rasteve të abuzimeve seksuale me të miturit në vendin tonë. Spiropali tha se ka propozuar ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale që përdhunuesit e të miturve mos përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar që mund ti ulë dënimin deri në 1/3.
Nga ana tjetër, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi gjatë seancës së sotme parlamentare raportin e BSH-së për vitin 2020, e ndikuar kriza e pandemisë. Guvernatori tha se masat e Bankës rezultuan të suksesshme dhe se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe ruajtja e stabilitetit monetar. Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për rimëkëmbje të shpejtë. Ai shtoi se gjatë pandemisë, ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%, inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit të Bankës.
(f.m;f.g;kl.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të heqë maskat në ambientet publike. Kryetarja e këtij Komiteti, në mbledhjen e zhvilluar sot, Mira Rak...
TIRANË– Dy deputete janë betuar në Kuvend ditën e sotme gjatë seancës plenare.E para e betuar ishte Grentiana Cakrani, e cila zëvendësoi Bashkim Finon, i c...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar mandatin e deputetit Tom Doshi, kandidates Jetmira Rraboshta, e renditur e treta në qarkun e Shkodrës në...
TIRANË– Sot, në orën 10:00 është mbledhur Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve për të shqyrtuar ankesat e partive opozitare, si Lëvizja Socialiste për Inte...
TIRANË– Vaksinat e para kundër Covid, mbi 900 doza Pfizer, u futën në mënyrë misterioze në Shqipëri në janar të këtij viti. Origjina u mbajt sekret. ...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar informacion Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (K...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços, në News24, ka folur për zgjedhjet ...
Vizita dhe udhëtimi i përbashkët me aeroplanin shtetëror bullgar të të dy delegacioneve vlerësohet si një hap drejt ngrohjes së klimës mes dy vendeve dhe në mom...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që të miratojë marrëveshjen me Arabinë Saudite për njohjen e patentave. VKM-ja është firmosur nga zv.kr...