LIVE UPDATES
Aktualitet

Mori hakun e babait! 17-vjetorin e festoi në burg, DËSHMIA tjetër e Përvathit

22 Shkurt 2022, 11:04 Nga DOSJA
Mori hakun e babait! 17-vjetorin e festoi në burg, DËSHMIA tjetër

Adoleshenti Florian Përvathi, i cili ekzekutoi për gjakmarrje fqinjin e tij Lek Lekgjonaj në Manati të Lezhës, e kishte siguruar armën e krimit në Shkodër. Gati 1 muaj pas ngjarjes së rëndë, 17-vjeçari i cili vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike, ka treguar para hetuesve se ishte pajisur me pistoletë gjatë kohës që studionte në shkollën e pikturës, ku qëndroi për rreth 1 vit.

DËSHMIA

Sipas burimeve, i riu ka treguar me detaje para hetuesve se si ka mundur të sigurojë pistoletën, ndërsa asnjë prej familjarëve apo të afërmve të tij nuk kishte qenë në dijeni se ai ishte i armatosur prej asaj kohe. Që prej momentit kur iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” nga Gjykata e Lezhës, Florian Përvathi është dërguar në institucionin e vuajtjes së dënimit për të mitur në Kavajë, ku i nënshtrohet dhe trajtimit të veçantë nga ana e psikologëve.

Pavarësisht se mundohet të ruajë qetësinë, i riu vijon të jetë i rënduar psikologjikisht që prej krimit të kryer nga ana e tij, ndërsa që prej momenteve të para të ngjarjes, ka bashkëpunuar me organet e Policisë dhe të drejtësisë. Pak ditë më parë ai ka pasur dhe 17-vjetorin e lindjes, përvjetor të cilin e ka festuar në dhomat e paraburgimit ku qëndron në pritje të mbylljes së hetimeve dhe përballjes me drejtësinë.

EKSPERTIZA

Pistoleta me të cilën është kryer krimi dhe gëzhojat e gjetura janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e Policisë Shkencore, për të zbuluar më tepër detaje rreth prejardhjes së armës apo edhe nëse është përdorur në ndonjë ngjarje tjetër kriminale. Referuar raportit të Policisë, i cili tashmë i është përcjellë Prokurorisë, rezulton se 17- vjeçari Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar te zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë, ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e në gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë dhe vrarë një person.

Menjëherë, blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu, të cilin e morën me vete, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Aty gjetën të vdekur 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Pasi Policia konstatoi çfarë kishte ndodhur, prangosën menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndrim tashmë që prej ditës së hënë. Këtë të mërkurë Prokuroria pritet të dërgojë në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetisë dhe sportive”.

4 VITE BURG PËR NJË VRASJE

Për vrasjen e fqinjit të tij me armë zjarri, me 21 nëntor të vitit 2009, Ndue Lekgjonaj bëri vetëm 4 vite burg dhe prej vitesh jetonte në emigrim. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lezhës, dhënë më 26 korrik 2010, Lekgjonaj gjendet fajtor për akuzën e vrasjes me dashje dhe armëmbajtjes pa leje. Në vendim thuhet se Lekgjonaj akuzohet për dy vepra penale, ndërsa prokurori i shkarkuar tanimë nga vetingu, Agim Dalipi, ka kërkuar dënimin me vetëm 12 vite burg.

Pavarësisht dënimit minimal, trupa gjykuese i “fali” edhe rreth dy vite të tjera, duke e dënuar përfundimisht me 10 vite e 6 muaj burg. Në të njëjtën kohë, autori i vrasjes së Gjon Përvathit dhe plagosjes me makinë të djalit të tij, vetëm 14 vjeç në atë kohë, përfitoi edhe gjykim të shkurtuar, duke iu zbritur dënimi me 7 vite. Ndërsa ende nuk dihet se si përfitoi ulje të dënimit edhe të 7 viteve, ajo që dihet tanimë është se autori i vrasjes së babait të katër fëmijëve kreu vetëm 4 vite burg.

Marre nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet florian pervathi florian pervathi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet