LIVE UPDATES
Politike

Diskriminimi me vaksinat/ Të përzgjedhurit marrin Pfizer, për popullin dozat kineze

27 Maj 2021, 05:34 Nga DOSJA

TIRANË– Vaksinat e para kundër Covid, mbi 900 doza Pfizer, u futën në mënyrë misterioze në Shqipëri në janar të këtij viti. Origjina u mbajt sekret. Kryeministri Rama i quajti dhuratë nga një vend mik, të cilin ai do të zbulonte më vonë. Debatin që krijoi mungesa e transparencës, Rama e shuajti duke u zhveshur i pari për t’u shpuar në krah.

Vendimi i kryeministrit për të qenë i pari që merrte mbrojtjen nga virusi, nuk u perceptua si privilegj. Ai erdhi natyrshëm, si një zgjedhje që Rama e bëri për të zbehur dyshimet që krijoi gjetja misterioze e vaksinave. Megjithatë, është fakt që Rama ishte i pari që përfitoi dozën e Pfizer në vend, megjithëse njerëz më të moshuar se ai patën nevojë me imediate. Në vend, pati një konsensus të gjerë që mjekët, që trajtonin të sëmurët me Covid të ishin përfituesit e parë. Disa prej tyre kishin humbur jetën. Të tjerë ishin infektuar. Pajisjet mbrojtëse ishin të pakta.

Gjithsesi vaksinimi pati një devijim që në nisje të tij. Disa të moshuar, të konsideruar “personalitete” nga qeveria u përzgjodhën, që ta merrnin vaksinën bashkë me mjekët. Emra si ish presidenti Alfred Moisiu, aktorët Margarita Xhepa, Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Pirro Milkani apo Tinka Kurti u përzgjodhën nga qeveria për privilegjin e mbrojtjes nga Covid që në dozat e para. Përzgjedhja diskriminonte qindra mijëra të moshuar të tjerë, që ishin po aq të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës. Por kryeministri Rama vendosi që të tjerët duhet të prisnin, pavarësisht se ishin në moshë më të madhe se “të përzgjedhurit” apo më të rrezikuar, për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

“Përzgjedhja” ishte kriminale në koncept, sepse vendoste kush meritonte të mbrohej nga vdekja dhe kush jo në një kohë kur virusi bënte kërdinë. Vende në spitale kishte pak. Kryeministri Rama e shpjegoi në këtë formë përzgjedhjen që u bë. “Janë 20 e pak persona që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe shoqërisë. Nuk duhet të presim që të ndahen nga jeta për tu mbajtur fjalimet, për tu treguar kujtimet dhe për tu dhënë dhe dekoratat madje sikurse është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës por të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot” tha Rama.

Disa muaj më vonë, disa prej këtyre personaliteteve u shfaqën në spotet elektorale të Partisë Socialistë përgjatë fushatë së 25 Prillit.
Por Lapsi.al ka zbuluar se “përzgjedhja” e atyre që do të vaksinohen vazhdon ende sot. Në heshtje, qeveria ka bërë një ndarje në procesin e vaksinimit. Një shtresë sërish “e përzgjedhur” merr vaksinën më të mirë të prodhuar nga kompania Biontech/Pfizer. Një shtresë tjetër, që është shumica e popullit merr vaksinën me më pak efektivitet, atë kineze, ose atë mbi të cilën ka dyshime për efekte anësore të konsiderueshme, Astra Zeneka.

Kushdo që është vaksinuar këto muaj në çadrat e ngritura në qendër të qyteteve ka pasur mundësi të zgjedhë mes vaksinave kineze dhe më vonë mes Astra Zeneca, ndërsa një pjesë më e vogël, me vaksinat ruse, Sputnik V.

Po kush është vaksinuar me dozat e Pfizer?

Lapsi.al ka mësuar se Pfizer është përdorur sërish për një shtresë njerëzish, që qeveria i konsideron më të privilegjuar. Janë ata që për hir të pozicionit që kanë në shoqëri, iu është dhënë mundësia të përfitojnë nga kontaktet me drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë.
Lapsi.al mësoi se deputetët dhe administrate e kuvendit është vaksinuar me Pfizer, ndërkohë që këto doza nuk janë të disponueshme për qytetarët e moshuar, të cilët marrin vaksinat kineze apo të tjerë me Astra Zeneca. Pak kohë më parë, infermierët e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë zbarkuan në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit dhe kanë vaksinuar deputetët dhe administratën e parlamentit. Njësoj është vepruar edhe me ministrat e qeverisë, apo me zv.ministrat, drejtorë të niveleve të larta, biznesmenë etj.
Janë njerëz afër qeverisë, apo ata që kanë mundur të gjejnë një kontakt me pushtetarët që kanë marrë një dozë Pfizer, të cilat nuk janë në dispozicion për të moshuarit e thjeshtë.

Abuzimi është i dyfishtë. Shpura e qeveritarëve dhe qindra drejtorë të lartë të administratëes apo mijëra njerëz afër mazhorancës, jo vetëm janë përzgjedhur duke u vaksinuar me Pfizer, por për këta është shpërfillur radha e moshës. Në këtë peridhë në sheshin Skënderbej vaksinohen vetëm të moshuarit mbi 60 vjeç dhe personat që punojnë në shërbime të caktuara, si për shëmbull, policë, gazetarë, në shërbimin e transporteve, hoteleri-turizëm etj.

Javët e fundit, diskriminimi me vaksinat është kthyer në një fenomen aq banal, sa mjafton një kontakt me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun apo me ndonjë nga vartëset e saj dhe kushdo mund të përfitojë një dozë Pfizer. Përndryshe, zgjedhjet janë vetëm me dozat kineze apo Astra Zeneka.

Interesante ishte shfaqja e Erion Veliajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të muajit Maj. Veliaj u shfaq në një foto me ish ambasadorin Arvizu shoqëruar me mesazhin, ku shkruante se kjo ishte dita e parë kur mund të dilje pa maskë në publik. Në fakt, dita e parë pa maskë në publik mund të dilte vetëm një person që kishte marrë të dyja dozat e vaksinës dhe Veliaj është kategorikisht i përjashtuar nga shtresat që përfitojnë nga vaksinat. Në fakt, drejtuesit e Bashkisë e kanë marrë tashmë dozën e Pfizer, njësoj si pushtetarët e tjerë të lartë.

Pse Pfizer?

Dozat e Pfizer janë aktualisht ato që garantojnë mbrojtjen më të madhe nga Covid-19. Produkti i Pfizer/Biontech arrin të nxisë një reagim më të fortë të organizmit kundër Covid-19 dhe efektet anësore janë të papërfillshme.
Një tjetër arsye përse Pfizer është më i preferuar se vaksina kineze është se ka marrë aprovimin nga EMA dhe i jep mundësinë të vaksinuarit të lëvizë lirisht në Bashkimin Europian.

Njësoj e aprovuar është edhe Astra Zeneka, por efektet anësore të kësaj vaksine, kanë qenë objekt i dyshimeve të mjekëve në shumë vende të Europës. Ndërkohë, efektet e vaksinës kineze janë në limitet e standartit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Për këto arsye, dozat e Pfizer po përdoren vetëm për një kategori të përzgjedhur në vend dhe çdo i moshuar që paraqitet për t’u vaksinuar ka vetëm një zgjedhje, atë kineze.

Marrë nga Lapsi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet